Author: tirana

Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt qëndron në mesin e shtatë artistëve që konkurrojnë për të përfaqësuar Belgjikën në “Eurovision 2023”. Transmetuesi belg VRT ka dhënë detaje për shtatë konkurrentët, të cilët do të konkurrojnë më 14 janar në Paleis 12. Në faqen e festivalit evropian për artisten 17-vjeçare shkruhet: “Gala Dragot është artistja në Eurosong 2023. Dy vjet më parë ajo fitoi “The voice kids” dhe publikoi këngën e saj të parë “Infektive”. Gala vjen nga një familje artistësh.Babai i saj Robert Aliaj Dragot është një nga figurat më të spikatura të botës së showbiz-it shqiptar dhe një artist…

Read More

Dje ishte puntata e dytë e emisionin “Zemër Luana” në Tv Klan dhe me të parën moderatorja Luana Vjollca u lëvdua shumë mbi numrin e klikimeve në You Tube, edhe pse pati mjaft akuza se shumica prej tyre ishin të blerë. Gjithsesi, ndaj emisionit të saj ka patur edhe mjaft kritika dhe një prej tyre është gazetari Berat Buzhala, i cili duket se nuk i ka pëlqyer aspak. Në një postim në rrjetet sociale, aji thotë se nuk qeshi aspak, pavarësisht të qeshurave në studio. Ai shton më tej se nuk mund të jesh edhe gjysmë-analfabet dhe humorist.

Read More

Këngëtari Gena Lito ndodhej në Stamboll në kohën kur ndodhi sulmi terrorist, i cili la të vdekur 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Madje, ai u shpreh për “Aldo morning show” se ai dhe familja e tij po planifikonin që të dilnin për shëtitje pikërisht në zonën ku ndodhi ngjarja. “E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr, Zoti na ka adresuar diku tjetër”, u…

Read More

Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se si pasojë e një defekti, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtuese E. D. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, në afërsi të mbikalimit në Panaja.

Read More

Perspektiva globale ekomomike është më e zymtë se parashikimet e muajit të kaluar, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shkaqet kryesore për këtë, sipas FMN-së, janë inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Muajin e kaluar, FMN-ja uli parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023 në 2.7%, nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%. Në një raport të përgatitur për samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, që do të mbahet në Indonezi të martën, FMN-ja tha se treguesit e fundit “konfirmojnë se perspektiva është edhe më e zymtë”, sidoms në…

Read More

Një 32-vjeçar me iniciale B.K ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se tregtonte aparate celularë kontrabandë. Uniformat blu njoftojnë se të riut iu sekuestruan 36 celularë në dyqanin e tij në “Don Bosko”. Tiranë/Goditet një tjetër rast i tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara.  Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 5”. Sekuestrohen 36 aparate celulare, vihet në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare,…

Read More

Policia në Spanjë ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pasi në banesën që kishte marrë me qira iu gjet një sasi lënde narkotike dhe armë. Ishte vetë pronarja e banesës ajo e cila ka bërë denoncimin në polici. Ajo kishte shkuar në banesën e saj në lagjen Eixample, në Barcelonë për të kontrolluar nëse çdo gjë ishte në rregull, por brenda shtëpisë gjeti një pistoletë dhe disa pako të dyshimta me kokainë.

Read More

Një 23 vjeçare në Milano, e cila shkoi për t’u kënaqur në një disko, u përball me një ngjarje të rëndë. Ajo u tërhoq zvarrë me dhunë nga disko drejt një dhome moteli ku u përdhunua. Përdhunuesit mësohet se janë tre shqiptarë të moshës 29, 23 dhe 22 vjeç të cilët përfunduan në prangat e policisë. Sipas mediave italiane, shqiptarët dhunuan të renë nga Haiti mëngjesin e 3 majit, pasi ishin takuar në një diskotekë. Në fund të mbrëmjes, e reja dyshohet se është larguar me një nga djemtë, duke rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë. Një…

Read More

Fotografi Felix Bilani i cili ka qenë i pranishëm në protestën e së shtunës, i ka fotografuar të gjithë personat që folën në podium, përveç kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai ka sqaruar përmes një postimi në facebook, se Meta e ka hequr nga puna ndaj dhe nuk e ka fotografuar teksa Meta mbajti fjalën e tij në protestën e 12 nëntorit. Sipas tij fitorja e opozitës do të vijë pa Ilir Metën.

Read More

Më 19 tetor 2020, 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe. Sipas raportimeve të hershme të policisë, 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në intervistë. Çështja e zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis qëndron e hapur prej dy vitesh. Ngjarja është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel” duke i dhënë një kthesë të re çështjes. Sipas një dëshmie të re, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj në Koropi, e humbur në mendime në plazhin…

Read More

Këngëtarja Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme në Angli. Ajo është grabitur në mes të Londrës dhe këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtarja. Përmes një video në Instagram, Ronela ka zbuluar se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit. “Më kanë vjedhur të gjitha lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam një identitet. Kam gjithësej vetëm 4 paund. Më morën të gjithë lekët e koncertit, të gjitha lekët i kisha me vete. Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë.…

Read More