Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 313 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 19 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa 15 qytetarë janë shëruar. Njoftimi i plotë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 313 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit 16 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid…
Author: tirana
Njerëzit e lindur në këto katër shenja të zodiakut zakonisht fitojnë më shumë, gjë që vjen si rezultat i këmbënguljes, fokusit njohurive por sigurisht dhe fatit. Shihni nëse jeni mes tyre: Bricjapi Bricjapët janë jashtëzakonisht ambiciozë, punëtorë dhe inteligjentë, ndaj punojnë shumë për të fituar sa më shumë para dhe për shkak të përkushtimit të tyre zakonisht arrijnë majat. Gjithçka që fitojnë ruhet për ditë me shi, ndaj është tipike për ta që të jetojnë me modesti ndërkohë që kanë një pasuri të vërtetë të vogël në llogarinë e tyre. Luani Paratë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Luanët. Ata e…
Pas gjyqit gjashtë-javor, vendimit të gjykatës që i dha të drejtë Johnny Depp-it si dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 10 milionë dollarësh, Heard ka sfiduar sërish. Aktorja ka depozituar një ankesë, ku rendit 16 arsye për apel, katër muaj pasi gjykata i dha të drejtë ish burrit të saj. Sipas dokumenteve të siguruara nga Vanity Fair, arsyet për apelimin e vendimit përfshijnë gjithçka, nga mungesa e “provave të qarta dhe bindëse” deri te fakti që gjykata rrëzoi kërkesën e jurisë për dëmshpërblim pasi përcaktoi se të dy, Heard dhe Depp kishin shpifur njëri-tjetrin. AMBER HEARD’S GROUNDS FOR APPEAL!…
Këtë të dielë, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat, tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të mos marrin pjesë në festivalin e këngës “Eurovision 2023”, kjo për të kuryser shpenzimet, ndërsa e krahasoi këtë veprim me qeverinë në vend. Për të në Shqipëri po qeverisin hajdutët e “Rilindjes” që harxhojnë 20 milionë euro për të monitoruar rrugët që janë copë-copë dhe se po ndërtohen instalacione me vlerë 4 milionë euro në Kryeministri.
Real Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. Ekipi i Carlo Ancelottit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe pa humbje deri tani këtë sezon. Edhe ekipi i Xavit ka formën e njëjtë me 7 fitore dhe 1 barazim në tetë ndeshjet e para. FORMACIONET ZYRTARE: Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric, Valverde; Benzema, Vinicius Jr. Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Eric García, Balde; Busquets, Pedri, De Jong; Dembélé, Raphinha dhe Lewandowski.
Nesër (17 tetor) nis edhe viti i ri akademik, dhe pedagogët studentët do ti presim me protestë. Pedagogët Peter Saraçi, Elior Vila dhe Bsilim Ahmetaj deklaruan se prej orës 08:00 deri në orën 10:00 do të mirëpresin studentët e vitit të parë dhe më pas do të fillojnë protestën. Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave dhe presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët. “Kjo vlen për të gjitha universitetet e Shqipërisë, jo vetëm për Universitetin e Shkodrës. Vendimet e sindikatës janë shpërndarë dhe për të mos penalizuar studentët e vitit të parë, të cilët për herë…
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në Serbi, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë digës së liqenit të Rovnit, në juglindje të Valjevës. Mediat serbe raportojnë se një person ka mbetur i vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, por ka gjasa që numri i viktimave të rritet. Minibusi ka dalë nga rruga duka shkatërruar barrierat anësore dhe duke përfunduar 50 metra në greminë. Nga të dhënat e para mësohet se autobusi është përmbysur në greminë, kur shoferi ka dalë nga automjeti dhe nuk ka vendosur frenat e dorës.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital, del që Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për shërbimet publike online. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një përgjigje oër të gjithë kritikët, që sipas tij hedhin baltë dhe nxijnë çdo ditë shërbimet online. “Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës”,-shkruan Rama. Postimi i plotë LAJM SHUMË…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup përfaqësues të parlamentit belg, të kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje “Kullën e Sahatit”. Veliaj tha se Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. “Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë, me të cilën kemi edhe një rastësi shumë të bukur: Pas Tiranës, vitin tjetër, Kryeqyteti Europian i Rinisë do të jetë qyteti belg i Ghent. Është një mundësi fantastike që, shumë prej atyre punëve dhe përvojave që kemi mësuar nga…
Për testin e 26 tetorit në Abu Dhabi, përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit, do të përbëhet kryesisht me lojtarët që kanë spikatur në Kategorinë Superiore. Ky është vendimi i marrë nga stafi teknik kuqezi, që ka përgatitur edhe listën paraprake, përpara grumbullimit. Edhe pse lista mbetet për t’u zyrtarizuar, thuajse gjysma e skuadrës do të kompletohet nga lojtarët e Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë. Të kuqtë do të kenë katër lojtarë të grumbulluar, nga Bitri te Hadroj, për të vijuar me Rrapajn e Skukën. Tirana do të përfaqësohet nga Deliu, Kallaku dhe Redon Xhixha, teksa të përzgjedhurit nga Vllaznia janë Esat Mala,…
Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanin, ishte një nga më të komentuarat. Ajo u rikthye sërish në qëndër të vëmendjes pas deklaratave të bëra mbrëmjen e djeshme nga Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Why Not”, kryedemokrati tha se ishte i lehtësuar pasi fatmirësisht nuk i kishin ngarkuar asnjë detyrë dhe se e shijoi dasmën në maksimum. “Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit. Meqenëse nuk më…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi se e djathta duhet të dalë me një kandidat të vetëm për Tiranën, në zgjedhjet e ardhshme vendore. Për “Euronews Albania”, ajo thotë se kandidatura duhet të jetë përfaqësuese e së djathtës dhe të ketë integritet moral. “Unë gjykoj që e djathta ka nevojë të dalë me një kandidat të vetëm dhe të unifikohet më shumë se kurrë. Unë shoh një pritshmëri shumë të lartë të qytetarëve të Tiranës për të bërë ndryshimin në Tiranë. Tirana vuan nga probleme madhore. Jam e vëmendshme, jam në një marrëdhënie intensive me banorët, edhe në lagjen…