Është lënë në burg Orges Xhelili, autori i cili plagosi me thikë, kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij, Gazmend Bullari. Më herët gjatë ditës së sotme, ka folur babai i Kokoneshit, i cili u shpreh se nuk e mendonte që sherri mes tyre do të përfundonte kaq rëndë. Abaz Xhelili, tregoi se djali i tij ka qenë student ekselent dhe ka mbaruar universitetin për inxhinieri elektronike e së fundi kishte nisur punë në Tiranë. Mes të tjerash Xhelili tregon se kanë qenë Kokoneshi dhe shoferi i tij të cilët e kanë ndaluar djalin dhe më…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye, duke iu referuar krizës së emigrantëve dhe kërkesës së shqiptarëve për të liberalizuar vizat. “Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por dihet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur s rezultat i Brexit dhe të tjera dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe përsëritur, por faktikisht ata janë në një drejtim të kundërt me këtë. Kështu që çfarë të them më shumë se…
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj teksa i doli në mbrojtje Bordit të Transparencës për karburantet pohoi se vepron duke iu referuar fakteve. Gjatë një konference për mediat, në krah të kryeministrit Ed Rama, Ibrahimaj tha se çmimi vendoset duke iu referuar bursës si dhe këmbimit valutor. “Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e hidrokarbureve, së shpejti bën një vit që operon. Ju sfidoj juve dhe mediave, që të nxjerrin fakte. Ju supozoni se çmimet e vendosura janë për interesat e atyre që tregtojnë dhe jo sipas marzhit të çmimit të bursës. Ne kemi ulur marzhin ndjeshëm më shumë se marzhet…
Kryeministri Edi Rama ka folur me gjuhë të ashpër kundër Sali Berishës, duke thënë se ai ka qenë “non grata” që në ditën e parë që u fut në lëvizjen studentore si një spiun i Presidentit Komunist. “Një virus që më në fund u shpall non grata. Se kështu ka qenë që kur u fut në lëvizjen studentore si një spiun komunist. I presidentit Komunist. Dhe Shqiptarët ushqehen përditë me dokrra dhe me dëngla dhe nuk bëhet ndarja e shapit nga sheqeri. E ka për barrë të provojë akuzat dhe jo e atij që akuzohet. Cilët serb? Cilët serb? Kinez?…
Duke u ndalur tek protesta e thirrur prej Ilir Metës dhe Sali Berishës, kryeministri Edi Rama ka theksuar se kjo ishte thjeshtë një protestë partish, pasi sipas tij organizohej nga një “non grata” dhe një spiun. Protestuesit Rama ka thënë se ishin militantë të PL dhe të PD, ndërsa tha se i vjen keq për ta që shkojnë pas dy personash që janë paguar për të bërë dëme Shqipërisë. “Për një protestë partish. Një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre. Kjo s’ka lidhje me qytetarët dhe me popullin. Është një protestë partishë për pushtet. Për të…
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat bashkë me kreu e qeverisë Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në bono thesari dhe obligacione. Ajo u shpreh se përfitueshmëria është shumë më e lartë sot seç ishte një vit më parë. Në funksion të kësaj, ajo tha se shumë shpejt do të nisin një fushatë sensibilizuese për të dhënë informacione lidhur me përfitimet dhe procedurën që duhet të ndjekin qytetarët. “Kemi folur shumë për rritjen e çmimit të energjisë, inflacionit që kanë prekur popullatën dhe për masat që qeveria ka marrë, por nuk kemi…
Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ndodhi gjatë natës në Brescia të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte duke kaluar në rrugë, kur një makinë me shpejtësi e përplasi, dhe më pas shoferi u arratis. Ndonëse shoferi u mundua të arratisej, ai u ndalua pak më vonë, ndërsa pas testit të alkoolit rezultoi se ai ishte i dehur. Bëhet fjalë për një të ri me origjinë indiane, i cili jo vetëm nuk i dha ndihmë të plagosurit, por u arratis nga vendngjarja. Ndërkohë, 30-vjeçari shqiptar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kolumnisti i Bloomberg, Andreas Kluth, ka sulmuar ashpër presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për qëndrimin e tij brenda NATO-s dhe veçanërisht për tensionin që po shkakton në Egje duke kërcënuar me luftë Greqinë. Ai madje përmendi edhe qëndrimin egoist të presidentit turk në lidhje me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sipas tij, “Erdogan është jashtë kufijve të tij pikërisht në Egje” , duke vënë në dukje se armiqësia midis dy aleatëve është tensioni më i keq i brendshëm në NATO në dekada”. Në artikullin e Bloomberg, shkruhet ajo që ka ndodhur gjatë kohëve të fundit në Egje “me grekët që ankohen se…
Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku po flitet për Portin e Durrësit. Drejtuesi i komisionit Eduard Shalsi, duke ngritur zërin u ka bërë thirrje anëtarëve kryesisht atyre të opozitës, por dhe atyre të PS, që të mos përfshihen në debate personale. Ai i ka tërhequr vëmendjen disa prej tyre, ndërsa është ndalur tek deputeti i PD Agron Shehaj, duke i thënë që atij nuk i tolerohet të bëjë debat dhe të kalojë në fyerje personale, sepse është dhe biznesmen. Ndërsa Shehaj e pyeste “se çfarë tha”, ai i ka sugjeruar librin “Banaliteti…
Mbledhja e kësaj të marte në Komisionin e Ekonomisë ka nisur me debate, ku po diskutohet projekti i Portit të Durrësit. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkoi shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria “Rama 3” po nxiton për këtë projekt, dhe për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj. “A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vij mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e…
Në Komisionin e Ekonimisë dhe Financave, mbledhja ka nisur me debat për projektin e ri të portit turstik të Durrësit. Deputet i i PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar që në Komision të vijnë ministret që kanë firmosur. “Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtë projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi. Është shumë qesharke, po flasim për aplikime të mëdha financiare,…
Sot në Gjykatën e Lushnjes, do të mbahet seanca ku do të jepet masa e sigurisë për Orges Xhelilin, autor i plagosjes me thikë të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij. Për këtë ngjarje sot pak para nisjes së seancës gjyqësore, ka folur edhe babi i Orgesit, ku shprehet i keqardhur për këtë që ka ndodhur. Po ashtu ai tregon se mes tyre ka pasur probleme. “U ndjemë keq për këtë që ndodhi. Djali im nuk është problematik. Kishte patur probleme më parë me Kokoneshin, por nuk ka qenë problematik”.