Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ku së pari ka takuar Presidentin Bajram Begaj, duke folur për thellimin e raporteve dypalëshe. Gjatë fjalës së tij, Begaj kërkoi nga Aliyev njohjen e Kosovës prej Azerbajxhanit. “Përsa i përket rajonit tonë, i shpreha Presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë. Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që tëmbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë,…
Author: tirana
në konferëncën e përbashkët me presidentin Begaj, kreu i shtetit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë sa i përket infrastrukturës për gazin. Po ashtu ai theksoi edhe se TAP do dyfishojë kapacitetet. “Jam në një vizitë për herë të parë. Jam besim plotë se kjo vizitë do i japë një shtysë të fortë marrëdhëniet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Dialogu politik ka horizonte të mira dhe një dinamikë shumë të mirë. Shpresoj që të diskutojmë shumë çështje. Sa i takon furnizimit me gaz, vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses për…
Prefekti i Korçës Nertil Jole ka kritikuar Bashkinë e Korçës. Përmes një statusi në rrjete sociale, Jole shkruan se mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile të qarkut, ku merrte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako, Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente në AKMC, z.Robert Hysenllari. Por ai evidenton se në këtë takim të rëndësishëm kanë munguar sërish përfaqësuesit e Bashkisë së Korçës. “Në takim mungonin sërish përfaqësues të Bashkisë së Korçës. Gjykoj se mungesa e kontributit të Bashkisë së Korçës, si institucion shumë i rëndësishëm publik e bashkia më e…
Pasi e quajti “spiun” për protestën e 12 nëntorit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se projekti i portit turistik të Durrësit do të përfundojë si historia e inceneratorëve. në konferencën me gazetarët, Meta thotë se do të bëjë gjithçka për ta parandaluar këtë projekt, që e cilëson një krim monstruoz. “Krenari si inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve të tij mafioze. Dhe kjo histori do përfundojë me bedela. Dhe të gjithë historitë që merren me mashtrime. Çdo punonjës në zyrat e shtetit dhe administratës të jetë i kujdesshëm, të ruajë…
Për shkak se numrit i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët do të forcojnë ndjeshëm kontrollet kufitare. Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht që nga fillimi i vitit Kanalin e La Manshit që ndan Britaninë e Madhe nga Franca. Vitin e kaluar ky numër ishte rreth 28,500, prandaj, Britania e Madhe do të forcojë përsëri në mënyrë të konsiderueshme kontrollet kufitare. Ministrat e Brendshëm të Britanisë së Madhe dhe të Francës nënshkruan një marrëveshje për shtimin e patrullave policore në…
Edy Reja prej tri vitesh është trajner i Kombëtares sonë, ndërkohë që kontrata i përfundon në fund të këtij muaji. Nesër do të ketë përballë Italinë, vendin e tij të lindjes, më pas vjen sfida me Armeninë, ndërkohë që sfida e tretë është ulja në tavolinë me presidentin e FSHF, Armand Duka. Strategu italian së fundmi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku ka folur për tema të ndryshme. Intervista e plotë A jeni të zhgënjyer nga ajo humbje? Ishte ndeshja e fundit, nëse fitonim do të shkonim në play-off. Dhe Rusia nuk do të ishte atje, kështu që ne…
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe, i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, ka kërkuar transparencë për projektin e Portit të ri të Durrësit. Braçe tha se pasi ka lexuar dokumentet nuk ka kuptuar se sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar dhe çfarë do të ndodhë me vijën bregdetare që do të vihet ne dispozicion të këtij projekti. “Unë dua të di sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar. Çfarë ndodh me këtë pronë. Pati kakofoni në atë që thatë ju. Dua të di, me këtë…
Një çift i ri thuhet se i është shtuar showbizit. Aktori Pete Davidson dhe modelja Emily Ratajkowski, po përflitet se janë bashkë. Ish-komediani i SNL, 28 vjeç, dhe modelja, 31 vjeç, thuhet se janë e ‘pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin’. “Ata kanë folur për disa muaj pasi u takuan nga miq të përbashkët”, tha një burim për Us Weekly. Më tej, bëhet me dije se Pete pas një romancë të bujshme me Kim Kardashian, 42-vjeçe ‘e pëlqen sa inteligjente është Emily’. “Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi të thotë burimi. Çifti fillimisht ndezi…
Në Tiranë në një vizitë të parë zyrtare ndodhet presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili u prit nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Presidenti Begaj tha se mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë për të theksuar, kështu bashkëpunimin dy palësh mes dy vendeve. Për të nisur nga përvoja e Azerbajxhanit në ekonomi e infrastrukturë edhe vendi ynë mund të përthithë nga eksperienca e këtij vendi për të pasur përmirësim në fushën e ekonomisë e më gjerë. “Vizita e niveleve të larta janë të qarta mes marrëdhënieve të dy vendeve. Kam bindjen se vizita juaj sot…
Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 në Durrës teksa automjeti është futur në ambientet e një biznesi anë rrugës. Burime bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia po bën veprimet përkatëse.
“41 sekretet” është libri më i ri nga Ben Blushi, dhe sjell për lexuesit histori të pa treguara më parë me personazhe nga jeta politike dhe kulturore e vendit. Pjesë e librit është edhe një histori që sot mund të kalojë me nota humori, por gjatë periudhës së regjimit komunist shkaktoi një skandal të vërtetë. Ka qenë viti 97 kur Blushi dhe analisti Andi Bushati, të dy shokë të klasës së 3-të vodhën numëratorin telefonik të Komitetit Qendror të Partisë. Pjesë e këtij numëratori ishte numri sekret i Enver Hoxhës, i cili ishte në dorën e shumë pak personave. Blushi…
Avokati i Orges Xhelilit, i cili plagosi kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin, u shpreh për mediat se ai është dhunuar nga policia bashkiake. Në seancën e sotme në Gjykatën e Lushnjes, për të u dha masa e sigurisë “arrest me burg”. “Orgest Xhelili është dhunuar nga policia bashkiake. Xhelili 2 javë më parë e denoncoi për veprime arbitrare. Kryetari i Bashkisë po hetohet nga SPAK për veprime arbitrare. Xhelili dhe Kokoneshi debatuan, policia bashkiake e mori me forcë për ta futur në furgon”,-tha avokati i tij, Ndue Pjetra. Abaz Xhelili, tha se nuk i priste mendja se djali…