Nga Lezha, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka komentuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin. Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuuime, teksa shtoi se në Bërdicë Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim. “Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to. Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet…
Author: tirana
Sot në orën 17:00 nis edhe Botërori i futbollit Katar 2022. Pyetja më e përhapur është ajo se cila prej kombëtareve do të arrijë tek triumfi final? Legjenda italine, Arrigo Sacchi në një intervistë të fundit sheh katër kombëtare më të favorizuara se të tjerat ndërsa vlerëson Kylian Mbappe. “Brazili, Franca, Argjentina dhe Gjermania janë kombëtaret favorite për të fituar Kupën e Botës. Për Francën do të jetë e vështirë të ruajë titullin e fituar në Rusi, por Deschamps ka një organikë të mbushur me kampionë. Mbappe është si një “armë” të cilën ia drejton kundërshtarit. Duhet një motorskaf për…
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të ripranohet në Twitter. Elon Musk, pronari i rrjetit social, e dha këtë lajm pas një sondazhi që mblodhi mbi 15 milionë vota në harkun e një dite. Rikthimi i Trump i ndaluar nga Twitter pas sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kongresit, u votua me 52% pro, ndërsa 48% janë shprehur kundër ripranimit të ish-presidentit. Është e paqartë nëse Donald Trump do të fillojë të përdorë përsëri Twitter, pasi ka krijuar platformën e tij të quajtur Truth Social.
Moti i keq me reshje të dendura të shiut ka krijuar problematikë të shtuar në lagjen “Ajasëm” ku e vetmja mënyrë për banorët për të komunikuar me pjesën tjetër të qytetit janë varkat. Po ashtu në 10 banesa ka prezencë uji ndërsa banorët thonë se askush nuk ka ardhur për t’u interesuar për gjendjen e tyre. Sipas parashikimit të sinoptikanëve reshjet pritet të jenë intensive dhe në orët në vijim ndërsa banorët vijojnë me frikën se niveli i ujit do të vazhdojë të rritet.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka reaguar për motin e keq që ka përfshirë vendin. Përmes një postimi në Facebook, ministrja bën me dije se janë duke mbajtur në monitorim të gjithë hidrovorët përmes Drejtorive tona të Ujitje Kullimit. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është në kontakt me fermerët. Postimi i plotë Të dashur fermerë, ndërsa situata meterologjike vijon të jetë e ngarkuar, me reshje të shtuara dhe erëra të forta, jemi duke mbajtur në monitorim të gjithë hidrovorët përmes Drejtorive tona të Ujitje Kullimit të cilët deri tani paraqiten në…
7 kandidatët në Primare e PD-së për Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda, po zhvillojnë takimet e para, ku po shpalosin planin e tyre për t’ia rikthyer Tiranën banorëve të saj. Belind Këlliçi-Arsyeja se përse jam kandidat është e qartë, betonizimi që iu është bërë vendit është i pashembullt. Është për të ardhur keq kur shikon ngritjen e kullave, je me stres kur del nga shtëpia, që nga gjobitja. Veliaj nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë, ai ka gënjyer dhe Papën. I tha të kam pritur kur…
Sot në ditën e fundit të Panairit të Librit, në një nga stendat ndodhet dhe shkrimtari Ismail Kadare. I shoqëruar nga bashkëshortja, Helena, po ashtu shkrimtare, dyshja ka bashkëbiseduar me lexuesit, teksa nuk kanë munguar as autografet për dashamirësit e tij. Ata kanë një përshëndetje të ngrohtë për dashamirësit e librave. Prej 2018-ës kur erdhi me “Kur sunduesit grinden” nuk ka asnjë botim të ri. Në atë kohë u tha se mund të ishte libri i fundit i shkrimtarit, mirëpo po sot shkrimtari i kandiduar për “Nobel” ka dhënë lajmin e mirë se po “diçka po shkruan”.
Në ditën e fundit të Panairit të Librit, i pranishëm këtë të dielë ka qenë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është ndaluar në disa stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për librat e rinj dhe të veçantë që janë sjellë këtë vit. Meta ka qenë i shoqëruar edhe nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë së Lirisë. I pyetur nga gazetarët nëse është dakord që protesta e radhës e opozitës të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, Ilir Meta tha se sot ndodhet në Panarit vetëm për të…
Nisur nga moti i keq në mbarë vendin, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin. Të gjithë inspektorët e Policisë në zona ndodhen në zonat e tyre dhe janë në kontakt me administratorët e njësive administrative dhe me kryepleqtë e fshatrave, për t’iu ardhur në ndihmë në rast nevoje. Përmes një njoftimi për mediat, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë dhe rënie inertesh. “Drejtuesit…
Me rënien e temperaturave, këtë të dielë është shënuar edhe rënia e parë e borës. Këtë vit bora e parë filloi në Qafë Thore, ku temperatura shënon 4°C. Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se qarkullimi kryhet pa probleme, ku mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gadishmëri për çdo situatë.
Tensionet në veriun e Kosovës, kërkojnë zgjidhje politikë. Ndaj dhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se të hënën në Bruskel, kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. “Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiç është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu. Fillimisht lajmin e takimin e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një interviste ku tha se gjatë pasdites së sotme ose nesër në mëngjes do të niset drejt Brukselit. “Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se…
89-vjeçari, Caush Shehaj u dhunua dje për vdekje nga grabitësit Ervis Halimi 22-vjeç dhe Musa Gudo 28-vjeç. Ata nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij. Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur, ku kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, i ndjeri është grabitur edhe një herë tjetër ku grabitësit i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para. Shehaj u dhunua në mënyrë barbare nga…