Rasti i vajzës fatkeqe që rrëfeu dramën e jetës në Inside Story nuk është një histori e shkëputur. Aktivisti Altin Hazizaj nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri tregon se organizata që ai drejton ka trajtuar të paktën 3 raste të ngjashme nga shtëpitë e fëmijës. “Dhuna seksuale ka ndodhur në institucion, bëhet fjalë gjithmonë për fëmijë vajza. Institucioni duhej të ishte përgatitur për të parandaluar raste të tilla. Ajo që shohim pas ngjarjes është mungesa e përgjegjësisë institucionale. Që është karakteristikë e pothuajse të gjitha rasteve seksuale. Institucionet nuk janë të përgatitura për tu përballur…
Author: tirana
Shqiptarët që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla po mbahen në “skllavëri borxhi” nga bandat kriminale dhe janë të detyruar të paguajnë koston e udhëtimeve në fermat e drogës, shkruan “The Independent”. Agjencia Kombëtare e Krimit vlerëson se gomonet janë bërë një alternativë më e lirë ndaj metodave klandestine të transportit me kamion dhe dokumenteve false që dominonin në të kaluarën. Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, menaxheri i lartë i inteligjencës i Agjencisë Kombëtare të Krimit, Ged McCann tha se shqiptarët që mbërrijnë me varka të vogla zakonisht shkojnë ose në “ekonominë gri” informale, veçanërisht…
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Raportohet se e reja natën e ngjarjes ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë, 3 djem dhe 2 vajza përkatësisht. Nga burime konfidenciale mësohet se mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të…
Ndërkohë që Grida Duma la PD-në dhe vendosi të shkojë si moderatore në këtë televizion, mësohet se Ori Nebiaj ka vendosur që të lerë emisionin që drejtonte aty për të shkuar në PD duke pranuar mandatin e deputetes. Mësohet se Nebiaj sapo ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ dhe tashmë do të marrë vendin e Grida Dumës, e cila nisi mbrëmë emisionin në këtë televizion.
Një 37-vjeçare ka humbur kontaktet me kolegët e saj të punës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se E. B., 43 vjeçe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me punonjësen e saj, J. C., 37 vjeçe. Pas kallëzimit, policia po punon për gjetjen e 37-vjeçares. Nuk dihet se çfarë profesioni bën e reja dhe as nëse ka pasur kontakte me familjarët e saj. Njoftimi: Në Komisariatin e Policisë Nr. 2., Tiranë, është paraqitur shtetasja E. B., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me punonjësen e saj, shtetasen J. C., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e…
Kjo e martë është një ditë e rëndësishme për republikanët amerikanë. Ish-presidenti Donald Trump pritet të shpalle kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Njoftimi do të bëhet nga rezidenca e tij në Maro-Lago. Por gara për kreun e republikanëve nuk do të jetë aspak e lehtë. Humbja në zgjedhjet e mesme ka bërë që Trump të shihet si shkaktari kryesor i këtyre rezultateve. Ish-presidenti ka dhe një kalvar të gjatë përballjesh me drejtësinë amerikane. Ai akuzohet për trazirat në Kapitol me 6 janar 2021, për mospagim taksash, por ka edhe një hetim nga FBI për fshehje të…
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të martë për të miratuar emrat e personave që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën e brendshme, për zgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Në mbledhje, Berisha njoftoi se janë mbi 200 kandidatë që kanë regjistruar emrin për t’u bërë pjesë e primareve. “Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit. Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili u rikthye në burg, do të jetë nën akuzë edhe për inceneratorin e Elbasanit, përveç atij të Fierit për të cilin po hetohet. Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ngritur akuzë për Bllakon si dhe për Mirel Mërtirin. “Nga tërësia e akteve të këtij procedimi penal provohet fakti dhe krijohet bindja se Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në Bashkëpunim me shtetasit Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhul Çabiri e Serafin Papa në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të dhënies së koncesionit si dhe në bashkëpunim…
Nisur nga tonelatat me kanabis dhe bandat, ka bërë që shteti i Ekuadorit të kërkojë rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka parashtruar 16 pyetje për marrëveshjen e portit turistik të Durrësit. Gjatë diskutimit për kontratën e Marina “Bay and Yacht” në Komisionin e Ekonomisë, Jorida Tabaku argumentoi edhe se e ndjek prej një viti këtë çështje dhe deri dje i është refuzuar dhënia e dokumenteve. 16 pyetjet për marrëveshjen e portit të Durrësit 1-Pse projekti u dha pa garë? Ishte gjithë koha e mjaftueshme të hapej një garë ndërkombëtare? Neni 71 dhe 74 të MSA në mënyrë të qartë e detyron qeverinë shqiptare. A gjykoni se rrezikohet MSA? 2-Si është arritur konkluzioni që shteti…
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, një emigrante nga India, e vendosur për të bllokuar emigrantët e paligjshëm në Angli, por sidomos emigrantët shqiptarë të cilët edhe i cilësoi si “pushtues”, firmosi marrëveshjen e bujshme me ministrin e brendshëm francez, Gerald Darmanin. Marrëveshja u firmos mëngjesin e së hënës në Paris. Deputetët konservatorë si dhe sindikatat dhe grupet për refugjatët, kanë dënuar nënshkrimin e marrëveshjes 72 milionë euroshe për të ndalur emigracionin e paligjshëm në Kanalin e La Manshit. Natalie Elphicke dhe Tim Loughton deputetë në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur se marrëveshja është e…
Kurora me lule në nderim të viktimave të aktit terrorist të 13 nëntorit në sheshin “Taksim”, janë vendosur sot nga Konsullata e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll. Në emër të Republikës së Shqipërisë, Konsullata dënon me forcë terrorizmin dhe është pranë popullit turk e familjeve të viktimave e të lënduarve në këto momente dhimbje. “Kurorë me lule në nderim të viktimave të aktit terrorist të 13 nëntorit në sheshin “Taksim”. Konsullata e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, në emër të Republikës së Shqipërisë dënon me forcë terrorizmin dhe është pranë popullit turk e familjeve të viktimave…