Author: tirana

Pas protestës që u mbajt mbrëmjen e së shtunës, kreu i Forumit rinor i PD, Besart Xhaferri thotë se janë tre bashki që përcaktojnë fitoren e PD në zgjedhjet e 14 majit. Për “Euronews Albania”, ai tha se nga 5 bashki: Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër të fitohen 3 prej tyre. “Janë bashki që po ndërruan, ndërrojnë. S’mund të pretendojmë të fitojmë bashki që janë bastione të majta. në strategjinë e hartuar e shoh që aty do jetë foksi kryesor që të kthejë trendin për zgjedhjet e 2025”, tha kreu i FRD.

Read More

Doza gjaku të kultivuar” në laborator u janë administruar vullnetarëve njerëzorë në një provë klinike britanike që nuk ka provuar kurrë një procedurë të tillë më parë. Gjaku artificial u mor nga qelizat burimore të donatorëve dhe më pas u transfuzua në dy të rritur të shëndetshëm. Për momentin qëllimi është të kuptojmë sa zgjat në trup, krahasuar me gjakun “standard” të përdorur në këto procedura. Studimi është pjesë e një nisme të quajtur RESTORE, e kryer nga universitetet e Kembrixhit dhe Bristolit së bashku me mjekë dhe studiues nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS). Qëllimi përfundimtar…

Read More

Rruga e Napolit vijon drejt titullit kampion. Skuadra e Luciano Spallettit mposhti 3-2 Udinesen në stadiumin “Diego Maradona”, regjistroi triumfin e 11-të radhazi në Serie A dhe kryeson me 11 pikë më shumë se Lazio dhe Milani, ekipe që zbresin sot në fushë. Vendasit dominuan kundërshtarin për një orë lojë, për të ulur ritmin më pas, situatë që u shfrytëzua nga Udinese, që trembi tifozët napolitanë me dy golat e shënuan në minutat e fundit. Gerard Deulofeu, lojtari më i mirë i Udineses, pësoi një tërheqje muskulore në minutën e 26’ dhe u detyrua të largohej nga fusha. Sulmuesi spanjoll…

Read More

Paçka kritikave, këngëtarja shumë ekspersive Ronela Hajati është e gatshme ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në festivalin europian, “Eurovision Song Contest”. Të paktën kështu është shprehur ajo përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër. “Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja. Ajo ka ndarë disa momente teksa performon në skenë ndërsa në disa video të tjera shihet teksa bën fotografi dhe jep autografe për fansat e saj. Në Eurovisionin që u mbajt në Itali e…

Read More

Tema e emigrantëve shqiptarë në Britani u bë shumë e madhe pas deklaratës së sekretares së Brendshme britanike dhe sumloi me protestën e djeshme të komunitetin shqiptar në qendër të Londrës. Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani, ka zbuluar një hetim i “Sun on Sunday”. Hetuesit tonë iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal. Media britanike publikoi një video ku shihet se si trafikantët kanë prodhuar një pasaportë…

Read More

Protesta kombëtare e PD-së, e cila u mbajt të shtunën mbrëma poshtë zyrës së kryeministrit, kishte si simbol një gomone që simbolizonte largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryefjalë kjo e të gjitha fjalimeve në podium. Vjeshta e protestave e pritur që nga muaji shtator trokiti në mesin nëntorit duke shënuar de facto nisjen e fushatës elektorale për vendoret e 14 majit. Sali Berisha zgjodhi që t’i jepte një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës, i cili nuk arriti ta dëgjonte nga zyra e tij pasi agjenda kryeministrore e kishte dërguar në Paris. I vetëdijshëm se ndërkombëtarët nuk janë në krah tyre,…

Read More

Policia e Elbasanit këtë të dielë ka sekuestruar një sasi prej 58 kg lëndë narkotike kanabis. Për këtë sasi në pranga kanë ranë babë e bir dhe administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan. “Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bodin”, i zhvilluar me metoda hetimore proaktive. Kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre, në fshatin Bobin, dhe më pas i përpunonin ato, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir). Në pranga gjithashtu, administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan. Në…

Read More

Valbona Selimllari ka rrëfyer si asnjë herë më rreth jetën e saj private. E ftuar në emisionin, “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurt në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve, dhe si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur. “Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e dua këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por Zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata…

Read More

Dje u festua 60 vjetori i hapjes së një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”. Në këtë jubile të veçantë që përkon edhe me ringritjen nga e para të kësaj shkolle, Bashkia e Tiranës kishte menduar organizimin e një sërë aktivitetesh ku nuk mungonin as emrat e njohur të artit që kanë dalë nga bankat e këtij institucioni arsimor. Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, Klea Huta, Çiljeta Xhilaga, Xhesi Polo kanë performuar në shkollën ku hodhën hapat e parë në rrugën e artit, ndërsa kanë takuar dhe ish-zyshat e tyre.

Read More

Mbrëmjen e së shtunës, Partia Demokratike dhe opozita, mbajti një protestë të stërmadhe, e cila ishte e mbushur me simbolika, fjalime dhe në fund me një incidentë të vogël. Protesta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Duke nisur nga mediat e vendeve fqinj si Protothema, Zogula dhe duke vijuar në agjensitë më të mëdha botërore si Reuters dhe Associated Press, të gjitha mediat kanë pasqyruar ngjarjet e të shtunës pasdite në Shqipëri. Në artikullin e shkruar nga Associated Press dhe më pas i ribotuar nga Aljazeera, Protothema, AbcNews, Anadolu Agency, USA News, Fox News, Washington Post, Yahoo dhe media të…

Read More

Është traditë që për festat e nëntorit, shqiptarët të festojnë, por edhe të udhëtojnë vendit. “Bëjnë udhëtime, pushime, jashtë vendit, gjatë festave të nëntorit”, thotë Besnik Vathi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë. “Pra gjatë këtyre festave ka lëvizje shumë të madhe në krahasim me gjithë periudhën e vendit”. Fluturimet “low cost” shihen si alternativa më e mirë për një fundjavë të gjatë. Italia, Franca, Spanja dhe Turqia janë destinacionet më të preferuara, por së fundmi listës po i shtohen edhe Abu Dhabi dhe Dubai, ku paketat që ofrohen janë tunduese për shkak të kostos që është reduktuar ndjeshëm falë…

Read More