Sulmohet platforma e medias që kontribuon për komunikimin në ballkan. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, drejtuesit e projektit të mbështetur nga Fondi Evropjan për Ballkanin dhe Lëvizjes Evropjanë në Serbi, bëjnë me dije se faqja zyrtare e këtij projekti, “Vicinity Chronicles” ka qenë nën sulme të vazhdueshme hakerësh. “Ne supozuam se sulmi në faqen tonë “Vinicity Chronicles” nuk ishte i qëllimshëm – megjithatë, me gjithë masat e marra dhe mirëmbajtjen e rregullt të faqes, këto sulme përsëriten vazhdimisht, kështu që gjithçka flet në favor të dyshimit të bazuar se portali ynë është cak i dikujt”, shkruhet në deklaratën e drejtuesëve të…
Author: tirana
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot nga jashtë sallës së Kuvendit, se brenda dy ditësh do të vendoset dhe data e protestës së radhës, pas asaj të 12 nëntorit, duke e treguar qartë skenarin që do të ndjekë opozita kundër qeverisë së Ramës. “Parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale. Këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë disa fjalë këtyre hajdutëve. Këtu është bërë një situatë e padurueshme. Sot u detyruam për mbrojtjen e tyre, të komunikojmë në FB, por kjo do jetë një gjë e zakonshme…
I ashpër është qëndrimi që po mban kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në seancën plenare në Kuvend, edhe ndaj grupit të Sali Berishës. “Edukata familjare nuk ma lejon që t’ua përmend emrin dhe të flas më të njëjtën gjuhë. Kush e do opozitën le të bëjë diçka, të shkëputet. Ngrihet ai që para një jave që lëshoi rrufe fyerjesh. E njëjta gjuhë, të njëjtat fyerje, dhe ne akuzohemi për shitje? Për pazare? Jo. Shqiptarët do të duhet që ta kuptojnë se ka ardhur koha për t’i japim fund, me çfarëdo lloj kostoje. E kemi për detyrë ta bëjmë…
Si kurrë më parë, nga foltorja e Kuvendit, ku seanca u pezullua për disa minuta, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët e grupit të tij, zgjidhjen e gjetën në Facebook, ku folën LIVE. Folën deputetët Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho. Belind Këlliçi: Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës mundësinë për u mbrojtur. E gjitha kjo bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Edi Ramën sot e kanë zili të gjithë të burgosurit më famozë për gjuhën e përdorur. Dhe me Edi Ramën nuk ndodh asgjë ndërkohë që 2 deputetët janë përjashtuar për 10 ditë…
Sali Berisha si kurrë më parë, fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, po e mban live në Facebook, pasi kryetarja e seancës, Ermonela Felaj pezulloi për disa minuta seancën plenare, pasi kreu i PD-së e mori fjalën jashtë rregullores. Pasi bllokoi Foltoren e Kuvendit, Berisha nxorri telefonin dhe u fut LIVE nga rrjetet e tij sociale, duke mbajtur një fjalim, e jo i vetëm, por ftoi edhe demokratët e tjerë. Meqë kishte fjalën dhe kohën e diskutimit sa të donte, kryedemokrati bëri akuza për disa nga ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u…
Rrugët e bashkëpunimit për krizën energjetike, këtë të enjte e gjejnë kryeministrin e vendit, Edi Rama në Beograd të Serbisë. Por nga atje, Rama ka një mesazh për qytetarët e Beratit. Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se me ta foli për problemet, sfidat dhe vendit tonë në këtë epokë të re kërcënimesh për botën ku jetojmë, po edhe për hallet e kërkesat konkrete të së përditshmes në Beratin e Rilindur. “Falenderime nga zemra për gjithë ata njerëz, gra e burra, të rinj e të moshuar, në qytet lart në kala e poshtë tutje në fshatin Peshtan, që më nderuan…
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar që të përjashtohet kryeministri Edi Rama, kjo për gjuhën e përdorur në seancën e shkuar plenare. “Të merret masë për Edi Ramën. Vajzat e mia në shtëpi janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Kam kërkuar nga të gjitha gratë deputete të distancohen. Kërkoj të merret masë dhe të përjashtohet Edi Rama për gjuhën vulgare dhe banale që ka përdorur në parlament”, tha Vokshi. Në seancën e 9 nëntorit, kryeministri Edi Rama shfrenoi gjuhën në Kuvend, me një fjalor…
Darrell Brooks është dënuar me 6 burgime të përjetshme, pasi është shpall fajtor për të njëjtin numër vrasjesh me dashje gjatë paradës së Waukesha-s, në Wisconsin të SHBA-së. 40-vjeçari u njoh me dënimin pasi një juri e gjykatës në Waukesha e shpalli atë fajtor më 26 tetor për 76 akuza penale, duke përfshirë 6 akuzat për vrasje me dashje. Gjykatësja shpërtheu në lot përpara dhënies së vendimit, teksa kujtoi historitë e viktimave të tij. Ajo shtoi edhe 1067 vite burgim në mënyrë simbolike për të nënvizuar ashpërsinë e krimeve për të cilat tha se Brooks nuk tregoi asnjë pendesë. Gjykatësja…
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili vijon të jetë i tërhequr nga vëmendja mediatike dhe politike, por takimet me demokratët në terren ai po i vijon. Mbrëmë ka zhvilluar një takim me degën 14, Tiranë, kjo për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Fotot i ka publikuar deputetja demokrate Orjola Pampuri, pjesë e grupit të Alibeajt, e cila shkruan edhe se takimi tregoi një herë frymën pozitive të secilit, për të ecur të sigurtë përpara.
Pas protestës së djeshme para Kryeministrisë, banorët e zonës së Bërxullës po mbajnë një protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tyre devijimi i projektit të aksit Thumanë-Kashar prek dhjetëra banesa dhe shumë sipërfaqe tokë bujqësore. “Ne kemi dhe deputet zone që nuk është parë asnjë ditë. është Ornaldo Rakipi. Ai ka tagrin dhe është deputet i zonës, duhet të na prijë i pari e jo të mos na e hapë telefonin. Ditën e shtunë do jemi në terren, do fotografojmë të gjitha mjetet që janë duke punuar, sa janë hedhur në mënyrë të paligjshme. Kjo rrugë nuk ka ende…
Bllokim aksesh rrugore, dëmtime në banesa ura dhe shkolla, ndërsa disa fshatra kanë ngelur pa energji elektrike. Ky është bilanci nga rreshjet e fundit dhe moti i keq në qarkun e Shkodrës. Mësohet se aksi rrugor Prekal-Breglumi është bllokuar nga gurët të cilat janë zhvendosur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në këtë aks rrugor. Si pasojë e motit të keq, ka patur rrëshqitje dherash dhe gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadrome për largimin e tyre. E njëjta situatë shfaqet edhe në zonat Theth dhe Vaun e Dejës. Në këtë Në Njësinë…
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë, dhe dyshohet se ndodhet në Belgjikë. 39-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit pranë banesës së tij, dhe dyshohet se është vrarë për hakmarrje.