Të mbijetuarit e një aksidenti ajror në vitin 1972, janë bashkuar sërish për të ritreguar historinë e tyre të jashtëzakonshme, që përfshin edhe kanibalizmin, si mënyra e vetme për t’i shpëtuar vdekjes nga uria. Avioni që po dërgonte një ekip amator regbie dhe tifozët nga Uruguaji në Kili, u rrëzua dhe 16 të mbijetuarit qëndruan 72 ditë në malet me borë, duke u detyruar të hanin kufomat e miqve të tyre të vdekur. 70-vjeçari Ramon Sabella kujton se 10 ditë pas aksidentit, me anë të radios të mbijetuarit morën vesh që operacioni i kërkim-shpëtimit ishte anuluar. Ky ishte momenti kur…
Author: tirana
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, këtë të dielë thotë se nisma “Open Balkan” synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por për të nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e 6-të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu Osmani nënvizoi se ndonjë nga shtetet do të dëmtohej nga “Open Balkan”, Maqedonia e Veriut do të largohet nga nisma. “Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vet mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Problem i…
Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj U20 & U23 do të zhvillohet në Shqipëri nga data 16 deri në 25 tetor. Pasditen e djeshme në prani të qindra të rinjve, në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” u zhvillua ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm sportiv që organizohet në qytetin e Durrësit. Në ceremoni merrnin pjesë drejtuesit e Federatës Europiane të Peshëngritjes, asaj shqiptare dhe komitetit olimpik, si dhe drejtues të lartë vendorë dhe qendrorë. Sportistë dhe trajnerë nga e gjithë Europa do të përballen mes tyre në sportin e peshëngritjes për të rinj për të thyer…
Efektivi Florenc Bicerri u arrestua në Turqi, pasi u kap me drogë. Për këtë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka marrë vendimin për ta përjashtuar përgjithmonë nga Policia e Shtetit. “Në lidhje me një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, të goditur nga autoritetet turke ju sqarojmë se: Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit. Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të…
Kosova kërkon ndihmën e drejtësisë shqiptare të cilës i kërkon me urgjencë çfarë veprimesh konkrete kanë kryer prokurorët në Tiranë mbi vdekjen e biznesmenit Muhamet Junikaj, i cili ndërroi jetë në një spital në kryeqytet mbas një atentati. Për shkak të hetimeve të regjistruara në Kosovë ndaj Shpejtim Kunishit i dyshuar për vrasje me dashje, Prokuroria Themelore kërkon t’i vendosen në dispozicion raportet e policisë së Tiranës të kryera nga komisariati numër 4. Këto veprime vërtetojnë se si biznesmeni 43-vjeçar mbasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës, ai u mbaj nën trajtim më te specializuar në…
Këtë të dielë, banorët e Rubikut po mbajnë një protestë pas bllokimit të hyrjes në anën lindore të qytetit. Ata janë mbledhur në Rrugën e Kombit. “Ka qenë e gabuar! Ke shkolla ke çerdhe, dhe ne na duhet të bëjmë 5 km për të dalë te shtëpia. Unë të bëj 5 km të bie nëpër qytet që të shkoj në shtëpinë time, nuk bëhet. Vendimin e ka marrë ai përgjegjësi i autostradës. Kemi dalë në grevë për të hapur hyrjen!”, tha një prej protestuesve. Ata e konsiderojnë izolim këtë veprim. Protestës së banorëve i është bashkuar edhe deputeti demokrat Kastriot…
Efektivi i Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Biverri ka fluturuar më 5 tetor, dhe ka qenë i shoqëruar me Kujtim Çelikun. Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit. Autoritetet turke kanë arrestuar efektivin e rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në një parking në Turqi. Që prej datës 8 tetor, Komisariati Rrugor i Tiranës ka nisur hetimin disiplinor për efektivin Florenc Bicerri si dhe procedurën për largim nga puna,…
Klubi i Egnatias vendosi të largojë trajnerin dhe menjëherë gjeti zëvendësuesin, kjo pas humbjes me Teutën. Rrogozhinasit arritën marrëveshjen me Shpëtim Duron, i cili do të nisë nga puna pa humbur kohë. Tekniku i mirënjohur së fundmi punoi te Laçi, skuadër me të cilën luftoi për titullin deri në javën e fundit, teksa shkruajti historinë duke i kualifikuar deri në turin e tretë të Conference League.
Në shkollën e sapo rindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi dhe drejtuesin e AADF-së, Michael Granoff, vizituan mjediset e laboratorit, ku mësojnë nxënësit e përfshirë në këtë nismë, u shpreh krenar se ky projekt nis nga gjimnazi “Sami Frashëri”. “Për mua është krenari shumë e veçantë që, këtë projekt, e fillojmë te “Sami Frashëri”. Kur unë…
Më 23 tetor, Tirana do të presë eventin më të madh sportiv “Maratona e Tiranës”, dhe përfaqësuesi i Bashkisë, Roland Hysi thotë se presin 170 pjesëmarrës nga vende të të gjithë botës, ndërsa theksoi se ky aktivitet është një promovim për Tiranën dhe Shqipërinë. “Një aktivitet më i madh sportiv. Është një aktivitet që kulmon dhe promovon më së miri Shqipërinë, Tiranën dhe këdo. Jemi të lumtur të mirëpresim garues nga 170 vende të botës. Kemi më shumë pjesëmarrjeje këtë vit. Janë katër disiplina. Nis në sheshin Skënderbej në orën 9. Kemi nga 6 çmime, më datën 22 është martona…
Një doganier, dy efektivë policie dhe dy shtetas nga Kosova janë arrestuar pasi lejuan kalimin e mallrave kontrabandë nga Morina. Mësohet se ata u kapën në flagrancë Qafë Morinë, duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare. Kundrejt përfitimit të shumave monetare doganieri dhe dy policët lejuan kalimin e mallrave të kontrabanduara nga dy kosovarët banues në Pejë.
Sezoni i ri televiziv në Top Channel ka këtë datë si festën e nisjes. Kjo datë është bërë traditë, dhe për ne në Top Channel është më shumë se kaq. Ajo është ditëlindja e themeluesit të televizionit tonë, që tashme prej dy dekadash është shtëpia televizive më e dashur e gjithë shqiptarëve kudo në botë. Në kohën kur kufijtë u rrëzuan dhe shqiptarët u shpërndanë nëpër botë, Top Media, ideuar dhe krijuar nga Dritan Hoxha, u bë forca më e madhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve. Dashuria me të cilën Tani e ndërtoi këtë televizion, u shpërblye me suksesin e…