Author: tirana

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Pelosi ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada. 82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë distriktin e saj në Kaliforni në dhomën e ulët të Kongresit. Vendimi i saj vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme. Republikani Kevin McCarthy ka fituar nominimin e…

Read More

Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram-in e saj. Arbana ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj. Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti. Moderatorja Arbana Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-showt “Big Brother Vip.”

Read More

Nano vjen këtë vit me botimin “Gegë e toskë”. Një temë të cilën e rimerr nga sprova eseistike “Unë jam geg” dhe e përditëson me një qasje historike në bazë të leximeve e studimeve të mëtejshme të tij që siç rrëfen përfshijnë mbi 300 referenca vendase e të huaja. “Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët të parave; gegët dinë të bëjnë luftë; toskët propagandë; gegët janë trima, toskët mëndjehapur”, shkruan ndër të tjera Nano në Librin e tij. “Janë dy pjesë përbërëse të një kombi, që është kombi shqiptar ,dhe fakti që janë dy pjesë përbërëse të sjell ndërmend…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vlerësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë duke shtuar se rëndësi ka bashkëpunimi. Më tej theksoi se tregtia dypalëshe mes dy vendeve po rritet. “Duam të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet. Tregtia jonë dypalëshe po rritet. Ju i dini edhe për projektet si Skafica, hidrocentralin aty… Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën e pamë edhe ndikimin që po sjellin në ekonomi dhe sektorin e energjisë. Ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës si anëtar i NATO-s që Europa të çlirohet nga Rusia. Reformat po funksionojnë…Po tregohet se Shqipëria është…

Read More

Deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe ai demokrat Agron Shehaj u përfshinë në një debat të fortë këtë të enjte në Kuvend. Gjatë fjalës në seancë parlamentare, Gjiknuri ironizoi Shehajn, duke e pyetur që t’i tregonte sekretin sesi “një budalla mund të bëhet i pasur”. Kjo gjuhë ka revoltuar Shehajn, i cili iu kundërpërgjigj me tone të ashpra nga vendi Gjiknurit. Gjiknuri: Në fakt më vjen keq, sepse unë nuk erdha këtu për të bërë debat, por sa herë del ky që unë e kam quajtur “idiot i dobishëm”, ia kam thënë mos e shfrytëzo këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës.…

Read More

Mbi një miliard adoleshentë dhe të rinj janë potencialisht të rrezikuar nga humbja e dëgjimit për shkak të përdorimit të kufjeve, si dhe pjesëmarrjes në ambiente me muzikë me zë të lartë, sipas një studimi të botuar në revistën BMJ Global Health. Ekipi ndërkombëtar, duke përfshirë studiues nga Universiteti Mjekësor i Karolinës së Jugut, SHBA, vuri në dukje se qeveritë në mbarë botën duhet t’i japin përparësi urgjentisht politikave të “dëgjimit të sigurt” për të mbrojtur shëndetin e veshit. “Ekziston një nevojë urgjente që qeveritë, industria dhe shoqëria civile t’i japin përparësi parandalimit global të humbjes së dëgjimit duke promovuar praktika…

Read More

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se Greqia ka dhunuar të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental, pasi rimorkiatori ‘Vernicos Sifnos’ i kontraktuar nga qeveria helene ka kryer studime për hidrokarbure 0.5 milje në veri të vijë hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai shtoi se hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar mes vendeve, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë, ndërsa…

Read More

Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit. Qëllimi i këtij hapi të ministrisë është orientimi i nxënësve që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional, bazuar në përgatitjen e tyre, preferencat dhe kërkesat e tregut të punës. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi në një postim në rrjete sociale.Znj. Kushi shton se ky shërbim do të mbështetet edhe në edukimin…

Read More

E kuqja dhe ari janë ngjyrat tradicionale të përdorura për të dekoruar teatrot italiane. Me kalimin e kohës, ato u kopjuan nga shtete të tjera dhe kur u shfaqën kinematë kjo praktikë mbeti. Ekziston edhe një arsye tjetër. E kuqja është ngjyra që syri i njeriut “e humb” kur errësohet, është ngjyra e parë që bëhet e padukshme në mungesë të dritës. Kështu edhe filmi shijohet më mirë. Kur ka pak dritë në kinema, bluja do të duket më e ndritshme se e kuqja, dhe kur ka dritë të mjaftueshme, situata është e kundërt.

Read More

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi beson se ai është personi që mund të bindë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe synon ta bëjë këtë para Krishtlindjeve, sipas Spectator. Manjati mediatik 86-vjeçar dëshiron një marrëveshje paqeje, të ndërmjetësuar nga ai vetë, dhe avioni i tij privat tashmë është në gatishmëri, raporton news.sky. Vittorio Sgarbi, i besuari i Berlusconit dhe tani nënsekretari për kulturën në qeverinë e re të Giorgia Melonit, ka thënë se Berlusconi po mendon veten e tij si ndërmjetësuesin e vetëm të mundshëm. Ai i tha botimit:…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në seancën plenare se personat Non Grata nuk lejohen të blejnë prona në portin e ri të Durrësit. Sipas Ballës qeveria shqiptare ka qenë shumë e kujdesshme që një ndër kushtet që i vendoset investitorit është që asnjë qindarkë nga burime personash të shpallur non grata nga SHBA apo persona nën sanksione të mos arrijë të penetrojë në investim. “Të gjitha gënjeshtrat që tha Saliu për emra personash që lidhen me fondin e Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë investim asnjë prej personave me mbiemrat e çuditshëm nuk është…

Read More