Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj, do të presë këtë të martë në një takim homologun e tij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili vjen për herë të parë në Tiranë. Ceremonia shtetërore e pritjes do të bëhet në Pallatin e Brigadave, ndërsa është parashikuar që të nisë në orën 10:30. Po ashtu është parashikuar që të mbahet dhe një deklaratë për mediat.

Read More

Samiti i G20 pritet që sot të hapë dyert në Bali duke mirëpritur udhëheqësit e kombeve më të pasura të globit. Në krye të axhendës, është lufta në Ukrainë dhe thirrja e Presidentit ukrainas, Zelensky ishte të ndalin luftën e Rusisë në vendin e tij sipas një plani paqeje që ai ka propozuar. Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se “vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre” ndërsa dënoi pushtimin rus të Ukrainës. Teksa i pranishëm ishte ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në sallën plenare, Kryeministri i bëri thirrje Moskës që të “largojë trupat…

Read More

Popullsia e botës sipas një vlerësimi zyrtar të OKB-së, ka tejkaluar 8 miliardë banorë. Kombet e Bashkuara e quajnë këtë gjë një moment historik të rëndësishëm në zhvillimin njerëzor dhe një kujtesë, në kulmin e samitit COP27, të përgjegjësisë sonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Natalia Kanem, drejtoreshë e Fondit të Popullsisë së OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos futen në panik, por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike. Po ashtu ajo paralajmëroi se nëse qeveritë përqendrohen vetëm te numrat, rrezikojnë…

Read More

Shikueshmëria e emisioneve argëtuese, ka “përplasur” moderatorët e televizioneve “rivale”. Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e “Zemër Luana”, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave. Por Donaldi e ka nisur edhe si një kundërpërgjigje, pasi në emisionin e Luanës, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, tha se Beatrix ka nevojë për një burrë dhe jo për një legen. Mesa duket Donaldi e ka marrë personale. Klikimet e Luanës kanë arritur në shifra rekord që me puntatën e parë, ndaj falënderonte ndjekësit. Por ironisë së Donaldit, ajo…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, si rrallë herë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një material që nuk është përgatitur nga stafi i tij. Rama ka publikuar videon e një ndjekësi të tij, që ka udhëtuar në agim në aksin e ri kombëtar Kardhiq-Delvinë. “MIRËMËNGJES dhe me këtë video të realizuar shumë këndshëm nga një ndjekës i kësaj faqeje, duke udhëtuar në agim përgjatë aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Qiell interesant për dashurinë, këtë të martë keni vërtet një entuziazëm të madh që do t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin/en. Lajme të reja po vijnë në planin profesional. Demi Kohët e fundit dashuria duket sikur është venitur, sikur ka kaluar në plan të dytë, ka çështje ekonomike për t’u zgjidhur. Në punë, megjithatë, gjërat duken më mirë, një situatë do të zhbllokohet shumë shpejt. Binjakët Lajm interesant për ndjenjat, nëse doni të nisni një lidhje të re, thjesht hidhni sytë përreth jush! Në punë keni intuitë të mira, yjet favorizojnë profesionistët e lirë. Gaforrja Qiell…

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë më vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në veriperëndim. Në jugperëndim të vendit, zona lindore do të jetë me kthjellime. Temperaturat minimale parashikohen nga 6-12 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë me rënie nga 13-16 gradë në veri, 20-22 gradë C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Grida Duma do të kthehet nga politikane opozitare në gazetare dhe prezantuese televizive në Top Channel. Ky transformim do të ndodhë mbrëmjen e sotme. Ajo tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb. Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë thellë gazetarisë. Por, Top Channel e ka nisur transmetimin në vitin 2002, ndërsa Digitalb u krijua në vitin 2004, ndaj historia e ish deputetes…

Read More

Analisti Frrok Çupi, gjatë një emisioni politik në Televizionin MCN, është përballur në studio me Redon Meksin, vëlla i pronarit dhe aksioner në Televizionin MCN. Vëllai i pronarit dhe bashk- aksioneri Redon Meksi është paraqitur në studion e emisionit si një analist i politikës dhe pjesëmarrës në protestën e datës 12 Nëntor krah Berishës dhe Metës. Gjatë analizës, Redon Meksi ka ndërhyrë disa herë duke i ndërprerë fjalën analistit Frrok Çupi. Në një moment, zoti Çupi bëri një përgjigje ironike ndaj ndërhurjeve të zotit Meksi, duke i thënë se ‘ju po ma ndërprisni fjalën me dhunë, siç bëri Saliu kur…

Read More

Një profesor matematike nga Cagliari, tashmë i dënuar me 10 burg për zhvatje dhe dhunë seksuale ndaj nxënëseve të moshës 14-18 vjeç, do të duhet të paguajë edhe 100 mijë euro si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit të shkollës. Ai i kërkonte studenteve “ndere seksuale” në këmbim të notave të mira. I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të viktimave, të cilëve nuk i është njohur asnjë dëmshpërblim ekonomik. “Dëmtim i imazhit të shkollës? Institucioni ka mbuluar prej vitesh abuzimin e mësuesit”, është akuza e një babai. Bazuar në hetime, ish-mësuesi i matematikës në një shkollë të mesme në Cagliari…

Read More

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ka shpallur dhe kandidaturën e tij në primaret e PD në Elbasan, duket se do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet lokale për opozitën në zgjedhjet e 14 majtit të vitit të ardhshëm. I ftuar në Abc, Boçi tha se e merr këtë mision për tu shërbyer qytetarëve. Arsyet se përse askush tjetër nuk do të kandidojë përballë tij në primare, Boçi i lidhi me besnikërinë që kanë anëtarët e PD me njëri-tjetrin. I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si do të bëjë fushatë në Elbasan pasi përballë nuk do të ketë vetëm…

Read More

Përfaqësuesi i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Etmond Guri thotë se raportet e shqiptarëve me grekët në Greqi janë të shkëlqyera. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Guri u shpreh se ka mbi 35 mijë martesa mes shqiptarëve dhe grekëve. “Mendimi i grekëve ndaj shqiptarëve shihet në shumë aspekte. Mendimi i parë është ajo që si neve na shikojnë nga ana ligjore dhe aspekti tjetër është shoqëria vendase, cilat janë raportet e komunitetit tonë me popullin grek. Raportet në nivel personal, familjar, shoqëror midis vendasve janë të shkëlqyera. Aktualisht, kemi më shumë se 35 mijë martesa mikse, me shtetas grekë. Raportet…

Read More