Për protestën e mbajtur këtë të premte nga banorët kundër truat me pagesë në Parkun e Divjakës, ka bërë që Policia e Shtetit të procedojë 5 persona. Nën hetim është kreu i PD-së Lushnjë, Eduart Sharka dhe 4 të tjerë.
Njoftimi i plotë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E.Sh, 64 vjeç, J.M, 46 vjeç, N.Gj, 71 vjeç, D.P, 29 vjeç dhe L.Gj, 64 vjeç.
Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.