Sonda e re e NASA-s Artemis, nisi fluturimin debutues për në Hënë, të mërkurën herët, me tre manekinë në bord, duke i sjellë Shtetet e Bashkuara një hap më afër rikthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo, 50 vjet më parë. Sonda e gjeneratës së ardhshme të NASA-s u nis herët në mëngjes për një udhëtim pa ekuipazh rreth hënës, gjysmë shekulli pas misionit të fundit hënor Apollo. “Këtë mëngjes, në orën 1:47 sipas kohës lokale, raketa e Sistemit të Nisjes Hapësinore të NASA-s dhe anija kozmike Orion u ngritën nga…
Author: tirana
Përmbyllet faza e dytë e punimeve përgjatë lumit Shkumbin, ku ngritja e argjinaturës mbrojtëse përveçse shmang përmbytjet ka sjellë përftimin e një sipërfaqeje e cila është kthyer në një shëtitore dhe ambiente çlodhëse për qytetarët. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Kastriot Gurra inspektuan argjinaturën e re e cila ka sjellë një transformim rrënjësor të zonës.“Në fakt unë kam qenë dëshmitar i progresit të këtij projekti. Siç e shikojmë është një transformim rrënjësor; e ka ndryshuar peizazhin e qytetit. Kur vjen dhe e shikon pasi përshkruan këtë rrugë të gjatë shumë të bukur, vura…
Prej ditës së sotme në stendat e Panairit të Librit është edhe libri “41 sekretet” i shkrimtarit e publicistit Ben Blushi. Pjesë e bisedave të shkrimtarit është edhe një rrëfim i At Nikolla Markut, prift ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë. At Nikolla i ka rrëfyer Blushit se Kryepeshkopi Anastas Janullatos e ka kërcënuar se do ta vrasë. Publikisht At Nikolla e ka akuzuar Kryepeshkopin për “shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek”, por edhe për “ndërtimet e restaurimet e kishave në stilin grek”. Ndërkohë që sekreti i dytë që ai i ka besuar Blushit ka të bëjë…
Sipas një studimi të ri më shumë se 1 miliard njerëz rrezikojnë të humbasin dëgjimin. Kur bëhet fjalë për muzikën, filmat dhe emisionet, është e zakonshme që adoleshentët dhe të rinjtë të dëgjojnë me zë të lartë dhe për një kohë të gjatë, sipas studimit të botuar të martën në revistën BMJ Global Health. “Ne vlerësuam se deri në 1.35 miliardë individë të moshës 12-34 vjeç në mbarë botën ka të ngjarë të përfshihen në praktika të pasigurta të dëgjimit dhe për këtë arsye janë në rrezik për humbjen e dëgjimit”, tha autorja kryesore e studimit, Lauren Dillard. Ekspozimi ndaj…
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i policisë së Elbasanit kur një grupi kriminal që dyshohet të ishin vrasës me pagesë. Gazetari Artan Hoxha u ndal sot tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të fortë, Heroinë. Hoxha shtoi se në celularin e tij janë gjetur foto dhe biseda bindëse se në Elbasan do të kryheshin dy goditje për të eliminuar dy persona të njohur në këtë qytet. “Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është…
Monika Kryemadhi ka reaguar për aksionin e SPAK lidhur me arrestimet për aferën e inceneratorëve. Në një status në Facebook, Kryemadhi thekson se drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klineteliste. Statusi: Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme. Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste! Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta…
Priti Patel është një nga politikanet më të njohura të Partisë Konservatore në Britaninë Madhe. Ajo është politikania që ka qenë ministre e Brendshme, përpara Suella Braverman, e cila hyri në polemikë me shqiptarët për emigracionin. Pate, e cila thuajse ka të njëjtin profil me Braverman pasi vjen nga një familje ugandeze-indiane, pra familje emigrantësh, ka sfiduar kolegen e saj, në një aktivitet me shqiptarët në Londër. Patel ka promovuar biznesin e dy vëllezëreve me origjinë nga Kukësi. “Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastik “The…
Ky është momenti të cilit liderët perëndimorë i janë trembur qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në Shkurt: që lufta mund të përhapej në territorin e një prej fqinjëve në NATO të Ukrainës, duke e detyruar aleancën të kundërpërgjigjej dhe zgjeronte konfliktin. Frikërat e para se Rusia mund ta ketë sulmuar Poloninë qëllimisht janë venitur, teksa analistët dhe politikanët perëndimorë u rreshtuan për të thënë se nuk dukej si diçka e tillë. Pas takimit të NATO-s këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg tha se analiza paraprake tregon që rrënojat e filmuara në vendngjarje ishin pjesë e një…
Dy të panjohur që u dashuruan pas një zënke për sedijen e avionit janë martuar, shkruan “The Sun”. Adaya Cohen, 28 vjeç mendoi se Michael Hoffman, 31 vjeç kishte zënë sedijen e saj nga dritarja në një fluturim nga Londra për në Tel Aviv. Ajo i tha të lëvizte, por përfunduan duke biseduar. Pas fluturimit, Michael e gjeti në rrjetet sociale dhe mes tyre lulëzoi një romancë. “Për çfarëdo arsyeje, thjesht ndihesha rehat duke iu hapur një të panjohuri, që nuk është diçka e zakonshme për mua, por ndieja një lidhje elektrike”, tha Michael. Tashmë ata janë martuar në të…
Qeveria e Rishi Sunak po përgatitet të prezantojë buxhetin e ri, të enjten. Megjithatë, inflacioni në vend arriti në nivelin më të lartë në 41 vite në tetor, duke rritur presionin mbi qeverinë që të marrë më shumë masa për të mbrojtur qytetarët kundër kostos gjithnjë në rritje të jetesës. Çmimet e konsumit u rritën me 11.1% në 12 muajt deri në tetor, duke mposhtur vlerësimet e ekonomistëve për një rritje prej 10.7%. Çmimet e larta të ushqimeve dhe energjisë rriten inflacionin në tetor, duke e çuar në nivelin më të lartë të 41 viteve që nga tetori 1981, sipas…
Xhesika Polo është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun. Ajo ka bërë një deklaratë së fundmi për “Natën me Aulonën”, ku edhe ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun.about:blank “E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Kënga Magjike” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën…
Mbledhja e sotme e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese ka sjellë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i PD-së Helidon Bushati është përplasur me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke i kërkuar transparencë për Portin e Durrësit.about:blank Në këtë debat nuk kanë munguar as ngritjet e zërit, për shkak të ndërhyrjes pa radhë nga ana e deputetëve të opozitës. Bushati ka kërkuar nga Balluku që përgjigjet pyetjeve dhe jo të kthehet në pjesën e parë të fjalimit të saj. Ndërkohë Balluku duke iu përgjigjur Bushatit nuk i ka kursyer ironitë për deputetët e opozitës, duke i cilësuar si pallatet…