Author: tirana

Shqipëria do të luajë sot në orën 17 e 30 në Arenen kombëtare në Tiranë ndeshjen e radhës miqësore kundër Armenisë. Ndonëse në leter një ndeshje pa interes të madh, vëmendja kryesore do të jete e përqendruar në faktin se kjo mund të jetë apo sfida e fundit në krye të pankines kuqezi për Edi Rejen. Trajneri Italian në konferencën e fundit për shtyp tha se teksa ka ardhur në fund të kontrates, tanime është në dorën e Dukes të vendose nëse do të rinovoje apo jo, ndonëse vetë trajneri I njohur do të donte të vazhdonte aventuren me kuqezinjte.…

Read More

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave, 10 të tjerë janë proceduar dhe një është në kërkim. Sipas Policisë këto persona bashkëpunonin për kontrabandimin dhe tregtimin e barnave të ndryshme. Njoftimi i plotë i Policisë: DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Tiranë, operacioni policor i koduar “Veterinary”. Bashkëpunonin për kontrabandimin dhe tregtimin e barnave të ndryshme, vihen në pranga 8 shtetas, procedohen penalisht 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen rreth 100 lloje të ndryshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë të…

Read More

 Këngëtarja me famë botërore do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, për një koncert që, padyshim do të ngrejë peshë fansat e saj të shumtë. Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa bën të ditur se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”. “Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Dua. Pak ditë më parë, Dua e konfirmoi vetë koncertin përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip. “Mezi pres…

Read More

Tre gra që punonin si punonjëse seksi u gjeten të vdekura në dy objekte të ndryshme në Romë. Dy prej viktimave janë kineze ndërsa një tjetër është kolumbiane. Policia dyshon se vrasesi është i njëjti person që ka qëlluar për vdekje me thikë tre prostitura në dy apartamente jo shumë larg njeri-tjetrit në lagjen Prati. Një kamer e fshehte e vendosur në njërën prej dhomave ku është gjetur një nga prostitutat mund të cojë në zbardhjen e ngjarjes. Të paktën një nga tre gratë dyshohet se është qëlluar gjatë një akti seksual . Hetuesit, të koordinuar nga prokuroria e Romës,…

Read More

Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një nga stuhitë më vdekjeprurëse të borës në vitet e fundit në Nju Jork. Reshjet e dendura të borës që goditën disa pjesë të shtetit perëndimor të Nju Jorkut vazhdojnë të premten, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme masive. “Reshjet e borës do të sjellin vështirësi në lëvizje, dëmtim të infrastrukturës dhe do të paralizojnë komunitetet më të prekura. Ajri shumë i ftohtë do të shoqërojë këtë ngjarje, me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA. Duke u lutur për kujdes ekstrem…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Vuçiç u shpreh se me Mitsotakis bisedoi në lidhje me Kosovën, por edhe çështjet rajonale, shkruan Euronews Serbia. “E falënderova edhe një herë Greqinë për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe biseduam edhe për situatën energjetike, si dhe për mbështetjen e ndërsjellë gjatë kohëve sfiduese në vazhdim”, shkroi Vuçiç në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Read More

Një 44-vjeçar në SHBA, ka vrarë tre fëmijët e tij, bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Mediet në vend shkruajnë se familja pesë anëtarëshe u gjet e pajetë në shtëpinë e tyre në Phoenix të SHBA-ve, raporton NewYorkPost. Autori Jasen Michael Hudgens vrau gruan e tij 40-vjeçare Marla Jordan Hudgens, djalin e tyre 3-vjeçar Christopher dhe binjakët e tyre 6-muajsh, Gwen dhe Faye, raportojnë mediet vendase. Sipas People, dadoja e fëmijëve ka qenë ajo që ka gjetur trupat dhe ka lajmëruar policinë. Sipas raportit të Policisë, dyshohet se autori ka vrarë familjen e tij dhe…

Read More

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 33-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, protestues të cilët akuzohen se kanë thyer kabinën në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës gjatë ditës së djeshme. Kujtojmë që prej ditësh banorët e Divjakës janë në protestë kundër vendosjes së traut, madje ditën e djeshme protesta përshkallëzoi duke pasur një përplasje me policinë. Njoftimi nga Policia Divjakë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në…

Read More

Ekstradohet drejt Shqipërisë shqiptari i kërkuar Sajmir Hysenbelliu. Sipas mediave, Hysenbelliu i shpallur në kërkim nga Shqipëria për trafik të qenieve njerëzore është arrestuar në Republikën Domenikane dhe është ekstraduar drejt vendit tonë. “Dega e Ekzekutivit nxori sot dekretet 682-22, 683-22 dhe 684-22, përmes të cilave urdhëroi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Dawin Brito, alias Darwin Brito ose Brito Darwin dhe Johnny Israel Ramos Castillo, Domenikanë; dhe shtetasit shqiptar Sajmir Hysenbelliu, në Republikën e Shqipërisë , për vepra të ndryshme penale”, thuhet në media. Hysenbelliu ishte në kërkim pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje sërish në lidhja me akuzat e opozitës për projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit. Kreu i qeverisë thotë se kompania me të cilën po bashkëpunon është një nga më prestigjiozet të Lindjes së Meshme dhe është një mundësi e paçmuar shton Rama që t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës. EDI RAMA NË TWITTER “Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë…

Read More

Në qytetin e vogël Fuggerei, që ndodhet në Augsburg, qiraja është vetëm 88 cent në vit.Ky vendbanim u ndërtua në vitin 1516 nga Jakob Fugger i Riu. Këtu ai donte të vendoste njerëz nga Augsburgu që ishin në një situatë më të dobët financiare. Deri në vitin 1523 u ndërtuan 52 shtëpi dhe më pas aty u ndërtua një kishë. Portat mbylleshin natën, kështu që mund të thuhet se Fuggerei ishte një qytet i pavarur në atë kohë.Kushtet për të jetuar në Fuggerei janë të njëjta si 500 vjet më parë: përveç një qiraje të vogël, duhet të jetosh në…

Read More

Zgjedhjet e ardhshme vendore kanë vënë në lëvizje partitë politike, ndërsa Partia Demokratike ashtu siç pritej do e nxjerrë kandidatet e vet nga procesi i primareve. Mjeku Ilir Alimehmeti është një nga emrat që ka kandiduar në primaret per Tiranen, ndërsa në publik është aluduar për një miqësi familjare mes tij dhe kreut të PD Sali Berisha. I ftuar në Spotlight përball Alban Dudushit, Alimehmeti u pyet mbi këto aludime, ndërsa i pohoi që janë të vërteta, pasi prindërit e tij kanë qenë studentë të Berishës dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi familjare. “Po prindërit e mi kanë qenë student…

Read More