Author: tirana

Kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani është prej ditësh në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Shkak për këtë u bë ndarja e tij me moderatoren e njohur Fatma Methasani. Pasi u zbulua se shkak për këtë ndarje u bë tradhtia nga ana e tij, Alfio konfirmoi vetë ndarjen në një postim në rrjetet sociale ku tregoi se prej një viti nuk janë më bashkë. Ndërkohë, së fundmi Alfio ka nisur pushimet në Dubai dhe pas ngjarjevbe të fundit hsumë janë kurioz se kush e shoqëron kuzhinierin. Vetë Alfio ka ndarë në InstaStory bjonden të cilën e shoqëron, që e quan…

Read More

Pas një seance maratonë në Kuvend, deputetët socialistë votuan raportin e mazhorancës që kundërshtonte heqjen e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Por sot nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit, si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës. Kërkesa është depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga grupi parlamentar i PD dhe është firmosur nga 14 deputetë të grupit parlamentar

Read More

Pas përleshjes fizike që ndodhi mes banorëve të Divjakës dhe forcave të Policisë së Shtetit për traun e vendosur që do jetë me pagesë, Ministria e Turizmit tha se nga tarifa përjashtohen banorët e zonës. Por kjo nuk i ka bindur banorët, pasi edhe këtë të premte ata do të dalin sërish në një protestë. Sipas vendimit vizitorët që hyjnë në parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet. Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se trau…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se amendamentet PL-së për projektbuxhetin 2023, kanë si qëllim evitimin e rëndimit të menjëhershëm të barrës fiskale. Partia e Lirisë ka propozuar shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në kalimin e krizës. “Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”, shkruan Meta.

Read More

Bekim Agolli dhe Rubin Murrja, janë vënë nën hetim penal pasi dyshohet se kanë plagosur me dashje ish-shefin e Komisariatit në Dibër Robert Agën. Goditja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Robert Aga, pasi kur ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Bekim Agollin e Rubin Murrjan. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A, 30-vjeç; R.M, 40-vjeç, banues në Dibër. Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12:00, në qytetin e Peshkopisë , për motive…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 268 dhe për përfundimin e konflikteve, Papa Françesku thotë se ka shpresë, dhe se paqja është e mundur. “Ne të gjithë duhet të angazhohemi për të çmilitarizuar zemrat, duke filluar nga zemrat tona, dhe më pas të qetësojmë, çarmatosim dhunën. Të gjithë duhet të jemi paqësor. Ne duam paqen, jo thjesht një armëpushim që ndoshta shërben vetëm për të riarmatosur, por duam paqe të vërtetë, që është fryt i dialogut. Nuk arrihet me armë, sepse nuk e mposhtin urrejtjen dhe etjen për dominim, që kështu do të rishfaqet, ndoshta në mënyra të…

Read More

Pas blerjes nga Elon Musk, platforma Twitter nuk ka qetësi. Ka njoftuar punëtorët se ka mbyllur përkohësisht zyrat e kompanisë. Punëtorëve u është thënë se zyrat do të hapen sërish më 21 nëntor. Arsyeja e një vendimi të tillë nuk është bërë e ditur. Ky njoftim vjen pas raportimeve se një numër i madh i punëtorëve kanë dhënë dorëheqje, pasi pronari i ri, Elon Musk, u ka kërkuar të nënshkruajnë se janë të gatshëm të punojnë “me orar të gjatë dhe intensitet të madh”, ose që të largohen nga kompania. Më herët gjatë këtij muaji, Twitter ka bërë të ditur…

Read More

Edhe pse nuk preku finalen e “Eurovision Song Contest”, Ronela Hajati po prek famën ndërkombëtare si kurrë më parë një artist shqiptar që ka qenë pjesë e festivalit europian. Ajo ka treguar se ndodhet në Spanjë dhe se së fundmi ka marrë pjesë në një event ku dhe ka qenë i pranishëm edhe aktori i njohur, William Levy. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela. Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga…

Read More

Ata ikën me gomone për një jetë më të mirë, por u kapën dhe u dëbuan nga shteti britanik. Kjo është kronika e nëntë shqiptarëvë që u larguan mbrëmjen e së enjtes nga qendra e pritjes së “Home Office”, pasi kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone. Shqiptarët e deportuar janë pjesë e një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me fluturim çarter. “Ne kemi kthyer 26 kriminelë të tjerë të huaj dhe emigrantë të paligjshëm me një fluturim çarter për në Shqipëri. Disa prej tyre në bord kishin dënime me më shumë se 24 vjet burg.…

Read More

Një ngjarje misterioze është shënuar në Itali. Tre gra janë gjetur të ekzekutuara në 24 orët e fundit në Romë, duke ngritur në këmbë autoritetet policore. Dy prej viktimave me origjinë kineze u gjetën në një ndërtesë në lagjen Prati, një prej të cilave në katin e parë, ndërsa e dyta brenda një apartamenti. Viktima e tretë një 65-vjeçare me origjinë nga Amerika e Jugut u gjet po ashtu në lagjen Prati, në një apartament në rrugën “Durrësi” Viktimat, të treja prostituta, u goditën me thikë për vdekje. Hetuesit po punojnë për të zbardhur nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve.

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur me foto nga puna në kantierin e Piramidës së Tiranës. Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, kryeministri thekson se ky projekt do ta bëjë Piramidën e Tiranës, në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Piramidës së Tiranës, e cila po merr formën e konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez, Winny Maas, për t’u bërë së shpejti qendra më e madhe digjitale e Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Në dashuri mjafton të mos humbisni më kohë. Këshilla ime? Duhet të ecni përpara dhe të afroheni me njerëzit që do të donin të ishin me ju. Në punë, mundësitë janë aty, por kini kujdes nga pasiguritë. Demi Në dashuri ka disa vështirësi, por nëse një lidhje ka përfunduar duhet të ecni përpara dhe të shikoni nga e ardhmja pa mbajtur kokën pas. Në punë, kini kujdes nga diskutimet dhe debatet. Binjakët Në dashuri duhet të arratiseni pak, jeni të lodhur nga rutina e zakonshme ndaj vihuni në kërkim të diçkaje ndryshe që do të thyente monotoninë që ju…

Read More