Këtë të enjte, banorët e Divjakës po protestojnë kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar të Divjakës, duke shkulur edhe kabinën që ndodhej në rrugë, ndërsa nuk munguan as përplasjet me policinë. Gazetari i kronikës, Artan Hoxha shkruan se “mos u çudisni, se dhe ’97 nga Lushnja filloi…”.
Author: tirana
Sjellja në Komisionin e Ligjeve, e “dënoi” deputetin e PD-së, Gazment Bardhi me 5 ditë përjashtim nga punet e Kuvendit të Shqipërisë. Situata ndodhi pasi kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, hodhi në votim projektligjin për Portin e Durrësit, por u kundërshtua në mënyrë të ashpër nga deputetët opozitarë. Disa ditë më parë, po kjo sekretari pezulloi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, pas përplasjes që ata patën me kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së kaluar të Parlamentit. “Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe…
I pranishëm në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte nga Beogradi, se është e nevojshme të rajonizohen tregjet sa i takon energjisë. “Është një mundësi e shkëlqyer dhe një mbledhje vërtetë e nevojshme në këtë lufte, kur bombat dhe plagët godasin diku në Ukrainë, por kriza energjetike dhe inflacioni i luftës kanë goditur kudo, kur kemi nisur Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm një bashkëpunim më të gjerë. Na duhet të rajonizojmë tregjet tona. Sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej tregjeve tanë, në…
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se trau i vendosur nga Ministria e Turizmit në Parkun e Divjakës është ndërtim pa leje që rrezikon jetën e qytetarëve. Për të është i rrezikshëm pasi dëmtohet siguria rrugore. “Ai park është mbrojtur atje nga njerëzit dhe është mbrojtur për shkak të lirisë që njerëzit kishin për të shkuar atje. Po këta të PNUD a kanë ndonjë përgjegjësi, meqë e financojnë këtë, për respektimin e të drejtave të njeriut për të lëvizur të lirë. Shikoni Kodin Rrugor. Ajo kioskë aty është e paligjshme. Është ndërtim pa leje”, tha Braçe. Nga ana…
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend, tha se raportin e Komisionit të Europës për integrimin e vendit në Bashkimin e Europian, rekomandimet i cilëson si plan pune për qeverinë. “Identifikimi i sfidave është në natyrën e këtij dokumenti. Vendet që kanë avancuar para nesh, mangësitë e identifikuara tek ata janë edhe më të mëdha se tonat. Mangësitë e identifikuara duhen lexuar në kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të progresit. Krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, por nuk e shoh si një fletë lavdërimi”. Ajo tha se…
Në një kohë që në Kuvendin e Shqipërisë pati edhe tensione, kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd, ku po merr pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”. Rama ndau në rrjetet sociale foto nga mbërritja në aeroport, ndërsa informoi se temë e kësaj konference do të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit për sigurinë energjetike. Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi…
Nga oborri i Parlamentit, Sali Berisha deklaroi se populli opozitar do të vijë në momentin e caktuar në Kuvend, për t’i dhënë mesazh mazhorancës socialiste. Berisha paralajmëroi protestë në ditën kur do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë. “Në momentin e caktuar këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë nja dy gjëra këtyre. Ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të dhënë mesazh. Protesta nuk është vendosur akoma, do të vendoset brenda dy ditëve. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Unë nuk caktova datë, por populli opozitar do…
“The Week”, një media britanike, i ka kushtuar një artikull emgrimit të shqiptarëve, përmes kanalit të La Manshit, ndërsa ka analizuar edhe shkaqet e ikjes masive. Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është në rritje, thuhet në shkrim ndërsa theksohet se kushtet e ekonomike janë faktor shtytës. “Kushtet e punës janë të këqija; standardet e jetesës janë të ulëta. Kushtet ekonomike janë një faktor shtytës, tha Melanie McDonagh në The Spectator, por ka më shumë se paratë. Shumë shqiptarë mendojnë se po jetojnë në një “shtet të dështuar: mungesa e shtetit të së drejtës, ndjenja se vendi po drejtohet nga…
Në Kuvend episodet janë të shumta. Deputetja e PD-së, Flutura Açka e cila ka kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit ka ironizuar këtë marrëveshje edhe nga salla e Kuvendit. Nga vendi i saj në ulësen e Parlamentit, Açka ka nxjerrë një fletë të bardhë A4, ku shkruan me shkrim dore “Durrës Porta Potty”.
Nga salla e Kuvendit, ku pati edhe tension, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi Sali Berishën se po punon, bashkë me Ilir Metën, për të penguar integrimin europian të Shqipërisë. “Është në turpin e Kuvendit që një “non grata”, së fundmi me një bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, të pengojë punën e Kuvendit. Prandaj çdo shtet e mbajnë rregullat dhe ligjet. Rregullorja e Kuvendit është e qartë për këdo që kërkon të marrë me dhunë foltoren. Dështimi i mitingut, planifikimi i mitingut të radhës në ditën e samitit të BE-Ballkani Perëndimor, janë ato që shkaktojnë dhimbje që…
Këtë të enjte, banorët e Divjakës kanë dalë përsëri në protestë kundër traut me pagesë, që u vendos që prej ditës së mërkurë, të paktën vetëm struktura, ende nuk ka nisur procedura e pagesës. Forca të shumta policie në vend. Mes banorëve dhe policëve pati një përplasje fizike. Kurse deputeti i PS-së, Erion Braçe e quan turp të madh. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Protestuesit kanë shtyrë kabinën e vendosur në hyrje të parkut ku çdo person që dëshiron të futet brenda tij duhet…
Gjatë kohës së seanca plenare në Kuvend ka qenë e ndërprerë dhe Sali Berisha fliste live në Facebook, pati një debat mes tij dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. “Ja iku dhe Xhaçka, investitorja jonë strategjike. Kjo është ministrja investitore strategjike”, tha Berisha duke iu drejtuar më pas Ulsi Manjës. “Ulësi, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd, prandaj bëhesh badigardi Ramës ti. Prandaj të sjell ty si binjak të Spiropalit”, tha Berisha duke kërkuar fjalën. Ndërkohë që ministri i kujtoi disa herë humbjen e Berishës në Dibër.