Author: tirana

Eksodi i rinisë ka prekur edhe fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku 80% e popullsisë ka emigruar. Nga 2 mijë banorë që ka kjo njësi administrative sot kanë mbetur 600. Mexhit Saliu, kryetar i njesisë e pranon me dhimbje se banorët po ikin çdo ditë. Ai thotë se tokat kanë mbetur pa punuar dhe të moshuarit vetëm në shtëpi. Banorët merren me bujqësi dhe blegtori ndaj ikja e të rinjve ka vënë në vështirësi krahun e punës. Vjelja e ullinjve këto ditë po bëhet nga të moshuarit. Varfëria ka hedhur rrënjë në këtë fshat, pa rrugë të shtruara, pa ndriçim dhe…

Read More

Presidenti izraelit Isaac Herzog, ia ka besuar detyrën e formimit të qeverisë së re Benyamin Netanyahut. Në konsultimet e Herzogut me partitë, Netanyahu ka marrë mbështetjen e 64 deputetëve nga 120 në Knesset, të koalicionit të tij të djathtë dhe do të ketë 28 ditë kohë për të formuar ekzekutivin, plus edhe një zgjatje të mundshme edhe për dy javë të tjera. “Pas kaq shumë zgjedhjesh, populli ka vendosur qartë dhe mjeshtërisht për një qeveri të drejtuar nga unë. Do të bëj gjithçka për një qeveri të qëndrueshme që funksionon në favor të të gjithë banorëve të Izraelit. Kjo nuk…

Read More

Në rrjetin social Tik-Tok, kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë reagimin e parë pas protestës që u mbajt të shtunën në Tiranë, ku thotë se qytetarët shqiptarë janë njerëz të rekordeve. Berisha falënderon qytetarët që zbukuruan sipas tij, aq madhërishëm bulevardin me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme. Po ashtu Berisha thekson se treni nuk do ndalet. Fjala e plotë Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një…

Read More

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 11 të arrestuarit për rastin e serës me kanabis në fshatin Rërëz, bashkia Dimal. Mes të arrestuarve janë edhe dy gra, nënë e bijë. Vendimi ka qenë i përbashkët për të 11 të arrestuarit. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, për trafik lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim. 700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat. Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë vizitoi Vatikanin, rrëfeu edhe pak nga biseda që pati me Papa Françeskun. Ai pohoi se Ati i Shenjtë e pyeti për Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë, por për të mbërritur deri këtu, sipas Veliajt ka qenë një kalvar i gjatë pune. “Nuk e mendoja kurrë se do të vinte një ditë në jetën time, që Papa do të më pyeste se si kaloi viti i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë! Njerëzit e paskan vetë në dorë, kur punojnë, kur përveshin mëngët, kur nuk i vënë…

Read More

Shumë shtete europiane dhe të Eurozonës, grupi me 19 anëtarë që përdorin monedhën euro, pritet të përjetojnë një tkurrje ekonomike këtë dimër, për shkak të rritjes së paqartësive dhe inflacionit, sipas parashikimit më të fundit të Komisionit Europian. Kriza energjetike, e nxitur nga konflikti Rusi-Ukrainë, ka stopuar rritjen ekonomike, me korporatat që po prodhojnë më pak e qytetarët në kursim. Sipas raportit, Prodhimi i Brendshëm Bruto, pritet të rritet jo më shumëse 3.3% në vendet e BE dhe 3.2% në vendet e Eurozonës. Ekonomia europiane pritet të tkurret edhe më shumë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe…

Read More

Shkrimtari i njohur Ben Blushi, këtë të dielë ka zbuluar 41 sekretet që kanë 41 personazhet e librit të tij më të ri. Postimi i plotë 1. ROBERT NDRENIKA, ME KAPELËN TIME 2. FOTOGRAFIA E ZELENSKY-T 3. EDMOND TUPJA: JAM ÇIFUT, MË FAL, HEBRE 4. IBRAHIMI, BERBERI IM TURK 5. KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËR 6. PETRIKA BLUSHI, XHAXHAI IM 7. MONIKA LUBONJA, NJË JETË ME TIGRAT 8. MEHDIU, BELGU MYSLIMAN 9. NIKITA, BALERINI UKRAINAS 175 KILE 10. GRATË E KRISHTIT 11. FLORENCI, TREGTI ME LIBRAT E MI 12. GJIROKASTRITI MUNTAZ DHRAMI 13. ANDI BUSHATI, UNË DHE TELEFONI I ENVER…

Read More

Pas gjuhës ksenofobike nga sekretarja e Brendshme britanike, 3500 shqiptarë u mblodhën përpara parlamentit të Anglisë, por që ka xhindosur politikanët dhe mediat me qasje kundra emigrantëve. “Mail on Sunday”, gazeta më e madhe, në faqen e parë të së dielës, shpalos titullin: “Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve shqiptarët fyejnë Churchillin”. Gazetari Sam Merriman, shkruan se protestuesit shqiptarë në mënyrë të paskrupullt e të paturp të rrethuan statujën e Sir Churchill në qendër të Londrës me flamurin e tyre kombëtar. Për këtë gazetë ka shkruar një editorial Nigel Farage, udhëheqësi Brexit ku thotë se “asnjëherë nuk e mendonte të…

Read More

Këtë të dielë, banorët e Bërxullës dolën në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Për këtë ata pohuan se do të protestojnë para Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Read More

Këtë të diellë u zhvillua në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanike të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës. Deputeti Belind Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, u pa teksa shkëmbente një takim të ngrohtë me deputetin socialist Pandeli Majko. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorja amerikane Yuri…

Read More

Lionel Scaloni zyrtarizoi listën me 26 lojtarët e thirrur për Kupën e Botës në Katar. Dëmtimet e Juan Foyth dhe Paulo Dybala e bënë trajnerin të hezitonte deri në minutën e fundit, por u thirrën. Leo Messi gjatë gjithë javës ka çaluar për shkak të shqetësimit që ka në tendinën e Akilit. Vetëm të enjten, ylli argjentinas ka mundur të stërvitet normalisht. Leo synon të luajë sot si titullar, ose në pjesën e dytë. Ky vendim do të varet përfundimisht nga Christophe Galtier, i cili ishte i qartë për temën e Kupës së Botës. “Frika është më shumë në mjedisin…

Read More

Trajneri i kombëtares së futbollit, Edy Reja thotë se përballja me Italinë në miqësoren e 16 nëntorit në “Air Albania”, duhet të jetë një motiv krenarie për Shqipërinë. Italiani foli në konferencë për shtyp për këtë ndeshje duke thënë se ka qenë ai që i ka kërkuar Dukës këtë miqësore. 77-vjeçari po ashtu pohon se do jetë një sfidë e bukur për të. “Për Shqipërinë është një motiv krenarie për të luajtur me Italinë. Është një emocion i madh për mua sepse kam pasur eksperiencë të gjatë në Itali. Do të jetë e bukur për mua”. Biseda me presidentin Duka…

Read More