Author: tirana

Këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën jugperëndimore në mesditë. Temperaturat minimale do të zbresin 7-12 gradë , gjatë ditës do të jenë me rritje 20-22°C ne veri deri në 25-27°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Sërish është risjellë në qendër të publikut historinë e Sarandës, atë ku Brandoni dhe ish-bashkëjetuesja e tij vijojnë sherrin me njëri-tjetrin si macja me miun. Të gjithë e mbani mend në sezonin e kaluar historinë e dashurisë të kthyer tashmë në urrejtje mes tyre, atë të Brendonit dhe Nikoletës, ku sebep i sherrit u bë një person i tretë por edhe lokali. Edhe pse “Piranjat’ bënë të pamundur vitin e shkuar, Brendoni është ndier sërish i kërcënuar dhe i dhunuar nga ish-bashkëjetuesja e tij Nikoleta, e cila vazhdon ta shantazhojë, kërcënojë por edhe ta dhunojë fizikisht atë. Në pamundësi për…

Read More

Në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze edhe çaji shërbehet me “disiplinë ushtarake”. Një video, e cila është bërë virale në rrjet, tregon sesi një numër kamarieresh shërbejnë çajin duke ndjekur lëvizje të sinkronizuara.Ato mbajnë uniformë dhe ndjekin të njëjtat hapa gjatë gjithë procesit të shërbimit të çajit nëpër tavolinat ku do të ulen kongresmenët. Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që filloi të dielën në Pekin. Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor.…

Read More

Qytetarët në Haiti i kanë bërë homazhe të dielën këngëtarit Mikaben, vdekja e papritur e të cilit gjatë një koncerti në Paris, shkaktoi tronditje në vend. Artisti 41-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, dyshohet se pësoi një atak në zemër gjatë një shfaqje të shtunën, duke shokuar fansat që e panë të rrëzohej teksa po dilte nga skena. Ai po ndodhej në Accor Arena me kapacitet 20,000 në Parisin lindor si mysafir i grupit Haitian Carimi. Ai “ndërroi jetë pas një krize në skenë dhe pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, nuk ia doli,” njoftuan organizuesit…

Read More

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme nga përmbytjet që përfshinë Agia Pelagia-n në Kretë. Eugenia Kyrilova, 49 vjeç, rezultonte e zhdukur deri mëngjesin e së dielës por u gjet sot e pajetë nga bashkëshorti. 49-vjeçarja po udhëtonte në të njëjtën makinë me 50-vjeçarin Kostas Vergakis, i cili po ashtu humbi jetën pasi automjeti u përmbys në një kanal. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Eugenia po shkonte me 50-vjeçarin në Agia Pelagia për të pastruar shtëpinë e tij kur automjetin e mori rrjedha. Ajo tentoi të hapte derën e të dilte për të shpëtuar por e…

Read More

Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në muaj ndihmë nga shteti, me të cilat mban familjen, gruan dhe djalin 11 vjeç. Ai thotë se në pamundësi për të gjetur një punë të rregullt, me këto të ardhura e ka të vështirë të sigurojë ngrohje për këtë dimër. Viteve të kaluara e kishin ndihmuar miqtë me drunj, por këtë vit me rritjen e çmimeve, gjërat kanë ndryshuar. “Shoqëria m’i kanë dhënë nga dy tri metra viteve të kaluara, por për sivjet asgjë dhe nuk ka shpresë aspak. Me rrymë nëse mundem ta përballoj, nëse jo më duhet vetëm të…

Read More

A keni menduar ndonjëherë se sekreti i humbjes së peshës varet nga koha kur hani vaktin tuaj të fundit? Këtë e vërtetojnë studime të ndryshme dhe ekspertët pohojnë se duhet të hani darkë para orës 20:00, mundësisht rreth orës 18:00 dhe në këtë mënyrë të rrisni shanset për të hequr qafe kilogramët e tepërt. Është vërtetuar se një darkë e hershme ndikon pozitivisht në peshën tonë, sepse zgjat periudhën deri në kohën e gjumit dhe në këtë mënyrë nxit tretje më të mirë. Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të shmangur dëshirat e natës dhe për të reduktuar…

Read More

Ka përfunduar 1-0 superfida e kësaj jave mes Liverpool dhe Man City. Ka qënë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat teksa goli i fitores erdhi në minutën e 75′ nga Salah. Me këtë sukses, Qyteatrët mbeten në vendin e 2 me 23 pikë, 4 pikë më pak se kreu që mbahet nga Arsenali.  SHIKO GOLIN

Read More

Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin. E ftuar në “Wake Up”, prezantuesja u ‘ngacmua’ nga moderatori i programit nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën. Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren, por jo vetëm, ajo shtoi se ka pasur dhe emra të tjerë të njohur shqiptarë, më të cilët e kanë ngatërruar. “Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptar, nuk e mbaj mend”, tha Klea. Partneri i Kleas, Elgit…

Read More

Emri i Kujtim Çelikut, ish-komandos së arrestuar në Turqi, pasi u kap me një sasi të madhe droge, nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Më 17 shtator të 2011-ës, Çeliku, asokohe oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” u arrestua me akuzën e grabitjes. Oficeri që kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, përfundoi në pranga, pasi kërkohej prej disa muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës. Kujtim Çeliku, nga fshati Mullet i Tiranës, akuzohej për ngjarjen e ndodhur në maj 2011, respektivisht për vjedhjen e një çante me 176 unaza floriri,…

Read More

Eliverta, një nënë nga Pogradeci ka kërkuar ndihmë në “Shihemi në Gjyq”. Siç paralajmëron Eni Çobani, rasti është mjaft i vështirë, por më shumë zbulohet në insertin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Berolda: Ju jeni një nënë e vuajtur. Eliverta: Po moj bijë, e vuajtur jam se kam hapur 4 varre, kam varrosur 4 fëmijë dhe Zoti më ka lënë vetëm një. Berolda: Me këtë djalë jeton? Eliverta: Po, me këtë djalë jetoj por më ka hipur një sherr shumë, shumë i madh. Nusja më ka hedhur prej shkallëve, djali më thotë dil prej shtëpisë, e nusja…

Read More

Në nisje të vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë urimin e saj. Evis Kushi shkruan në rrjete sociale se ky vit akademik do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara pasi e gjithë bota po përballet me efektet e luftës në Ukrainë. Sipas saj, qeveria dhe ministria kanë dhënë bursa dhe ka përjashtuar nga tarifa vjetore një sërë kategorish, si studentët që zgjedhin lëndë prioritare, ekselentët dhe ata që kanë fituar medalje nëpër olimpiada. Gjithashtu, ministrja Kushi thotë se janë rritur standardet infrastrukturore dhe të mësimdhënies në universitete. Ajo pati një urim edhe për pedagogët,…

Read More