Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skënder Gjinushi letër Konferencës së Drejtshkrimit në Kosovë: Përjashtoni Ledi Shamkun, ose ne nuk vijmë!

14:23 / November 18, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ledi shamku 1068x593 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjuhëtarja Ledi Shamku, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka zbuluar se kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i ka dërguar një letër Konferencës së Drejtshkrimit në Prishtinë dhe ka kërkuar përjashtimin e Shamkut.

“[…] para një jave i kishin derguar nje shkresë ultimatum Akademise se Kosoves ku i kerkonin qe te me perjashtonin mua nga punimet e Konferences. Madje i kishin vene veton: po erdhi Ledi Shamku, neve nuk vijme. Perjashtoni ate qe te vijme ne”, shkruan ndër të tjera gjuhëtarja.

“Dhe qenkesh zhvilluar mbledhje me dy ore debat ne ASHAK, dhe i falenderoj me shpirt e zemer gjithe gjuhetaret e Akademise se Kosoves, te cilet kane deklaruar se me pare japin doreheqjen sesa t‘ia plotesojne kerkesen Gjinushit. Konferenca zhvilloi me sukses punimet”, thotë Ledi Shamku.

Më tej, ajo shton se në këtë Konferencë të Drejtshkrimit kishte marrë pjesë dhe vetë Skënder Gjinushi, pasi kërkesa e tij nuk ishte plotësuar nga Akademia e Shkencave të Kosovës.

Shënimi i plotë i gjuhëtares Ledi Shamku:

SOVJETIN GJINUSHI E PROVOVA NË KURRIZ!!! Këto dy ditë kam qenë në Prishtinë, në Konferencën Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin, të organizuar nga Akademia e Kosovës, me pjesëmarrjen edhe të Akademizmës së Shkencizmës.

Qe një konferencë e planifikuar qysh në verë. Kam marrë qysh heret ftesë personale nga kolegët e mij të Prishtinës, ftesë që më ka gëzu fort. Si albaniste e sociolinguiste, kjo është puna ime e përditshme e pasioni im i përjetshëm. Ndaj lumturisht pranova ftesën dhe qysh në korrik çova temën dhe abstraktin. Tema u pranua dhe qeshë pjesë e programit të punimeve. Si gjuhetare!

Kur mbërrita pardje në Prishtine, mes kolegësh atje, mësova çka po ju them, dhe po e them me përgjegjësi personale!

Sovjeti Gjinushi dhe Shkencizma e tij e Caruanas, para një jave i KISHIN DERGUAR NJE SHKRESË ULTIMATUM AKADEMISE SE KOSOVES KU I KERKONIN QE TE ME PERJASHTONIN MUA NGA PUNIMET E KONFERENCES. MADJE I KISHIN VENE VETON: PO ERDHI LEDI SHAMKU, NEVE NUK VIJME. PERJASHTONI ATE QE TE VIJME NE.

Të përjashtohet një gjuhëtare nga një konference gjuhesore qe te vije plagjatori i Caruanas?! Te perjashttohet nje sociolinguiste se ka biografi te keqe ngaqe e ka nxjerre Kryesarkazmen ashtu sic eshte: nje sovjet i pandreqshem?

Dhe qenkesh zhvilluar mbledhje me dy ore debat ne ASHAK, dhe i falenderoj me shpirt e zemer gjithe gjuhetaret e Akademise se Kosoves, te cilet kane deklaruar se me pare japin doreheqjen sesa t‘ia plotesojne kerkesen Gjinushit.

Konferenca zhvilloi me sukses punimet. Une referova e diskutova dhe lidhem marteveshje. Kryesarkazma erdhi pavaresisht vetos se tij qesharake sovjete.

Tash me degjo mire, Kryesarkazem! Sovjetizmes tende (jo ty, ti je pa lidhje me mu, s’ke qasje me mu), por sovjetizmes tende kam me i qendru përherë perballe si shqiptare! Perballe si përhere kam me qendru. Dhe po ta bej publik ket gjestin tend te mbrame te neveritshem. Njelloj si para 50 vjetesh kur Enveri yt perjashtoi nga Kongresi i Drejtshkrimit shume kolege te mij ”me cen ne biografi”, plot 50 vjet me pas ti ngulmove te me perjashtoje mua nga ftesa e te tjereve, per hakmarrje te vogel personale. I kam shkresat qe ke derguar ne Prishtine dhe te te vije rende qe ke shkaktu shqetesim mes Tiranes dhe Prishtines.

Me ke quajtur bandite, vecse dije se nje shkencetare e aq me shume nje albaniste e ka per krenari kur dikush i zezonave te detit e quan bandite. Kurrgje nuk do cenosh dot ne bashkepunimin e mbare albanologjik mes Tiranes dhe Prishtines. Kurrgje, mba vesh! Rrofte Albanologjia e lirë, e çliruar nga sovjetizmat e Shkencizmes te cilat tash i provova vete ne kurriz.

JA KY ESHTE REFORMIMI QE NJE KOMUNISTI KA SJELLË NE AKADEMINE. E SHKENCAVE. Ndot me vjen! Rrofte Qielli i Shqipes! Kosovë, tkam nanë n shpirt

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.