Author: tirana

Këtë të mërkurë, të dërguarit e NATO-s do të zhvillojnë një takim urgjent, për të diskutuar raportet se dy raketa ruse, që kishin në shënjestër Ukrainën, por që ranë të martën në Poloni, duke vrarë dy persona. Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Atlantik në nivel ambasadorësh do të fillojë në orën 10:00, në Bruksel, në selinë e NATO-s.

Read More

Një nga historitë më mediatike të verës, që mbajti të mbërthyer publikun, politikën dhe median për disa muaj, është padyshim ajo e zhdukjes misterioze të personazhit më të kërkuar nga Policia, e të “fortit” Ervis Martinaj. U bë një kohë që nuk flitet më për të, pas shumë informacioneve dhe detajeve nga jeta personale e tij, ndoshta edhe të pavërteta. Sot ende Policia nuk ka folur, se a është gjallë apo i vdekur Martinaj. Si u zhduk bosi i lojërave të fatit? Por që për ironi, fati i tij është një lojë që nuk dihet se kush e fitoi, ai…

Read More

Pas disa muajsh dhe shumë anulimesh, raketa “Artemis 1” ka fluturuar këtë mëngjes për në Hënë. “Artemis I” është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh me persona në bord. Por nëse gjithçka shkonte sipas planit gjatë këtij misioni, atëherë Artemis II që pritet të fluturojë në vitin 2024 me persona në bord. “Ne po shkojmë. Për herë të parë, të NASA_SLS raketë dhe NASA_Orion fluturojnë së bashku. #Artemis fillon një kapitull të ri në eksplorimin njerëzor hënor”,-njofton NASA.

Read More

Për shumë muaj, Shqipëria është sulmuar nga hakerat nga Irani dhe të dhënat kanë dalë sheshit, ku shumica kanë nxjerrë edhe skandale. Analisti Kreshnik Spahiu shtoi pyetjen nëse Shqipëria do të jetë vetëm objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani, apo mund të kalohet në sulme terroriste. Spahiu nënvizon se i trembet faktit se në të ardhmen, mund të ketë atentate në vend dhe shtoi se qeveria shqiptare duhet të bëjë transperancë dhe të informojë qytetarët për një rrezik të mundshëm. “Çështja është, a do të ndalen sulmet ndaj Shqipërisë vetëm në kuadrin e një terrorizmi kibernetik?Unë i trembem atentateve të…

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure e nisi me pamje nga spitali i i ri sëmundjeve infektive pranë QSUT. Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thotë se ky investim është një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore që sot i vihet në dispozicion publikut. “MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore që sot i vihet në dispozicion publikut, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Qielli interesant për ndjenjat, një lidhje simpatike mund të lindë në çdo moment. Në punë është koha të përfshiheni dhe të mos rrini duarkryq. Demi Yjet janë intriguese për ndjenjat, nga kjo e mërkurë Afërdita nuk është më në dizavantazh me shenjën tuaj, ka shumë dritë në skutat e të ardhmes. Kujdes nga diskutimet dhe debatet në vendin e punës. Binjakët Yjet shpërblejnë ata që e duan njëri-tjetrin, ka një nxitje për të forcuar lidhjet mes atyre personave që sapo e kanë gjetur njëri-tjetrin. Në aspektin e punës ka të reja, lajmet vijnë së shpejti. Gaforrja Ky qiell është…

Read More

Lufta në Ukrainë po shkon përtej kufijve të saj dhe mbrëmë ra në territorin e NATO-s. Një shpërthim u shënua në fshatin polak Przewodov, disa kilometra larg kufirit me Ukrainën, ku vrau dy persona, kjo duke rritur tensionet në qiell. “Një hetim është duke vazhduar në vend, është e mundur që hetime të mëtejshme do të kryhen me pranimin e forcave aleate. Ne e dimë shumë mirë se ka pasur një sulm me raketa ruse në Ukrainë gjatë gjithë ditës, por nuk kemi prova përfundimtare të kush e gjuajti atë raketë. Me shumë mundësi ishte prodhim rus”,-tha presidenti polak Andrzej…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veri-perëndim. Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11-14°C në veri, 18-21°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 ballë në det të hapur.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur territorin e Polonisë gjatë ditës së sotme. Përmes një postimi në tëitter, Rama ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e vendit tonë ndaj Polonisë. “Mateusz Moraëiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, i ka shkruar Rama kryeministrit polak. Kujtojmë se dy raketa ruse ranë në një zonë të territorit polak, pranë kufirit me Ukrainën gjatë ditës së sotme dhe u morën jetën dy personave. Ndërkohë Rusia e mohoi autorsinë e sulmeve mbi territorin polak. Reagime lidhur…

Read More

Sot raketat ruse goditën Polonin, duke shkaktuar një shqetësim të madh për vendet e NATO-s. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tregoi se kur mund të aktivizohet neni 5 i aleancës dhe se çfarë përmban. Mediu deklaroi se Shqipëria është vend i NATO-s dhe mund të mbrohet përmes nenit 5, që ka të bëjë me përgjigjen ushtarake të aleancës si një e tërë. Por, ai nënvizoi se fillimisht aktivizohet neni 4, kur vendet e NATO-s mblidhen për të dalë me një vendim të përbashkët. “Që në fillim të agresionit, por edhe mbrapa, Rusia dhe Putin kanë deklaruar se nëse vendet anëtare…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të dënuar me 40 orë punë publike poeten Mimoza Ahmeti, e cila akuzohet se ka bërë ndërtim pa leje në banesën e saj. Në postimin e tij Rama me ironi shkruan se pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje, ndërkohë që në prokurori flenë me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë. “Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim…

Read More

Një 82 vjeçare në Komotini të Greqi është gjetur e pajetë në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj. Sipas raportimeve të bëra nga mediat greke, dyshohet se bashkëshorti i saj kishte fshehur vdekjen e saj edhe nga të afërmit. Dyshimet janë ngritur nga një i afërm i 82 vjeçares për shkak të mungesës së komunikimit prej ditësh. I afërmi ka hyrë në shtëpi ku ka gjetur 82 vjeçaren e pajetë dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Ndërkohë ende nuk është bërë autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së gruas greke. Deri më tani dyshohet se kishte ditë që bashkëshorti…

Read More