Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim në Facebook është shprehur se protesta e 12 nëntorit ishte paralajmërim i qartë ndaj regjimit të dhunës. Meta thekson se tashmë orteku është i pandalshëm dhe se koha e regjimit ka përfunduar. “Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë!”, shkruan ai.

Read More

Në realitetin e ri gjeopolitik, forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm, theksoi sot komisionari i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. Në një video-mesazh për pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të Vjenës, ai vuri në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik për të rritur qëndrueshmërinë ndaj krizave. Varhelyi tha se rajoni duhet të marrë parasysh mundësitë e reja që i ofron fakti që shumë kompani perëndimore po lëvizin prodhimin. Ai vuri në dukje se Evropa dhe rajoni janë në një moment kritik, kur qeveritë janë të…

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaron se kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Kryemadhi pyet se pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës, teksa thekson se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale. “Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës?S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale”, shkruan Kryemadhi.

Read More

Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapaciteti ushtarak i Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai e vlerësoi “guximin e jashtëzakonshëm” të forcave të Ukrainës, të cilat rikthyen kontrollin mbi rajonin e Khersonit, dhe tha se mbështetja ndërkombëtare për Kievin duhet të vazhdojë. “Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllim i [presidentit rus, Vladimir] Putin është ta lërë Ukrainën në të ftohtë dhe në terr këtë dimër”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Hagë. “Ne nuk duhet të bëjmë gabim dhe ta nënvlerësojmë Rusinë”, tha ai, duke…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në Njësinë Administrative Labinot – Fushë për buxhetin e vitit 2023, konsultim i kthyer tashmë në traditë nga kjo bashki. Gjiknuri, që është njëkohësisht dhe drejtues politik i PS në këtë qark, u shpreh se 2023 do të jetë dhe viti i investimeve në zonat rurale. Ai theksoi se ka ardhur momenti që vëmendja të shtrihet më shumë edhe në fshat. “Vërtet qyteti ka marrë më shumë vëmendje në vitet e mëparshme. Normale sepse në qytet është dhe zhvillimi…

Read More

Nuk ndodhë shpesh që të përballemi me Italinë, në fakt jemi përballur vetëm 3 herë në histori, në dy raste për kualifikueset e Botërorit, dhe një miqësore solidariteti në Xhenova, një sfidë që të krijonte përshtypjen se luhej në Tiranë. Në çdo rast nuk kemi arritur kurrë as t’i marrim pikë e as t’i shënojmë qoftë dhe një gol. Me ndihem e Edy Rejas, Shqipëria arriti të bind “azzurët” të vijnë në kryeqytetit tonë, për një tjetër test miqësor. Kjo është një përballje me një aromë të veçantë për shumë legjionarë kuqezi që prej vitesh vijojnë karrierën e tyre në…

Read More

Pas takimit mes dy qeverive, Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut kanë dalë në konferencë për mediat. Me batutë Rama theksoi se dy vendet janë në një fazë ku me hir ose me pahir do të martohen dy vendet me të dashurën të përbashkët, Europën e bashkuar.“Sot ne jemi në një fazë tjetër, në një fazë, e cila do të jetë jo e lehtë, por që është një fazë e re, një fazë  që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen e bashkuar europiane dhe ky afirmim ka ardhur falë pasionit, punës, rezultateve dhe vendosmërisë sonë për…

Read More

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Edi Rama foli edhe për ndryshimet kushtetuese që priten të ndodhin në Shkup, ku tha se populli është më i mençuar se politikanët dhe se nuk do të lejojnë që të rimerret peng vendi i tyre. “Tani ndryshimet në Kushtetutë të kërkuara për Maqedoninë e Veriut, drejtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’ju kthejë në arsye për t’u përçarë mes vetit, ndërkohë që ky vend ka nevojë për të vrapuar si gjithë vendet e tjera. Kushtetuta juaj ka një sërë minoritete të përcaktuara që do të thotë që është…

Read More

Surpriza negative më e bujshme e listave të Botërorit, është lënia jashtë e Sergio Ramos-it nga Spanja. Mbrojtësi që aktivizohet me Paris SG sezonin e kaluar vuajti shumë nga dëmtimet, ndërsa këtë vit është parë në formë dhe ka marrë shumë minuta. 36-vjeçari ka reaguar për këtë vendim, ku thotë se Botërori është ëndërr e madhe, por që pasionin e tij nuk e ndërron askush. “Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të lëndimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Punova me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për t’u ndjerë sërish si…

Read More

Lulzim Basha nuk ka heshtur për akuzat që Sali Berisha i adresoi ndaj tij këtë të hënë nga selia e PD-së, për portin e Durrësit, ku tha se është i përfshirë bashkë me Edi Ramën. Basha thotë se “non-grata” hap thesin e shpifjeve sa herë do të fshehë diçka. Për të trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. “Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë:…

Read More

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në Shkup, kryeministri Dimitar Kovačevski, tha në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Edi Rama, se janë firmosur disa memorandume të rëndësishme, me fokus të veçantë në energjetikë. “Unë dhe Edi Kemi vullnet për bashkëpunim. E falënderoj Shqipërinë për mbështetjen gjatë periudhës së kaluar, në veçanti gjatë negociatave. Ju na dhatë mbështetje të plotë edhe pse disa nuk besonin. Dy vendet po shkojnë në rrugën europiane. Mund të bëjmë shumë më shumë së bashku. Jemi shembull sesi ndërtohen marrëdhëniet me fqinjët. Sot i tejkalojmë krizat së…

Read More

21 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar sot në Shkup mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Janë 12 memorandume, 5 marrëveshje, 3 protokolle dhe 1 program. Marrëveshjet Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë.Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave…

Read More