Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa mori pjesë në Panarin e Librit në një prononcim për gazetarët, tha se do i tregojë Europës se krahas narko-shtetit, ka një popull të fuqishëm që e kudnërshton.
“Është një qëndrim kryekëput pro evropian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërruan shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit, t’u rikujtojmë ne se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshet, rrugët nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve dhe ëndrrës europiane shqiptare”, tha Berisha.