Kryeministri Edi Rama jep lajmin se dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2, janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA-së. “Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj”. Postimi i plotë GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1…
Author: tirana
Raporti më i fundit i “Save the Children”, del në përfundimin se 13.6 milionë fëmijë rrezikojnë jetën nga forma më akute dhe e rëndë e tij. Për shkak të emergjencës së rëndë ushqimore, deri në fund të vitit 2022, të paktën 222 milionë njerëz në 53 zona të botës mund të përballen me urinë kritike, numri më i lartë që nga fillimi i sondazheve, dhe 45 milionë në 37 vende janë në prag të urisë. Përveç kësaj, 970,000 njerëz tashmë po përballen me kushte të ngjashme me urinë në 5 vende, Somali, Sudanin e Jugut, Afganistan, Etiopi dhe Jemen.
Familja spanjolle Hernández Pérez mban Rekordin Guinness për moshën më të vjetër të kombinuar midis 12 vëllezërve dhe motrave të familjes. Në këtë mënyrë, Luis, Miguel, Gloria Hortensia, Francisco Manuel, Ángela, Modesto Pedro, Amada del Pino, Rosario Ofelia, Juan, María del Carmen, José Santiago dhe Alejandro Hernández kanë arritur një moment historik që nuk hyn vetëm në historinë e komunës ku banojnë (Moya), por në atë të botës, duke u bërë familja më jetëgjatë në planet. Së bashku ata bëjnë 1057 vjeç, duke marrë parasysh se moshat e tyre variojnë nga 76 deri në 98 vjeç. José Santiago është më…
Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me një aksident të rëndë, ku dy automjete janë përplasur te mbikalimi i ish-sheshit “Shqiponja”. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se ka persona të plagosur. Ata janë dërguar në spital dhe nga të dhënat paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mjetet tip “Audi” dhe “Mercedes Benz” duken në pamjet që kanë pësuar dëmtime të mëdha. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një video nga Vlora, thotë se kryeministri Edi Rama nga keqqeverisja dhe përçmimi, ka bërë që plehrat të përmbysin qytetin. “Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente”. Postimi i plotë Vlora, ku Kryeministri është deputet, është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë. Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe…
Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Alban Skënderaj ka zbuluar detaje nga koncerti tjetër recital për të cilin po punon, ndërsa ishte i ftuar në “Më lër të flas”. Ai u shpreh se do të jetë diçka historike, që i tejkalon dy koncertet recitale të mbajtura më parë në Tiranë. Donaldi: A do ketë një koncert tjetër recital si Tingujt e ditarit tim dhe Hapësira e një ëndërre? Albani: Me thënë të vërtetën kanë qenë dy koncerte të jashtëzakonshme , është sfidë e jashtëzakonshme për mua se dua të bëj diçka që të them bëra maksimumin që munda dhe është…
Shirat e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje masive në ishullin grek të Kretës. “Situata është tragjike. Kemi një katastrofë biblike dhe po mbajmë zi. Humbja e jetës së njeriut është tragjedia më e madhe. Në të njëjtën kohë, po kërkojmë edhe një grua”, tha Menelaos Mpokeas, kryetari i Bashkisë Malevizi. Mediat lokale raportojnë për dëme në fshatrat bregdetare, ku rrugët janë kthyer në lumenj që marrin përpara gjithçka.
Pedagogët do të mbajnë edhe në ditën e parë të vitit të ri akademik, një protestë që e cila mbështetet edhe nga Unioni i Këshillave Studentorë. Po ashtu ata kanë 3 kërkesa për Ministrinë e Arsimit. -Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4% -Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit – Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe…
Mëngjesin e kësaj të diele, nga një aksion i Policisë së Vlorës, kanë rënë në pranga 3 persona. Operacioni i policisë së Vlorës së bashku me forcat Shqiponja,ka qenë për lojërat e fatit. Olsi Llanaj, Nertil Llanaj dhe Eduart Veizaj janë arrestuar. Ndërkohë që Xhimi Llanaj është shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati. Shpallet në kërkim pronari i lokalit të…
Shqiptarët vijojnë që të jenë “problem” për Britaninë e Madhe. Krah shtëpive të barit, shqiptarët që kanë përfunduar pas hekurave në Britani, pasi kanë hyrë në mënyrë ilegale i kanë kushtuar Britanisë 1.2 milionë paund gjatë vitit të kaluar. Media “The Sun” përmend bandën “Hellbanianz” me bazë në Londrën Lindore që poston video me shuma të mëdha parash dhe makina luksoze. Banda “Hellbanianz” ka postuar video që tregojnë një mori parash dhe makinash. Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milionë paund për përkthyes vitin e kaluar, nga 16 milionë paund e një viti më parë.
Rruga ballkanike po ringjall sërish shqetësimin e BE-së, kjo për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve që po kalojnë prej saj. Një raport i FRONTEX që u referohet të dhënave të emigrimit për nëntë muajt e vitit 2022, tregon se vetëm në shtator u evidentuan 19.160 persona, dy herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shqipëria është pjesë e Rrugës Ballkanike ku emigrantët e parregullt hyjnë nga Greqia dhe udhëtojnë drejt vendeve perëndimore duke kaluar drejt Malit të Zi apo përmes Portit të Durrësit për në Itali. Me shqetësim, raporti evidenton tendencat e emigrimit…
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga kulla e vjetër e ujit në Thumanë, e cila është kthyer në Kulla e kujtesës në nderim të viktimave të 26 nëntorit. Në të shihet sesi Thumana është tashmë një lagje e re me ndërtime dhe banesa të reja. “MIRËMËNGJES dhe me Kullën e Kujtesës së Thumanës, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama në facebook. Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u transformua në kuadër të Programit të Rindërtimit, i cili…