Author: tirana

U hap sot Spitali i Ri Infektiv, një investim i qeverisë shqiptare, i realizuar në kuadër të përgjigjes ndaj emergjencave shëndetësore. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shprehën se Spitali Infektvi do të kthehet në një qendër ekselence për sëmundjet infektive.“Nga pranvera në vjeshtë, ne e transformuam nga themelet Infektivin. Si kurrë më parë, për një vepër të këtyre përmasave dhe me këtë cilësi.Një investim me vlerë prej 5.6 milion euro i qeverisë shqiptare për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv që tashmë do të ketë një kapacitet deri në 130…

Read More

Pas mbledhjes së NATO-s, presidenti polak Andrzej Duda shpërthimin e së martës në Poloni që i kushtoi jetën dy personave, e quan një fatkeqësi më tepër sesa sulm i qëllimshëm. “Nuk ka absolutisht asnjë të dhënë që të tregojë se ky ka qenë një sulm i qëllimshëm ndaj Polonisë. Ka shumë gjasa të bëhet fjalë për një raketë e përdorur për mbrojtje, që do të thotë se po përdorej nga forcat e mbrojtjes të Ukrainës”. Të njëjtën gjë pohoi dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi për çdo rast se e gjithë kjo nuk ndodhi për…

Read More

Në mbledhjen me grupin e tij në selinë blu, kreu i PD-së Sali Berisha është ndalur sërish në projektin e portit të Durrësit, ku tha se nga marrëveshje e Edi Ramës, shteti shqiptar do të ketë vetëm 200 euro fitime në vit. “T’i shkatërrosh vendit Portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport qindra e miliona, mos miliarda në vite vetëm me transport, i cili do të bëhet nga Mali i Zi, nga portet e Greqisë dhe pjesërisht nga Vlora. Të shkulësh portin e Durrësit, portin shekullor. Të gjobisësh qytetarët me miliona euro për portin e ri që…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me lëshimin e 10 urdhër-arresteve dhe një mase “arrest shtëpie: për inceneratorin e Fierit. Këta persona akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.…

Read More

Tirana është përzgjedhur si qyteti ku do të mbahet Samiti i ardhshëm i BE-Ballkani Perëndimor më datën 6 dhjetor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim sot me kreun e shtetit Bajram Begaj për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që është një nga më të rëndësishmit. “Ishte kënaqësi e veçantë t’i uroja formalisht Presidentit Bajram Begaj detyrën e re si bashkues e udhëheqës i kombit tonë. Me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim, do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz”, thekson Veliaj në një postim në…

Read More

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, thotë se duhen figura të reja në podium. Ai preferon njerëzit të rinj, drejtues të rinj për opozitën. Teksa u pyet për Sali Berishën dhe Ilir Metën, ai tha se për të mbërritur atje ku duam kemi nevojë për forca të reja në fushë. “Kjo opozitë që është sot ka qenë kontribuuese për të krijuar këtë sistem politik që është sot me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është dhunuar sistemi politik. Është prodhuar një kënetë politike. Opozita duhet të bëjë një rindërtim 360 gradë të mendimit të…

Read More

Mbledhja e jashtëzonshme e përfaqësuesëve të NATO-s për raketat që ranë mbrëmjen e djeshme në territorin e Polonisë, doli në qëndrime se shpërthimi me dy të vdekur, ishte ndoshta rezultat i zjarrit anti-ajror ukrainas, por se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për luftën. “Një hetim për këtë incident është duke vazhduar dhe ne duhet të presim rezultatin e tij. Por ne nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm”,-tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e…

Read More

Panairi i Librit hap siparin ditën e sotme në edicionin e tij të 25-të. Ky vit priret ti ngjasojë viteve parapandemike për nga numri i pjesëmarrësve, me kufizime të shmangura dhe me një mori aktivitetesh të planifikuara. Problematika që prin listën e ankesave nga botuesit këtë vit është rritja e çmimit të letrës. Kjo do të sjellë një shtrenjtim të mëtejshëm të çmimit të librit, që konsiderohet produkt luksi në kohë krize. Tabloja këtu ishte mjaft uniforme, sipas vëzhgimeve të marrë nga shtëpi të ndryshme botimi dhe mund të përmblidhet me një fjalë: inflacioni. Jo vetëm që godet kostot e…

Read More

Poetja e dashur nga të gjithë, Mimoza Ahmeti me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga Gjykata për ndërtim të paligjshëm. Gazetari Arsen Rusta, ka publikuar vendimin e Prokurorisë. Duke iu referuar këtij vendimi, Rusta shkruan në rrjete sociale, se nuk bëhet fjalë për riparime, për dritare apo për shkaqe të tërmetit. E vërteta është se po ndërtohej një shtëpi dykatëshe. “Jo dritare. Jo riparime. Jo nga tërmeti. Por dy kate pa leje. Postulati se para ligjit jemi të barabartë më shtyu të interesohem se për çfarë e kish shkelur ligjin Ahmeti. Kjo pasi dje edhe vetë kryeministri tha,…

Read More

Për aferën e incerenatorit të Fierit, këtë të mërkurë SPAK-u lëshoi 11 udhër-arreste ku spikat emri i personazhit “vip” të lakuar nga Monika Kryemadhi, Mirel Mërtiri i shpallur në kërkim. Ai njihet edhe si bashkëjetues i Stela Gugalljas. Janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Mirel Mërtiri. Loran Dusha është administratori i Inceneratorit të Fierit dhe Arjola Kodra ka mbajtur postin si administratore e Inceneratorit të Tiranës. Po ashtu biznesmeni Arben Dervishaj, një prej…

Read More

Pas dy reagimeve nga kryeministri Edi Rama në Twitter për çështjen e portit të Durrësit, kreu i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur po në Twitter, duke e akuzuar se po vjedh pasurinë e qytetarëve, edhe kjo për t’ia dhënë miqëve dhe klientëve. “Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve”. Postimi i plotë “Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët.…

Read More

Për “Sportmediaset”, ndeshja miqësore e sotme me Italinë dhe ajo me Armeninë do të jenë të fundit për Edy Reja në krye të stolit të kombëtares kuqezi. Sipas medies italiane, ashtu siç ishte thënë edhe javë më parë, 77-vjeçari nuk do ta zgjasë kontratën me Shqipërinë. Në Itali kanë gjetur zëvendësuesin e tij, i cili do të vijë sërish nga përtej Adriatikut. Ai do të jetë Gigi di Biagio, eksperienca e fundit e të cilit ka qenë me Spalin në vitin 2020.

Read More