Author: tirana

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, për të cilën u shpreh se e ka kthyer Shqipërinë në një “lavatriçe të pastrimit të parave të pista” dhe se nuk ka asnjë të dënuar nga ata që po mbajnë peng vendin. “Shqetësimi i Edi Ramës është që të fryhet si kacek me paratë e qytetarëve. Prandaj rriten çmimet, prandaj rritet energjia, për t’ua bërë qytetarëve jetën të pajetueshme. Duke vendosur njerëz që nuk dinë abetaren në drejtimin e shtetit e kanë bërë të pamundur për ata që shkollohen dhe që kërkojnë të jetojnë në Shqipëri. Miliona euro që…

Read More

Regjisori Altin Basha është larguar nga posti i Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli. Kjo lëvizje e Bashës është bërë pasi ai do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin. Lirimin e tij nga detyra e ka firmosur zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, në në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit. “Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim. Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do…

Read More

Jorida Tabaku apeloi gjatë fjalës së sotme në Kuvend që deputetët në sallë, dhe forcat kryesore politike të bëhen bashkë edhe “kur nuk u shkon për shtat” për ti bërë mirë Shqipërisë. Nga foltorja e kuvendit, Jorida Tabaku tha se të dy palët, (duke e pasur fjalën për maxhorancën dhe opozitën) nuk po bëjnë atë që duhet për të motivuar shqiptarët për të pasur guxim të qëndrojnë në vendin e tyre. “Sesi mund të bëhemi bashkë për të mbajtur njerëzit duke ndërtuar dicka më të mirë për ta dhe kur nuk na shkon për shtat. Dhe kjo është dicka e…

Read More

Në pjesën e parë të ditës do të kemi nesër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim do kemi reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas SHMU më tej marrin karakter lokal. Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 8 deri 15°C në zona e…

Read More

Nga Joe Pierre Muajin e kaluar, një person i panjohur hyri në shtëpinë e kryetares së Kongresit së SHBA-së, Nensi Pelozi, me synimin për ta marrë peng dhe për t’i “thyer gjunjët”. Kur zbuloi se ajo nuk ndodhej në shtëpi, ai u përball i zemëruar me bashkëshortin e saj Pol Pelozin. Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi e goditi Pelozin në kokë me një çekiç, duke e rrëzuar atë në tokë pa ndjenja. Pol u dërgua me urgjencë në spital me një frakturë në kafkë. Në vend se ta denonconin sulmin apo të solidarizoheshin me viktimën e këtij sulmi, disa…

Read More

Të enjten janë raportuar sulme ajrore në të gjithë Ukrainën, disa ditë pas një prej bombardimeve më intensive nga Rusia që nga nisja e konfliktit. Zyrtarët ukrainas thane se një fabrikë prodhimi gazi në lindje dhe një fabrikë raketash në Dnipro ishin ndër objektivat e fundit të bombardimeve ruse. Reshjet e para të dëborës janë regjistruar në disa pjesë të Ukrainës, por shumë njerëz nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre pasi Rusia vazhdon të godasë rrjetin e tyre energjetik. Moska ka kërkuar të justifikojë sulmet e saj të fundit duke akuzuar Kievin për “mosgatishmëri” për të negociuar. Një nga…

Read More

“Epitafi i Perikliut” është libri që sjell politikanin Vangjel Dule në profesionin e përkthyesit. Fjalët e fundit të qytetarit të parë të Athinës, fjalimi më emblematik kushtuar demokracisë tashmë mund të lexohet edhe në shqip. Parimet thelbësore të demokracisë, guida se si të gjithë qytetarët mund të jenë pjesë organike e politikëbërjes, fjalimi i fundit publik i Perikliut, qytetarit të parë të Athinës, vjen tashmë i përkthyer në gjuhën shqipe nga Vangjel Dule. Dule vjen i zhveshur nga petku i politikanit, për ti sjellë lexuesit shqiptar në gjuhën e tij një libër që fare mirë mund të konsiderohet një himn…

Read More

Futbolli austriak ndodhet në zi. Ish-sulmuesi Gerhard Rodaks zgjodhi t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike. 57-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Mediat e huaja shkruajnë se ish-futbollisti kreu vetëvrasje, duke i dalë përpara trenit. Rodaks, i cili la pas bashkëshorten dhe dy vajza, ka luajtur me kombëtaren austriake dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Admira Vaker Modling, Atletikos së Madridit, ku fitoi Kupën e Mbretit. Ai ishte golashënuesi më i mirë në Austri në vitin 1990.

Read More

Dy adoleshentë janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës. Në vijim të operacionit policor të koduar “Electronics”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan fazën e dytë, si rezultat i së cilës u ndaluan shtetasit A. B., 17 vjeç dhe K. B., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 15 vjeç, për të njëjtën vepër penale.…

Read More

Salsano Rapi dhe Lori kanë qenë së fundmi të ftuar në “Wake Up” ku kanë rrëfyer për eksperiencën e tyre në “DWTS”. Aktori dhe prezantuesi i njohur ka thënë se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje. Jo vetëm kaq por ai zbuloi edhe konkurrentin më të fortë sipas tij, i cili tha se është Ardit Çuni. Mirëpo, gjatë fjalës së tij, Salsano tha se ka probleme me përqëndrimin dhe shpeshherë i harron hapat. “Tani jemi live dhe Lori patjetër që do thotë fjalë të mira për mua. Kam përshtypjen që…

Read More

Vdekja e tij shkaktoi dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat e tij. Dr Flori la pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe këngët e tij të kthyera në hite, të cilat vazhdojnë të dëgjohen ende dhe sot. Këngëtari është kujtuar çdo vit nga miku i tij Landi Hysi. Artisti e ka kujtuar Florin me një nga këngët e grupit të tyre “West Side Family” dhe citoi vargjet e Florit. Krahas shkrimit Landi publikoi dhe foto të Florit. Postimi plotë: “8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet. Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun. Jeta…

Read More

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos shkojnë ilegalisht në Britani, duke iu thënë se ka shumë alternativa tjera ligjore si në Angli ashtu edhe në Shqipëri. Nëpërmjet një video mesazhi në Twitter, ambasadori britanik thotë se dy qeveritë po punojnë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin. My message at the opening of the exhibition to mark #100Years of #UK & #Albania relations.As we celebrate our strong…

Read More