Author: tirana

Në Shkup po mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asajt të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçeski tha se marrëveshjet do jenë në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë. Po ashtu ai tha se ka forca të errëta që duan ti fusin në konflikt. “Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si sy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale,…

Read More

Ahlam Albashir, është vënë në pranga nga autoritetet në Stamboll, si autore e bombës që i mori jetën 6 personave në sheshin Taksim, si edhe la të plagosur 80 të tjerë. Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK, që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e quan sulm terrorist dhe hetimet po vijojnë.

Read More

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, një emigrante nga India, e vendosur për të bllokuar emigrantët e paligjshëm në Angli, firmosi marrëveshjen e bujshme me ministrin e brendshëm francez, Gerald Darmanin. Marrëveshja u firmos mëngjesin e kësaj të hëne në Paris. Britania e Madhe dhe Franca arritën një marrëveshje të re që synon t’i japë fund kalimeve të emigrantëve të paligjshëm për në ishull përmes kanalit të La Manshit. Marrëveshja shoqërohet me një paketë 63 milionë paund për autoritetet franceze, të cilat do të shtojnë patrullimet në plazhet nga ku nisen emigrantët. Britania dhe Franca kanë rënë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu Dimitar Kovaçevski në Shkup, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave. Në sallën solemne në qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare. Në mbledhje do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.

Read More

Nga: Dom Gjergj Meta MAKTHET E ËNDRRËS EVROPIANE … (Reflektim gjysëmpolitik) Evropa dhe ëndrra evropiane nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe kjo ka kohë që po ndodh. Ëndrra evropiane po përjeton sipas meje makthe. Po marr shkas vetëm nga disa retorika midis vendeve evropiane të ditëve dhe javëve të fundit, përfshirë ato ku jemi jemi të interesuar edhe ne si Shqipëri. Po marr vetëm një shembull. Qarkullojnë në internet më shumë se një video, ku Kryeministri italian Giorgia Meloni akuzon, me fakte sipas saj, Francën për shfrytëzimin e vendeve afrikane sot e kësaj dite. M’u duk…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur Kryetaren e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi dhe kryetarin e Senatit Amerikan, Chuck Schumer për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në SHBA. Veliaj thekson se suksesi i tyre është garanci për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. “Urime të gjithë miqve të mirë të shqiptarëve, që dolën me sukses në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garanci për marrëdhëniet tona unike”, thekson Veliaj. Pak kohë më parë, Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington ku realizoi një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Read More

Një situatë e rëndë është shënuar në ajër. Një aeroplan me 200 pasagjerë në bord bëri ulje emergjente në aeroportin e Paderbornit në Gjermani si pasojë e një alarmi për bombë. Avioni ishte nisur nga Poznan në Poloni dhe kishte destinacion Londrën, por alarmi që u dha i detyroi autoritetet që ta ulnin mbi pikën më të afërt ku ndodhej, ndërsa fluturonte mbi Gjermani. Pas kontrollit të imtësishëm, autoritetet gjermane nuk gjetën asgjë të dyshimtë në avionin “Airbus A321”. Sipas mediave gjermane, alarmi për një bombë të mundshme në bordin e mjetit fluturues u dha nga autoritetet polake.

Read More

Elsa Ballauri, aktiviste thotë se natyra e medias në Shqipëri, është e prirur nga fasada kur bëhet fjalë për gratë. Për të shpesh nuk janë gratë e mençura dhe me eksperiencë që drejtojnë, por gratë fasadë që plotësojnë kënaqësinë e publikut për ta parë. “Shpesh nuk janë gratë e mençura me eksperiencë që duhet të drejtojnë, shpesh janë gratë fasadë që plotësojnë kënaqësinë e publikut për ta parë. Nëse vihet në balancë, vihet në fillim fasada, paraqitja, pasi kjo është natyrë edhe e medias. Gratë nuk janë të zonjat që ta kundërshtojnë këtë”.

Read More

Turqia u trondit të dielën nga një sulm terrorist. 6 viktima, 81 të plagosur nga të cilët 2 janë në gjendje kritike, është bilanci i shpërthimit të fuqishëm pranë sheshit Taksim në Stamboll. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se një person është arrestuar nga policia dhe hodhi dyshimet se përgjegjëse për këtë ngjarje është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). “Së shpejti do t’u japim njerëzve një përgjigje për ata që na shkaktuan këtë dhimbje. Nga ana tjetër, hetimet për sulmin nga policia kanë përfunduar”. Një ditë më parë dyshohej se sulmi terrorist ishte kryer nga një grua që…

Read More

Artistja Taylor Swift është fituesja kryesore në “MTV Europe Music Awards”, që u mbajt mbrëmjen e djeshme në PSD Bank Dome në Dusseldorf të Gjermanisë. Këngëtarja fitoi katër nga çmimet kryesore, si: Artistja më e mirë, videoja më e mirë, artistja më e mirë në zhanrin pop dhe videoja më e mirë e gjatë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë në ceremoninë e MTV EMA, së bashku me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.

Read More

Për herë të parë, Sllovenia zgjodhi të dielën një avokate të lidhur me ish-zonjën e parë në SHBA, Melania Trump si presidenten e parë femër. Natasa Pirc Musar është një gazetare dhe avokate e cila garoi si e pavarur në këto zgjedhje, por që kishte dhe mbështetjen e partisë qeverisëse. Ajo mundi në zgjedhje ish-ministrin e Jashtëm, Anze Logar, një politikan veteran në radhët e konservatorëve.

Read More

Cristiano Ronaldo në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, ka treguar atë se çfarë po ndodh me të tek Manchester United. “Ndihem i tradhtuar”, tha Cristiano, duke i fajësuar drejtpërdrejtë trajnerin e tij, Ten Hag, ndonëse e pranon që ky i fundit nuk është i vetmi që e do jashtë klubit. “Jo vetëm trajneri, janë dy-tre të tjerë që duan që unë të largohem klubi. Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk më respekton mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju”, tha ai. Në intervistë Cristiano ka edhe…

Read More