Author: tirana

Edhe në “lufën” kundër qeverisë, PD-ja vijon që të jetë e përçarë. Grupimi Berisha dhe ai i Alibeajt kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, edhe pse thelbi është i njëjtë. Deputetët e PD-së kundërshtojnë vendimin e Kuvendit që refuzoi heqjen e mandatit parlamentar të ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, deputetes Olta Xhaçka. Të dyja paditë kërkojnë gjithashtu konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit te deputetes socialiste. “Zonja Xhaçka nuk mund të jetë njëkohësisht edhe ministre e Jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund të jetë edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ky është një…

Read More

Edhe këtë të premte, banorë të Divjakës më mbështetjen të deputetëve të PD-së, po protestojnë kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Banorët nisën një marshim-protestë në drejtim të parkut për të kundërshtuar vendosjen e traut. Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, thotë se rruga ku do të vendoset trau është e vetmja që të çon në plazhin e Divjakës.”Është i vetmi park në Shqipëri që është ruajtur nga banorët. Ministrja duhet të heqë një herë e më parë nga ideja e çmendur, po taksohet ajri”. Ministria e Turizmit sqaroi…

Read More

Pas rënies së Murit të Berlinit, sot pas 30 vitesh nga akti që bashkoi Gjermaninë dhe Europën, një “perde e re e hekurt” po zbret në mbarë kontinentin. Vendet europiane kanë filluar të përforcojnë kufijtë e tyre me Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, mes frikës se emigrantët mund të dynden në territoret e tyre. Polonia aty ku dy më parë ranë dy raketa dhe për pak sa nuk u krijua një luftë e re, ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba përgjatë kufirit gati 200 kilometra. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit vazhdojnë dhe lufta bën gati 9 muaj…

Read More

Për raketat e rëna në Poloni sa nuk nisi një luftë e madhe. Në një kohë që vëmendja është e madhe, ekipi kombëtar i futbollit polak, u shoqërua nga 2 avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës së tij për në Katar ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që nis pas dy ditësh. Dy mjetet ajrore luftarake qëndruan përgjatë gjithë kohës në krah të avionit ku udhëtonin Robert Lewandowski dhe shokët e tjerë të skuadrës, për në kompeticionin ku mungojnë prej vitit 1986. Vetë presidenti polak Andrzej Duda deklaroi se incidenti fatkeq mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim i…

Read More

Që pas dorëzimit të postit si kreu i PD-së, Lulzim Basha u largua nga jeta politike. Por nga Panairi i Librit, Basha thotë se nuk është tërhequr nga politika. “Asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht nga politika. Veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarë nuk mund të tërhiqen nga përgjegjësia që kanë para tyre. Mund tju them që kjo kohë më ka shërbyer për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Për të shpenzuar kohë cilësore si ardhja në panairin e librit ku ftoj të gjithë prindërit dhe fëmijët”. Basha shoqërohej në panair nga vajza e tij e cila në…

Read More

Një marshim protestë po mbajnë qytetarët e Divjakës këtë të premte, ata janë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut kombëtar. Deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi, i janë bashkuar protestës. Kjo është dita e pestë që qytetarët protestojnë kundër vendimit, ndërsa një ditë më parë pati përplasje edhe me policinë. Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë.

Read More

Poetja Mimoza Ahmeti u bë lajm në mbarë mediat, pasi u dënua nga Gjykata e Tiranës për ndërtim pa leje. Vajza e saj, Eir Plasari thotë se ndodhi për çështje burokratike, por falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen, duke e quajtur një xhentëllmen. “Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari. Poetja Mimoza Ahmeti, u dënua për ndërtim pa leje nga gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën…

Read More

I punësuar që në moshën 14-vjeçare në zanate të ndryshme, për Lear Kurtin u fol shumë në media mbrëmjen e 19 tetorit, atëherë kur humbi jetën. Referuar qëndrimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me datën 19 tetor në orën 23:07 minuta patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit. “Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është…

Read More

Familja mbretërore e Katarit është duke ushtruar presion ndaj FIFA-s që të ndalojë totalisht shitjen e pijeve alkoolike në të gjithë stadiumet ku do të luhet ndeshjet e Kupës së Botës, vetëm dy ditë përpara nisjes së turneut të shumëpritur. Vendi mikpritës, ku shitja e alkoolit për të huajt është caktuar në vende të posaçme, si hotele dhe restorante të licencuar, po ushtron presion të madh ndaj FIFA që të ndalojë shitjen e birrës në 8 stadiumet e Kupës së Botës. Nëse kjo kthesë e madhe ndodh, kjo nënkupton që Budweiser, një prej sponsorëve më të mëdhenj të turneut, nuk…

Read More

Dashi Dashi i ruan sekretet në varësi të situatave. Për sa kohë që jeni miq, nga Dashi nuk dalin të fshehtat, por në momentin që preket interesi I tij/e saj dhe ju i prishni marrëdhëniet bashkë, atëherë bëhuni gati se sekretet tuaja do të dalin hapur para gjithë shoqërisë dhe të njohurve të përbashkët. Demi Demat kanë në përgjithësi karakter të mbyllur, nuk merren me thashetheme dhe nuk i tradhtojnë miqtë e tyre dhe dinë të ruajnë sekretet. Prandaj demave mund ti besoni edhe të fshehtat më të mëdha, nga ta nuk del asgjë tek të tjerët. Binjakët Binjakët nuk…

Read More

Një 25-vjeçar shqiptar nga Colchester, i cili ishte i përfshirë në një fermë kanabisi në Ipswich është dënuar me 34 muaj burg. Klizman Marku u ndalua nga policia teksa po ngiste një makinë të pasiguruar në A12 në Capel St Mary në qershor të këtij viti dhe u shfaq nervoz, dëgjoi Gjykata e Ipswich Crown. Ai ishte në telefonin e tij kur u ndalua nga policia dhe kishte bërtitur diçka në shqip. Ai u ndalua dhe kur oficerët panë në telefonin e tij zbuluan një video të dikujt që mbante një sasi të madhe kanabisi. Një etiketë vendndodhjeje në video…

Read More

Pasi fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët pohojnë se prioriteti i tyre do të jetë hetimi i familjes së presidentit Joe Biden. Ligjvënësit thanë se hetimi do të fokusohet te marrëveshjet e biznesit përtej detit, të djalit të presidentit, Hunter Biden. 52-vjeçari është tashmë nën hetim federal, por deri më tani nuk është përballur me ndonjë akuzë. Djali i kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk ka asnjë funksion në administratë, por republikanët këmbëngulin se hetimet do të përcaktojnë shkallën e përfshirjes së presidentit në marrëveshjet e biznesit të të birit, përfshirë kur ishte zëvendëspresident.

Read More