Kryeministri Edi Rama është akuzuar shpesh për raportet e tij të ngushta me presidentin serb Vuçiç, ku shpesh është thënë edhe prej opozitës se cënojnë interesat kombëtare të vendit. Ramush Haradinaj e mirëpret një raport të tillë të Ramës me Vuçiçin duke thënë në një intervistë për ABC se janë pro çdo hapi të hedhur që çon në një marrëveshje finale me Serbinë, me qëllimin kryesor, anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Linda Karadaku: Kryeministri i Shqipërisë është akuzuar shpesh për marrëdhënien e tij të afërt me presidentin e Serbisë, po flasim për marrëdhënien Rama-Vuçiç. Mendoni që kjo marrëdhënie…
Author: tirana
Aktorja e njohur turke, Merve Bolugur është ndarë nga bashkëshorti i saj Mert Aydin pas gati 1 muaj martesë. Vendimin e ka bërë publik vetë aktorja, duke e ndarë në “Instastory” për ndjeksëit e saj “Nuk funksionoi, faleminderit, kjo është jeta, i uroj fat Mertit. Faleminderit për ditët tona të bukura”, shkroi ajo. Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015. Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke, por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.
Partia Demokratike e ndarë në dy grup ajo e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeaj, duket se tashmë është ndarë edhe në rrjetet sociale. “Foltorja” ka publikuar faqen e saj të re online, në të cilën çdokush mund të informohet mbi zhvillimet në këtë forcë poltike, mbi ngjarjet e ditës dhe me aktivitetin politik të PDSH-së. Në këtë faqe gjithashtu qytetarët mund të denoncojnë raste të abuzimit të pushtetit dhe problematika apo shqetësime të tyre apo të komuniteteve. Kjo ndare edhe në rrjetet sociale është bërë pasi faqen Partia Demokratike në rrjetet sociale menaxhohet nga pala e Alibejat, ndërsa tani më…
Publiku në Serbi u zemërua pasi u shfaq një video që tregonte nxënësit e Shkollës Teknike në Trstenik duke ngacmuar një mësuese. Ngjarja e dhunës ndaj mësueses ka ndodhur pak ditë më parë. Drejtoresha e shkollës tha se ndaj nxënësve që morën pjesë, e incizuan dhe e shpërndanë videon në rrjetet sociale janë iniciuar të gjitha masat disiplinore. Ky nuk është një rast i izoluar. Në Smederevska Palanka vitin e kaluar, një nxënës i shkollës fillore sulmoi dhe preu me thikë një mësues matematike.
Një episod i rëndë diplomatik ka ndodhur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në Libi. Mediat greke bëjnë me dije se Dendias ka anuluar takimin, kur avioni kishte zbritur tashmë në aeroportin e Tripolit. “Protothema” shkruan se Dendias sapo mbërriti në aeroportin e Tripolit, u njoftua se do të pritej nga ministrja e Jashtme e qeverisë libiane, Naila Mangous, që ka nënshkruar memorandumin e paligjshëm turko-libian, të cilin Athina ka kundërshtuar në gjithë institucionet ndërkombëtare. Dendias sipas marrëveshjes, duhej të pritej atje nga Presidenti i Këshillit Presidencial të vendit, Mohamed Menfi ndaj dhe nuk ka pranuar të…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një konferencë për shtyp i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet mbi aeroportin e Vlorës. Fjala e plotë:Edi Rama është kapur në flagrancë në një tjetër akt shumë të rëndë paligjshmërie.Një vit pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, zbulohet se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm në mbledhjen e datës 9 nëntor 2022, dhënien e lejes së ndërtimit.Pra nga data 28 nëntor 2021, kur Edi Rama inaguroi nisjen e punimeve, dhe deri më tani rezulton e provuar se projekti në terren ka avancuar në shkelje…
U konfliktua fizikisht me një 21-vjeçar (nxënës në vit të tretë), arrestohet në flagrancë roja i shkollës. Arrestohet në flagrancë edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen. Në vijim të veprimeve…
Shpërndante lëndë narkotike dhe kryente vjedhje banesash, në Durrës dhe në Kombinat, Tiranë, lokalizohet dhe vihet në pranga 59-vjeçari, nga Durrësi. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave policore të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë dhe atyre të DVP Durrës, koordinimit të veprimeve dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. C., 59 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 59-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë),…
Në kuvend po diskutohet në lidhje me integrimin europian. Në fjalën e tij ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, tha se Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, por hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë. “Duhet ti’ lexojmë mirë adresimet e rekomandimet e BE. Roli i Kuvendit thelbësor sa i përket integrimit dhe drejtësisë. Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, është hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë. Përgjegjësia kryesore, i mbetet institucioneve të drejtësisë. Qytetarët në…
Partia Demokratike hap faqe të re interneti. Pasi faqja e vjetër pd.al mbeti në dorë të grupit të rreshtuar nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike ka zgjedhur të hapë një faqe të re me adresë pdsh.al. Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet e 24 majit. Në strukturat e pasqyruara në faqen e re, janë institucionet e reja të PD si dhe grupi parlamentar. Ndonëse ka ende shumë deputetë që nuk i janë bashkuar Berishës, në faqe…
Gjykata e Elbasanit vendos lejimin e ekstradimit të biznesmenit turk të akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat Fatih Ozer. Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit. Ndërkohë vendimi u mor nga gjykatësi Elis Dine për të cilin më herët mbrojtja kushte kërkuar përjashtimin nga gjykimi.
Teksa u përlot për ikjen nga politika e mikeshës së saj, deputetja e PD-së, Flutura Açka duket se po e mendon lënien e mandatit të deputetes siç bëri një javë më parë Grida Duma. Ajo thotë se nuk e gjen veten në PD, pasi nuk është ujëra të sigurta. “Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin, edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit. Është vendim personal i saj. Ajo vazhdon të jetë në politikë dhe nga ai front. Kam përshtypjen…