Author: tirana

Nesër (e martë) Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj, e planifikuar të zhvillohet në orën 10:30. Në njoftimin për shtyp, zyra e shtypit të Presidencës thekson se kjo është një vizitë e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan. “Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan”.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se protesta e së shtunës nuk do të jetë e vetmja, pasi paralajmëroi se shumë shpejt do bëjë publike axhendën e protestave të tjera të fuqishme. “Shqiptarët janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme. Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë“.

Read More

Qeveria shqiptare i propozon Maqedonisë së Veriut të ketë një port të thatë në Strugë që e lidh me atë në Durrës. Propozimi u bë këtë të hënë në mbledhjen e përbashkët të qeverive në Shkup, ku u nënshkruan rreth 20 marrëveshje e memorandume. Disa prej tyre konsistojnë në krijimin e Task Forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë, kontroll të përbashkët kufitar në pikat e kalimit Qafë-Thanë dhe Kjafasan. Në tryezën e përbashkët, kryeministrat Rama dhe Kovaçevski vunë theksin te forcimi i bashkëpunimit në kohë krize. Kryeministri shqiptar tha se duhet kërkuar më shumë nga BE sa i përket…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për shtyp ku foli për protestën, tha edhe se kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i demokratëve, Lulzim Basha janë aksionerë të fshehtë në kompaninë që do të ndërtojë portin e ri të Durrësit. “Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski gjatë konferencës së përbashkët me qeverinë “Rama 3”, tha se miqësia me homologun nga Shqipëria, do të zgjasë përgjithmonë. “Unë jam i sigurt se një nga ndihmat më të mëdha që kam marrë në momentet kur isha në vështirësi janë ato me Bullgarinë, Francën dhe Gjermaninë kur kemi bërë negociata për fillimin e negociatave me BE, gjithmonë pranë meje kisha Edi Ramën. Kjo miqësi do të zgjasë përgjithmonë, sa më përket mua, unë s’do ta harroj asnjëherë. Unë dhe Rama do t’u ofrojmë gjeneratave të ardhshme miqësi dhe marrëdhënie më të mira mes…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se protesta e së shtunës, dridhi themelet e monizmit, si edhe që i dha një mesazh Europës dhe botës, që populli shqiptar është në këmbë kundër një narko shteti të instaluar në Shqipëri. “Protesta e 12 nëntorit ishte në zenitin e protestave krahasuar me numrin e popullatës dhe protestave në botë. Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, pasurive publike nga Edi Rama, bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin. Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës, e mbarë Shqipërisë u…

Read More

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, këtë të hënë iu rikthye edhe njëherë situatës në veri të Kosovës, e cila është tensionuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pas takimeve që zhvilloi në fundjavë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, Borrell u shpreh se iu ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriu, pas largimit të serbëve nga institucionet. “Kemi paraqitur një propozim i cili duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. Duhet t’u bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin përkushtimet e tyre, të respektojnë angazhimet dhe të…

Read More

I ashpër në qëndrimin e tij pas sulmit terrorist me 6 viktima në Stamboll, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu refuzoi ngushëllimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Soylu në një komunikim për mediat lidhur me sulmin me bombë që tronditi Stambollin, ka deklaruar se nuk i pranon ngushëllimet e ambasadës amerikane. Lidhur me autorët e këtij sulmi të rëndë, ai ka thënë se nëse disa të arrestuarit nuk do të ishin kapur, atëherë ato mund të arratiseshin drejt Greqisë. “Nuk pranojmë ngushëllimet e ambasadës amerikane, i refuzojmë”.

Read More

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha sot se do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të qenë pjesë e garës së zgjedhjeve lokale. Ai është kandidati i vetëm i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Mandatin e tij si deputet do ta marrë Qani Xhafa. Boçi u shpreh se Xhafa është një ndër njerëzit më me influencë në zonë dhe se ka një numër të madh votash. “Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa…

Read More

Agjencia e lajmeve “Associated Press”, raportoi se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është dërguar në spital pas mbërritjes në Bali të Indonezisë, ku do të merrte pjesë në samitin G20. Ministria e Jashtme e Rusisë, i mohoi raportet se kreu i kësaj ministrie, Sergei Lavrov, është shtruar në spital. AP tha se lajmi i është konfirmuar nga tre zyrtarë të Qeverisë indoneziane dhe disa mjekë. “Ata nuk pranuan të identifikohen, pasi nuk ishin të autorizuar për të folur publikisht për çështjen”. Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Reuters, guvernatori i Balit tha se Lavrov është në gjendje të mirë…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka prezantuar këtë të hënë, kandidaturën e tij për të garuar në Primaret e Elbasanit, ku tha se është politikani i vetëm në garë, pra ai do të kandidati zyrtar i PD-së. Ai ka depozituar dokumentet dhe do të hyjë në garë për tu zgjedhur si kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një deklaratë për mediat, Boçi tha se i ka “borxh” qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë. “Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të…

Read More

Këtë të mërkurë, Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e luksit me skuadrën kampione të Evropës me Italinë. Trajneri Reja riktheu të gjithë futbollistët që luajnë në kampionate të ndryshme jashtë Shqipërisë, por një pjesë e tyre nuk i janë bashkuar për arsye se nuk janë lejuar nga klubet. Kështu nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja: Berat Gjimshiti, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Cikalleshi, Ajeti dhe Bekim Balaj, pikërisht për këtë arsye. Në fakt vlen të theksohet se Cikalleshi, Ajeti dhe Balaj, nuk figuronin në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja përpara pak ditësh. Ndeshja…

Read More