Author: tirana

Janë hapur 4.5, nga 6 kilometrat e projektit të Tunelit të Llogarasë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka postuar mbrëmjen e sotme disa foto nga ky projekt që synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Rama shkruan mes të tjerash se ky projekt do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit. Postimi i Ramës:

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Me anë të një postimi në Twitter, Braçe ka kujtuar protestën e 21 janarit kur u vranë 4 persona, ndërkohë që u ka bërë thirrje që të ndalojnë. Po ashtu Braçe ka ironizuar dhe Berishën me gomonet. Postimi i Braçes: S.B: Vendimi eshte marre,Edi Ramen do e fus ne burg!Keshtu i tha edhe I.M kur aie rrasi ne biruce, “DO TE FUSNE BURG! Jo qe nuk e futi ne burg, por e futi ne Qeveri;vodhi me te, vrau 4 shqiptare te mire per te!Ndaj, booll mor sharlatan,BOOOLL!— Erion Brace…

Read More

Kryeministri Rama ka shpërndarë mesazhin e gazetarit dhe ish-këshilltarit të Toni Blair, Alastair Campbell. Ky i fundit ka postuar në twitter foto nga protesta e organizuar ditën e sotme nga shqiptarët në Britaninë e Madhe. Gazetari i njohur britanik ka dalë në mbështetje të protestës, teksa shkruan se është një mesazh për sekretaren Suella Braverman. “ Ne jemi taksapagues dhe jo pushtues” … Shqiptarët që jetojnë në Britani duke bërë të qartë se çfarë mendojnë për sekretaren tonë të Brendshme të demokratëve në protestë në Parlament”, shkruan ai.

Read More

Ndryshe nga deklarimet e deputetëve konservatorë anglezë dhe vetë ministres Suela Braverman se “kriminelët shqiptarë po pushtojnë Anglinë”, kreu kishës në qytezën Manston ku mbahen emigrantët në një qendër pritje, thotë se ata nuk duhet të dëbohen.Sipas klerikut Guy Wilson i intervistuar nga The Epoch Times, Anglia ka nevojë për forcë punëtore dhe shqiptarët meritojnë të pajisen me leje pune.“Ne e kemi për detyrim për tu kujdesur për ata duke u dhënë strehim e ushqim. Ne në Angli dhe Skoci kemi një forcë punë të reduktuar. Shumica e shqiptarëve që kanë mbërritur nga Shqipëria janë të moshës 18 deri 30…

Read More

Nga Mero Baze Debati për shifrat me mitingjet e Berishës është harxhim kohe por duke parë sipërfaqet, e rralluara të bulevardit, eshtë e qartë se protestuesit shkojnë deri tek dy kullat binjake dhe më pas deri tek Ura e Lanës ke njerëz që bëjnë sehir . Është as më shumë as më pak gjysma e protestës së Korrikut. Përtej kësaj, është protesta më jo entuziaste, më e pamotivuar dhe mbi të gjitha e kontrolluar me regji qendrore për të krijuar imazh të rremë. E gjitha ka vetëm një arsye që lidhet me emrin e Sali Berishës dhe Ilir Metës të…

Read More

Një video e shpërndarë gjerësisht nga rrjetet sociale tregon një grua të moshuar në Ukrainë duke iu dhënë një dhuratë të veçantë ushtarëve ukrainas. Siç shihet në videon e mëposhtme, e moshuara si duket iu dhuron atyre municionin e armëve, derisa disa raportojnë se mund të jetë municioni që mund ta kenë lënë prapa rusët. “Gjyshet në Kherson iu bënë një dhuratë të madhe ushtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në mbishkrimin e videos. Kherson grannies gave a great gift to the soldiers of the Armed Forces of Ukraine.Do Russians really believe they can defeat Ukrainians? pic.twitter.com/zGlTlF4O0V— NEXTA…

Read More

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ishte i pari që reagoi nga Partia Socialiste lidhur me protestën e opozitës. “Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përmbylljes së protestës së thirrur nga opozita e bashkuar, paralajmëroi të tjera protesta. Meta u shpreh nga jashtë selisë së Partisë së Lirisë se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Ramën. Po ashtu ai tha se; “Kemi energji për organizimin e protestave sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur lirinë dhe atdheun nga një mafie që e urren popullin dhe rininë tonë”. Duke u ndalur te bashkëpunimi me Berishës, Meta tha; “Kemi dy emërues të përbashkët, referendumin dhe primaret”.

Read More

Një qytetar në protestën e thirrur pasditen e sotme para kryeministrisë është shoqëruar me forcë nga policia. Tensionet nisën pasi qytetarët u afruan përpara godinës së qeverisë për të ndezur qirinj. Ata u përplasën me policinë duke çarë kordonin rrethues. Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u larguan nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në përfundim të protestës.

Read More

Sali Berisha nuk i ka kursyer kërcënimet drejtuar Edi Ramës. “Mos harro traditën e shqiptarëve për liri, s’po ti them sot, po merri vet me mend, mjer ai që prek lirinë e tyre, votën e tyre, votën kurrë nuk ta falim, çdo shqiptar që do shpresën. Besimin te ky vend të bashkohet me ne kundër vrasësit të shpresës së tij, kundër Edi Ramaës, Shqipëria ka 1001 arsye për të qen vend shprese e besimi”, tha Berisha.

Read More