Franca ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe do të zgjerojë një program trajnimi për ushtarët ukrainas. Deri në 2.000 ushtarë ukrainas do të përfshihen në njësitë ushtarake në Francë për disa javë trajnime luftarake, trajnime më të specializuara në logjistikë dhe nevoja të tjera, dhe trajnime mbi pajisjet që Franca do t’ia jap Ukrainës, tha ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në një intervistë për Le Parisien. “Ne po vërejmë faktin se lufta, mjerisht, do të zgjasë”, citon gazeta të ketë thënë ministri francez. “Një brez i ri ushtarësh duhet gjithashtu të stërvitet”. Franca…
Author: tirana
Njerëzit kanë pasur gjithmonë shumë interes për gjërat më të veçanta në planetin tonë. Liqeni Bajkal është pak më ndryshe. Të qenit liqeni më i thellë dhe më i vjetër në botë, do të ishte zakonisht elementi tërheqës kryesor. Por edhe më interesant është fakti se në shumicën e kohës liqeni është i ngrirë. Shumë rrallë ky liqen është i shkrirë. Dhe madje edhe atëherë, temperaturat janë sërish aq tëulëta, saqë askush nuk guxonte të bënte ndonjë zhytje për të gjetur fundin. Liqeni vlerësohet se ka një thellësi maksimale prej 1.637 metrash dhe është rreth 25 milionë vjet i vjetër.…
El Clasico e javës së nëntë të La Liga i takon Real Madridit.Madrilenët mundën 3-1 në shtëpi Barcelonën. Los Blancos çojnë peshë stadiumin Santiago Bernabeu që në minutën e 12-të, ku një kundërsulm vrasës i të besuarve të Ancelottit përfundon me gol. Goditja e Vinicius u prit nga Ter Stegen, ndërsa pas topit të kthyer sërish në lojë, Benzema bën atë që di të bëjë më mirë. Katalanasit kishin rastin ideal për të vendosur ekuilibrat pak më vonë, por Lewandowski nuk shtyn dot në rrjetë sferën, në një pozicion të favorshëm. Në minutën e 35-të, Valverde nga distanca ndëshkon portierin…
Dëshira e madhe e Selvisë dhe Zinit për të plotësuar familjen e tyre me një fëmijë, u bë realitet. Birësimi i Sokolit solli lumturinë e munguar në shtëpinë e tyre, teksa familjarët dhe të afërmit e pritën me një festë të madhe ardhjen e tij, thonë ata në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Emri i djalit ndryshoi në Gëzim, ashtu si ndjenja që ai kishte sjellë me vete, ndërsa me përkëdheli i thërrisnin Xhimi. Rritja e shkollimi i tij ishin primare, Selvia dhe Zini ia përkushtuan jetën vetëm djalit të tyre të…
Personi që shikoni në foto është efektivi i Policisë rrugore, Florenc Bicerri që është arrestuar në Turqi pasi është kapur me një sasi droge. Mësohet se efektivi ka marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor, kur ka udhëtuar drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit. Autoritetet turke arrestuan Bicerrin së bashku me shtetasin Kujtim Çeliku pasi të dy shqiptarët u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, ende të pakonfirmuar. Ndërkohë që prej datës 8 tetor, Komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim e tij nga forca për…
Real Madrid 2-0 Barcelona Real Madrid dhe Barcelona kanë matur forcat në kuadër të La Liga. Takimi po luhet në Estadio Santiago Bernabeu me gjyqtar kryesor Sanchez J. Formacionet zyrtare: Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius. Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Koundé, Eric, Balde; Busquets, Pedri, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Dembélé. Minutë pas minute: 52- Benzema shënon gol, por anullohet për ‘offside’. 46- Nis pjesa e dytë. 45- Mbyllet pjesa e parë. 35- Gol. Valverde gjen rrjetën me një goditje nga distanca. Asnjë shans për Ter Stegen. 12- Gol. Aksioni fantastik…
E diela në Premier League ka sjellur disa përballje interesante.Chelsea ka mundur 0-2 Aston Villan në Birmingham. Një gabim foshnjarak i mbrojtjes vendase i kushton shumë atyre në minutën e gjashtë, pasi Mount ndodhet në zonë dhe përfiton, duke u dhënë avantazhin Bluve të Londrës. Ekipi i Gerarrd nuk do kishte shënjestrën e duhur për të barazuar, pas disa rastesh radhazi. Të besuarit e Tuchel sigurojnë 3 pikët në minutën e 65-të, falë Mason Mount që tashmë me një goditje kirugjikale nga distanca realizon një gol mjaft të bukur. Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 90-të, duke mos…
Korporata Elektro-energjitke Shqiptare blen 2.6 mln euro energji elektrike për fundjavën. Sipas të dhënave të KESH në bazë të procedurës rezulton se energjia është blerë me një çmim mesatar prej 272.78 euro. Pavarësisht se është zhvillluar një proçedurë për të siguruar energji për të gjithë muajin tetor duket se ajo nuk ka mjaftuar për të plotësuar nevojën për konsum. Prodhimi vendas nuk ka mjaftuar për të plotësuar furnizmin me energji të vendit. shkruan abcnews. Në një kohë që edhe rezerva ujore në kaskadën e Drinit mbetet shumë e ulët pavarësisht reshjeve të shiut .Të dhënat e para disa ditëve të…
Një 67-vjeçar me biçikletë është aksidentuar mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.Sipas informacioneve të policisë, 67-vjeçari është përplasur nga një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës dhe po merr ndihëm mjekësore, ndërsa me e drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Maliq/Informacion paraprak Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues…
Shkodër / Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Qarku”. Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit, shkon në 33 numri i të arrestuarve në kuadër të tij. Sekuestrohen 77 kilogramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Vihen në pranga 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 5 të tjerë, autorë të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. ✅Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me patrullat e përgjithshme të komisariateve…
Real Madrid ka kaluar në avantazh ndaj Barcelonës. Benzema ka realizuar në minutën e 12′. SHIKO GOLIN
Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, ka thënë çifti i mjekëve që qndron pas një prej vaksinave më të suksesshme për luftën ndaj Covid. Profesorët gjermanë Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë. Profesor Tureci tha: Menojmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë. Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani, në vitin 2008, ku…