Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një tur në rajonin e Dibrës, gjatë javës së kaluar, ku ndër të tjera është ndalur edhe në fshatin Sinë, vendlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti. Kim thotë se USAID po mbështet një sërë biznesesh në këtë zonë, duke kontribuar në zhvillimin turistik të Dibrës. Diplomatja amerikane është mirëpritur nga pronarë të bujtinave të ngritura në këtë zonë si dhe guida turistike duke eksploruar kulturën dhe historinë e kësaj zone. Mesazhi i ambasadores Kim pas vizitës në Dibër: Javën e kaluar, vizitova rajonin e bukur të Dibrës për të parë sesi…
Author: tirana
Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes prej afro një viti, lajm i cili u konfirmua vetëm pak ditë më parë nga kuzhinieri. Mirëpo, Alfio ka hequr dorë edhe nga dhuratat që moderatorja i ka bërë gjatë kohës që ishin bashkë. Së fundmi, ai ka shpërndarë në “Instastory” një foto të një motori që ish-partnerja i ka dhuruar vite më parë, duke shkruar “Bye bye”. “Kaluam momente shumë të bukura. Bye bye”
Pasi mbërriti me avion në kryeqytetin e Ganës, ndërmjetësi ndërkombëtar i armëve që e quante veten “Shkëlqesia”, përshëndeti blerësit e tij në hotelin “Golden Tulip” dhe propozoi një shitje sekrete: miliona dollarë në raketa dhe granata për t’u përdorur kundër forcave amerikane. “Kush e di tjetër që jam me Hezbollahun?” i pyeti Faouzi Jaber ata, ndërsa nata binte në hotelin me katër yje me një skulpturë të një gjirafe në madhësi reale në holl. Jaber, i cili përfaqësonte një operativ të lartë për organizatën terroriste të mbështetur nga Irani, ofroi ta ëmbëlsonte marrëveshjen. Ai do t’i ndihmonte blerësit të siguronin…
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell theksoi në një konferencë për media se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose në të kundërt “do të ndeshemi me një situatë të rrezikshme”. “Mund të them që jemi duke u përballur me krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet që urgjentisht të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve”, u shpreh Borrell. Më herët, gjatë ditës, ai i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale. “Duhet të…
Këtë vit Kënga Magjike do të prezantohet nga Ardit Gjebrea i cili do të shoqërohet nga Eva Murati dhe Olta Beqiri. Por duket se Eva Murati ka sfidën më të vështirë. Ajo ka një performancë me këngë balet dhe akrobaci, e cila kërkon shumë përgatitje dhe ushtrime. Ndonse Eva është çdo ditë duke bërë prova në skenë. Sepse performanca është në një nivel të lartë vështirësie. Ndonëse presim që Eva të shkëlqejë.
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, përmes një postimi në “Facebook”, ka analizuar protestën e mbajtur më 12 Nëntor nga opozita. Postimi i plotë: Ishte protestë apo funeral? Dje protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit: – jo nga pjesëmarrja, – jo nga fjalimet, – jo nga formati, – jo nga kauza, – jo nga kohë-zgjatja, Thjesht, ishte historike sepse dukej: – më e trishta – më e qeta – më e vdekura – më e zbehta – më pesimistja Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziazëm. Kam ndjekur…
Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Universitetin e Virxhinias në SHBA, ku një prej studentëve të fakultetit, vrau me armë zjarri 3 persona dhe plagosi 2 të tjerë. Sipas NY Post, autori i identifikuar si Christopher Darnell Jones Jr. u arrestua mëngjesin e sotëm nga autoritetet. Policia nuk dha detaje të tjera lidhur me arrestimin e autorit. Tre viktimat ishin lojtarë të skuadrës së futbollit të universitetit. Dy prej tyre u gjetën të vdekur brenda autobusit me të cilin do të ktheheshin në shtëpi. Presidenti i Universitetit Jim Ryan tha në një deklaratë të hënën se…
Blero dhe ish-partnerja e tij, Afrona, vendosën që t’i jepnin fund martesës së tyre vetëm pak muaj më parë. Por, duket që këngëtari ka krijuar një lidhje të re dashurie. Burime për “Prive” kanë bërë të ditur se vajza që i ka marrë zemrën është shqiptare dhe jeton në Mynih të Gjermanisë, si dhe nuk është personazh i botë së showbizit. Ditën e djeshme, vetë Blero publikoi në “Instastory” një foto krah saj, por duke zgjedhur që mos t’ia zbulonte identitetin.
Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka thumbuar ish-kreu ne Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me deklaratën e tij sot. Ndoka shkruan në FB: “O Lul B, lëri trekëndëshat, se të ka fut Ramsi në rreth, qe me 17 Maj 2017.” Ndërkohë, më herët Basha shkroi në rrjetet sociale se sa herë do të fshehë diçka, “non grata” hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është shfaqur sot i relaksuar buzë pishinës të një spitali në rajonin ekzotik të Balit, Indonezi. Mediat kanë spekuluar se Lavrov kishte probleme me zemrën, por Ministria e Jashtme ruse ka qenë e shpejtë të përgënjeshtrojë se kryediplomati rus nuk ka shqetësime shëndetësore. Megjithatë, prania e tij në spitalin “BIMC Nusa Dua”, të Balit është konfirmuar nga syri i mprehtë i përdoruesve të internetit që kanë arritur ta gjeolokalizojnë. E sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë rusët janë të inatosur me ministrin e tyre të Jashtëm për një tjetër arsye. Në videon ku…
Dy gra, të cilat do të udhëtonin nga Kolumbia drejt Madrid, u ndaluan pasi kaluan sigurinë kur një skanim i trupit tregoi se objekte të dyshimta ishin fshehur në flokët e tyre. Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë u shpreh se ato po tentonte të kontrabandonin kokainë në flokët e tyre “extension”. Droga ishte e fshehur në tuba të vegjël dhe ishte ngjitur në lëkurën e kokës së të dyshuarave, poshtë zgjatimeve. Gjithsej, u gjetën rreth 2 kilogramë kokainë.
Gazetari Muhamet Veliu ka publikuar një skandal të bërë në vitin 2012 nga ana e oficerve të SHISH.Sipas tij dy oficerë u kanë shitur informacione grupeve të caktuara kriminale që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, teksa ende sot edhe pse është zbuluar skandali vijojnë të jenë në punë në një tjetët institucion të rëndësishem.“Në 2012 oficerë të caktuar i kanë shitur informacione grupeve kriminale që vepronin në trafikun e drogës në Tiranë. Drejtori i asaj njësie u transferuar në një vend tjetër të Shqipërisë.Dy oficerët u shkarkuan nga SHISH dhe sot punojnë një një institucion tjetër të sigurisë së vendit.Mollët…