Author: tirana

Këtë të premte, moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi në mesditë dhe pasdite me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore dhe jug të vendit. Temperaturat minimale parashikohen të larta 8-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 13-16°C në veri, 19-22°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se historia e 22-vjeçares nga Kenia që u dhunua në Tiranë është shumë tronditëse. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Joy është përdhunuar kur ka qenë e vogël dhe ka pasur një jetë të vështirë. Ajo tha se 22-vjeçarja ka ardhur bashkë me të ëmën në Tiranë për të punuar, ndërsa në Kenia ka lënë dy persona të tjerë të familjes. “Prokuroria ka qenë shumë e interesuar që ta mbyllë këtë dosje dhe t’i japë fund, janë interesuar thjesht ta mbyllin. Ata nuk kanë marrë as mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe shoqeve të…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije mbrëmjen e sotme do e kalojë nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe atij të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski. Në llogarinë e tij në “Instagram”, Vuçiç ka postuar një foto nga tryeza e shtruar dhe shkruan se po pret për darkë miqtë e tij Ramën dhe Kovaçevskin, ndërsa ka thurur lavde për vendin e tij. “Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për…

Read More

Një djalë 10-vjeç ka shpëtuar për mrekulli nga rrëmbimi me anë të një truku, që duket si në filma amerikan. 10-vjeçari i quajtur Semy e kishte kuptuar se një grua e kishte ndjekur që nga shkolla dhe është ndalur në një dyqan duke i kërkuar shitëses që të “shtirej” si nëna e tij. Për fat të mirë, shitësja e ka ndihmuar dhe i ka mbyllur derën gruas. Babai i djalit tha se sa herë që shikon videon i vjen për të qarë.

Read More

Ish-deputeti Halit Valteri ka përshëndetur punën e SPAK, ku ditën e djeshme lëshoi 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorëve, 5 prej të cilave u ekzekutuan. Në një intervistë për Euroneës Albania, Valteri theksoi se po përgatit një tjetër padi për dy ministra që janë aktualisht në qeverinë e Edi Ramës. Ai nuk përmendi emra ndërsa shtoi se do të padisë dhe disa kompani që sipas tij janë lënë në harresë nga drejtësia. “Sot jam në krahun e SPAK që pas një gjumi letargjik dhe pas një mori dosjesh të depozituara kemi parë që janë arrestuar biznesmenë që kanë përfituar…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të enjte në Peshkopi. Teksa pritej të zhvillohej seanca e radhës për të pandehurit e dosjes 184 të cilët akuzohen për tjetërsim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkine Dibër në vitin 2016, njëri prej të pandehurve ish shefi komisariatit Robert Aga nuk është paraqitur. Ndërkohë mësohet se në sallë ka hyrë i pandehuri Hasan Hoti ish administrator i Njësisë Lurë, dhe ka deklaruar se ishte vonuar në seancë për shkak se i ishte dashur të transportonte në spital Robert Agën pasi ishte dhunuar në hyrje të gjykatës nga disa persona.…

Read More

Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës. Tetë vjet më parë, burri dhe gruaja e tij vendosën të largoheshin nga fshati Piemonte dhe të shpërnguleshin në qytetin bregdetar të Shqipërisë. Brigje të ndryshme nga pikëpamja mjedisore, sociale dhe kulturore por edhe nga pikëpamja tatimore, më të favorshme se në Itali. “Zbulova se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët”, shpjegon Carmine, shkruan Tg Com. “Pensioni bruto vjen nga Italia dhe këtu shteti nuk aplikon taksa mbi pensionet”. Pas dyzet vitesh punë si zejtar në Itali,…

Read More

Detaje të reja nga trafiku i emigrantëve midis Siçilisë dhe Tunizisë. Varkat e kontrabandistëve niseshin nga porti i Gelës apo nga brigjet e Agrigentos për të mbërritur në Afrikë dhe për t’u kthyer menjëherë me “ngarkesën” e njerëzve. Kështu del nga operacioni “Det i hapur” i policisë së Caltanissetta-s, i cili shkatërroi bandën kriminale dhe arrestoi 18 persona (11 tunizianë dhe shtatë italianë). Akuza është për bashkim kriminal me qëllim ndihmën dhe nxitjen e emigracionit të paligjshëm. Një përgjim zbuloi se nëse do të kishte probleme të tilla si një dështim i motorit, kontrabandistët mund të “lironin qafe emigrantët në…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit Bashkim Dedja për shfuqizimin e sekuestrimit të pasurive. Kujtojmë se më 10 qershor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa e SPAK-ut u bazua në ligjin anti-mafia, teksa mësohet se apartamenti është në emër të vëllait të ish-gjyqtarit. Dedja aktualisht po përballet me drejtësinë, për shkak të akuzave për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Disa pasuri të tijat, sipas hetimeve, nuk justifikohen ligjërisht. Kërkesa e SPAK-ut ndërkaq është pranuar nga gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani, i cili…

Read More

Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën shkaktoi tensione dhe reagime të forta. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe vrau dy persona. Sakaq hetimet që po zhvillohen pritet të përcaktojnë se nga është lëshuar kjo raketë. “Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. Më tej shtoi: “Ajo që ne shohim…

Read More

Portali “Syri.net”, duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputeten Jorida Tabaku në Hamallaj.Në artikull thuhet se takimi ka zgjatur rreth 4 orë, por nuk dihet se çfarë është diskutuar.”Burimet e SYRI TV thonë se Kim ka drekuar për rreth katër orë me Bashën dhe tabakun në Hamallaj, pranë vilave të dy deputetëve demokratë.Nuk dihet se çfarë ka biseduar Kim me ta, por ky mbetet një karshillëk i hapur që Yuri Kim po i bën Departamentit të Shtetit amerikan dhe vetë…

Read More

Pas vendimit të qeverisë për zhvendosjen e fondit të ekselencës nga të rinjtë që studionin jashtë tek ata që zgjedhin universitetet në Shqipëri, Ministria e Arsimit ka detajuar përmes një udhëzimi formën se si ata mund të përfitojnë deri në një pagë mujore minimale si dhe përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit. Të gjithë ata që përmbushin kriteret e cituara në tabelën krahas këtij shkrimi mund të aplikojnë brenda muajit janar të viti 2023 për të tërhequr bonusin që iu takon. Ata duhet të bëjnë gati listën me pesë dokumente: kërkesë për aplikim, ID, diplomë dhe certifikatë mature, vërtetimin për…

Read More