Author: tirana

Këtë të hënë, do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup. Kryeministri Edi Rama do të pritet nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave. “MIRËMËNGJES dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook. Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit…

Read More

Një nga ikonat e muzikës botërore, Adele do të përdorë një teknologji që kushton rreth 450 000 $ për të mbrojtur zërin e saj, gjatë koncerteve në Las Vegas. Këngëtarja 34-vjeçare do të nisë “Fundjavat me Adele” në 18 nëntor, në Caesars Palace, aty ku do të instalohet një sistem “kompleks” që do të garantojë “ajrin më të mirë të mundshëm” ndërkohë që ajo këndon. “Ata kanë instaluar edhe më parë sisteme të ndërlikuara, por ky është shumë kompleks. Sistemi punon duke kombinuar njësitë e pastrimit të ajrit me ventilatorët dhe pajisjet e molekulave të ujit, duke krijuar cilësinë më…

Read More

Dashi Do të jeni në gjendje të relaksoheni. Qëndroni të vëmendshëm për sa i përket financave. Kaloni kohë me fëmijët tuaj. Mos e humbni zemrën nëse jeni të zhgënjyer në dashuri. Miqtë do t’ju lavdërojnë ndërsa përfundoni një detyrë të vështirë. Demi Mbështetja nga familjarët dhe përpjekja juaj do të sjellë rezultatet e dëshiruara. Mundësitë e fitimit në biznes janë të mira. Ngjarjet sociale do të jenë një shans i mirë për të përmirësuar raportin tuaj me njerëz me ndikim dhe të rëndësishëm. Binjakët Mbështetja nga njerëzit me ndikim do t’ju japë shtysë. Një mik i vjetër mund t’ju vizitojë.…

Read More

Moti në këtë të hënë, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në jug perëndim të vendit. Temperaturat minimale parashikohen 4-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 12-16°C në veri, 20-22°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë nuk është si liderët e vendeve të tjera. Edi Rama është një ish-basketbollist profesionist dhe artist praktikues 198 cm, veprat shumëngjyrëshe të të cilit janë ekspozuar në disa nga galeritë kryesore të botës”, shkruan gazeta e njohur britanike “The Times“.Por gjithsesi ai është një politikan. I përballur me ankesën e fundit të diskutueshme të Sekretares së Brendshme se azilkërkuesit shqiptarë janë pjesë e një “pushtimi” të Britanisë dhe se disa prej tyre janë në të vërtetë kriminelë, ai u përpoq me shkathtësi dhe fajësoi politikat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. “Ekziston një mirëkuptim i qartë mes…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh dhimbjen për ngjarjen tronditëse në Stamboll. “Jam e tronditur nga ngjarja e dhimbshme në sheshin Taksim në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën disa dhjetëra. Ndaj dhimbjen dhe shpreh solidaritetin me familjet e viktimave, qytetarët e Stambollit, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e saj, Mustafa Sentop!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.

Read More

Adilja në rubrikën “Shihemi në Gjyq, ka treguar se ka një shtëpi në Shijak e cila është e lidhur tepër, por ajo tregon se janë 10 fëmijë dhe shtëpia është e të gjithëve. Adilja shprehet se ka kontribuar për atë shtëpi më shumë se të gjithë. Sipas saj çdo e keqe që i ka ardhur në familje është prej dy motrave, motrës së tretë dhe katërt të cilat merren me magji. Adilja: Unë shkoja nëpër katunde me mamën edhe për të lypur edhe për të shitur. Eni Çobani: Pra ju keni punuar më shumë po thoni sepse ke qenë motra më e…

Read More

Botërori i Katarit është në prag dhe përgatitjet finale janë drejt fundit. Si zakonisht para çdo kompeticion madhor, do të mbahet ceremonia hapëse, e cila pritet të dhurojë spektakël. Kohëve të fundit ka patur zëra lart dhe poshtë që këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të ishte e pranishme në ceremoni. Ka qenë vetë Lipa që ka shuar dilemat, duke shkruar në rrjetet sociale se nuk do të marrë pjesë. “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të jem pjesë e ceremonisë hapëse në Botërorin e Katarit. Ju bëj me dije se nuk do të performoj në Katar, madje nuk kam…

Read More

Autoritetet turke kanë konfirmuar se shpërthimi me bombë u krye nga një grua. Gjithashtu zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha: “U konstatua se një grua shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në vendin ku ndodhi sulmi. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”. Shpërthimi i fortë tronditi vendin, ndërsa ka pasur edhe reagime të shumta nga zyrtarë të lartë turk si edhe shefi i NATO-s i cili është shprehur se NATO qëndron krah aleatit turk.

Read More

Në foton e publikuar janë personat e vendosur në listën e Policisë së Yourkshire të Jugut ndër më të kërkuarit që nga 13 nëntori i këtij viti. Mediat e huaja shkruajnë se këta persona kërkohen pasi besohet se kanë informacioen të rëndësishme në lidhje me vepra penale duke përfshirë vrasje, trafikim droge dhe përdhunim. Disa prej tyre janë në kërkim prej vitesh nga policia për të ndihmuar oficerët të zbardhin raste të rënda. Bëhet fjalë për 1-Mateo Cela dhe Eljaso Çela: Detektivët që po hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield të ndodhur në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmë…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në Stamboll ku humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Përmes një postimi në twitter Begaj shkruan se lutjet e Shqipërisë janë për Turqinë dhe familjet e personave të prekur nga kjo tragjedi.Ai thekson gjithashtu se Shqipëria dënon çdo akt që cënon njerëzit e pafajshëm. Postimi i Begajt: Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të…

Read More