Lear Kurti që ngriti qytetarët në protesta për vdekjen e tij, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, humbi jetën nga mbidoza e kokainës. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për 32 vjeçarin, i cili vdiq pasi u shoqërua në komisariat. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti. Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit,…
Author: tirana
Rrugët e bashkëpunimit për krizën energjetike, këtë të enjte e gjejnë kryeministrin e vendit, Edi Rama në Beograd të Serbisë. Këtë të enjte Rama do të marrë pjesë në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, që zhvillohet në Beograd, me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike. Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se veç bashkë mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi. “Gëzuar 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës . Sot është dita kur nderojmë heronjtë që luftuan për çlirimin e qytetit , duke na dhënë një mesazh të vyer: se vetëm BASHKË mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”, thekson Veliaj. Edhe këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që për festat e nëntorit, të…
Ahlam Albashir me origjinë siriane, është autorja e sulmit të së dielës me bombë në Stamboll, që i mori jetën 6 personave. Mediat turke kanë publikuar të gjitha lëvizjet e 23-vjeçares. Kamerat e sigurisë kanë kapur Albashir që mban një çantë shpine, ndërsa më pas shihet e ulur në një stol në rrugën Avenue Istiklal. Ajo aty lë çantën, e cila mbante një bombë. Brenda pak minutash, bomba shpërthen dhe më pas gjithçka përfshihet nga kaosi, me 6 të vrarë e dhjetëra të plagosur. Albashir ka pranuar se është stërvitur nga militantët kurdë. Stambolli ka qenë shpesh shënjestër e militantëve…
Një 10-vjeçar ka arritur që ti shpëtojë një rrëmbimi të mundshëm. Një gruaje po e ndiqte nga shkolla, por Savvy hyri në një dyqan në Pensilvani, SHBA dhe i kërkoi arkëtares 17-vjeçare të pretendonte se ishte nëna e tij. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë djalin që futet brenda dyqanit, ndërsa gruaja që e kishte ndjekur qëndron sërish duke e parë tek dera. Duke kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, Svvy 10-vjeçar i tha diçka punonjëses. Babai i Savvy tha se djali i tij i kërkoi arkëtares të “vepronte sikur të jeni nëna ime” sepse “kjo zonjë po më…
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi, vijon takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Këtë herë ajo është takuar me McLean McGregor, i cili shërben si përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë. “Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit shtrategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë, sigurisë dhe integrimit europian të Shqipërisë”,-shkruan Kërpaçi në facebook. Postimi i plotë Në Departamentin Amerikan të Shtetit, pata kënaqësinë të takohesha me McLean McGregor, i cili prej Gushtit shërben si përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik, si dhe shtëpia e një diaspore që promovon vlerat…
Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të vendeve për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke përgatitur terrenin për dy vjet qeverisjeje të ndarë në kushtet kur Partia Demokrate e Presidentit Joe Biden ruajti kontrollin e Senatit. Fitorja u jep republikanëve mundësinë që të frenojnë programin e Biden, si dhe të hapin hetime që mund të jenë të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e Biden, megjithëse kjo fitore është shumë larg nga “vala e kuqe” që partia kishte shpresuar. Parashikimi përfundimtar për fitoren e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas më shumë se një…
Topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi golin e tij të famshëm “Dora e Zotit” në Kupën e Botës të vitit 1986 u shit në ankand për gati 2.4 milionë euro. Topin “Adidas” e kishte në pronësi prej 36 vitesh, Ali Bin Nasser, ish-zyrtari tunizian që arbitroi ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Anglisë në Meksikë. Bin Nasser tha përpara ankandit se ai mendonte se ishte koha e duhur për të ndarë artikullin me botën dhe shprehu shpresën se blerësi do ta vendoste atë në muze publik. Goli i Maradonës që i dha Argjentinës epërsinë 1-0 në atë ndeshje kundër…
Si kurrë më parë, në Londër të shtunën e 12 nëntorit u mbajt një protestë nga komuniteti shqiptar, që dënonin gjuhën dhe racizmin nga sekretarja e Brendshme. Robert Jenrick, ministri i imigracionit në Britaninë e Madhe nuk është drastik sa sekretarja e Brendshme, në lidhje me emigratët. Zgjidhja që ai propozon, është që qyteteve të vogla dhe fshatrave mund t’u kërkohet të strehojnë më shumë emigrantë. Greg Smith, deputet për Buckingham, tha se kishte mësuar se një emigrant shqiptar ishte strehuar në një hotel, kur në fakt ishte nën hetim për një shkelje shumë të rëndë. Ai tha se shqiptari…
Dashi Në dashuri, mos humbni kohë duke ndjekur nga pas njerëz që as nuk ju meritojnë. Pyesni veten, mos vallë po investoheni kot dhe po humbni kohën? Në punë, nga ana tjetër, lodhja ndjehet, por angazhimi juaj do të shpërblehet. Demi Largoni mendimet e këqija dhe mos hezitoni të bëni njohje të reja. Keni krijuar bindjen se nuk ia vlen, por diçka te cepi ju pret, mjaft të ktheni kokën… Në punë është krijuar një situatë agresive, duket sikur diçka ka ngecur. Binjakët Një ditë me shqetësime për ndjenjat kjo e enjte, kujdes me gjërat që thoni, mos krijoni konflikte.…
Këtë të enjte, në seancën plenare në Kuvend do të ketë mocion me debat për Integrimin Europian. Po ashtu diskutohet për projekltligjin e ndërtimit të segmentit Qukës-Qafë Plloçë, akt normative për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. Do të diskutohen edhe raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ndër të tjera, do të ketë diskutime për aktin normativ “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me…
Këtë të enjte, moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në mëngjes, pasdite reshjet do të humbasin intensitet. Temperaturat minimale parashikohen 6-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11-14°C në veri , 18-21°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.