Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë kthyer në sport politikën e përçarjes. Ai tha se ata vetë jetojnë mes luksit në Gjirin e Lalëzit, ndërsa Tiranën e kanë si vendin ku do hedhin helmin e radhës. “Sot kemi drejtues politikë të opozitës, njerëz që nuk shkojnë dot deri në Rinas, se po të ka bërë “non grata” Amerika, Anglia dhe Bashkimi Europian, nuk shkon dot deri në Rinas. Ata e kanë kthyer në sport përçarjen tonë. Çohen të dy në mëngjes te Gjiri i Lalzit, fusin këmbët në pishinë,…

Read More

Një 25-vjeçare shqiptare që njihet në rrjete sociale si Ion Daci ka përgënjeshtruar artikullin e mediave britanike se reklamon pasaporta false në Tik Tok. Me anë të disa videove thekson se nuk merret me falsifikim pasaportash, nuk është kriminele dhe punon si trajnere apo mësuese fizkulture. Ndër të tjera shpjegon se ka denoncuar rastin në policinë angleze dhe avokati i saj po merret me të gjitha procedurat. Blogerja shpjegon se nuk bën jetë luksoze dhe nuk është marrë asnjëherë me shtëpi bari por ka fituar cdo gjë duke derdhur djersë e gjak. “Kam qenë live dhe dikush më tha a…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj Francës lidhur me situatën e refugjatëve. Revolta gjithashtu është përkeqësuar edhe pas prishjes së një marrëveshjes me Francën. Parisi pranoi Vikingun e Oqeanit dhe 234 emigrantët në bord, e para për një ngarkesë me varkë nga Mesdheu, por si hakmarrje tha se do të pezullonte një plan të mëparshëm për të pranuar 3,500 refugjatë aktualisht në Itali dhe u kërkoi vendeve të tjera të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Policia franceze është urdhëruar gjithashtu të përforcojë kontrollet në pikat kufitare italiane. “Unë u godita shumë nga reagimi agresiv i qeverisë…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në ‘facebook’, ndërsa ka publikuar një videon nga protesta e zhvilluar ditën e djeshme. Meta gjithashtu është shprehur se nuk do të lejohet më që prindërit e grabitur të ndihen fajtorë për shkak të qeverisë hajdute të kryeministrit Edi Rama. “Kurrë më nuk do të lejojmë që prindërit e grabitur, të papunë e të keqpaguar për shkak të Qeverisë hajdute të Edi Ramës, të ndihen fajtorë pa faj përpara fëmijëve të tyre, sepse nuk kanë mundësi t’u përmbushin nevojat më minimale për shkollim dhe fëmijërinë e tyre të shëndetshme”, shkruan Meta.

Read More

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Turqi, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Në në status në Twitter ai shprehet: “Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”.

Read More

Roma ka shmangur disfatën në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Torinos duke barazuar 1:1 me Torinon. Karol Linetty shënoi në minutën e 55-të golin e epërsisë për Torinon, ndërsa Nemanja Matic barazoi rezultatin në minutën e 94. Roma në minutën e 91-të humbi penallti. Pjesë e formacionit fillestar të Torinos ishte edhe Mërgim Vojvoda. Por, ai u largua nga fusha në minutën e 30-të. Roma përfundoi vitin 2022 në vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa Torino ka fituar 19 pikë nga 15 ndeshje.  SHIKO GOLAT

Read More

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për ngjarjen tragjike në Turqi, ku të paktën 6 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë. “Pamje tragjike ato që vijnë nga Stambolli. Zemrat dhe mednimet tona shkojnë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe njerëzve të saj në këtë ditë të dhimbshme”, shkruan Xhaçka në një postim në Twitter. Gjashtë persona mbetën të vrarë në incident, ndërsa 53 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi në rugën Istiklal të Stambollit, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistë dhe me dyqane e biznese të…

Read More

Lojtarët e një prej skuadrave të Premier League janë në një lidhje romantike. Sipas The Sun, lojtarët nuk e fshehin marrëdhënien e tyre nga shokët e skuadrës. Askush në skuadër nuk shqetësohet fare, përveç kësaj, trajneri dhe drejtuesit i mbështesin. Megjithatë, ata vendosën të mos bëjnë deklarata publike, edhe pse nuk kanë turp për lidhjen e tyre. Kjo mund të ndodhë në të ardhmen, por gjatë sezonit ata zgjodhën të fokusoheshin te futbolli. Shokët e klubit gjithashtu u kërkuan të mos zgjeroheshin në këtë temë tha një burim i njohur me situatën.

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpërthimi në rrugën Istiklal të Stambollit u shkaktua nga një sulm me bombë, duke shtuar se gjashtë persona vdiqën në incident. Duke folur përpara nisjes së tij në samitin e G-20 në Indonezi të dielën, Erdogan tha se shpërthimi ishte një sulm i pabesë dhe autorët e tij do të ndëshkoheshin. 53 të tjerë u plagosën, sipas informacioneve që ai mori nga guvernatori i Stambollit. Rruga Istiklal është një rrugë e mbushur me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit dhe e rrethuar nga dyqane dhe restorante. Një video e postuar në…

Read More

1.Kënga juaj e preferuar ka gjasa të shoqërohet me një ngjarje emocionale. 2.Muzika ndikon në këndvështrimin tuaj. Kjo është e vetëkuptueshme! Një studim në Universitetin e Groningenit tregoi se muzika ka një ndikim dramatik në perceptimin tuaj. 3.Sa më shumë që shpenzoni për të tjerët, aq më të lumtur jeni. Sipas studimeve të ndryshme kjo është e vërtetë, kështu që ndihmoni dikë. 4.Shpenzimi i parave për përvoja, në vend se për sende, gjithashtu ju bën të lumtur. Koleksiononi kujtime, jo gjëra, apo jo? 5.Fëmijët janë shumë më të stresuar sot, se sa pacienti mesatar i një pavioni psikiatrik në vitet…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki: 10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal. Janë…

Read More

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More