Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla thotë se me Reformën Territoriale ata nuk bëjnë pazar politik. ”Jemi të gatshëm për një takim me Alibeajn dhe Çupin për të dialoguar. Opinioni im është ky dhe ndërkohë që ditët në vijim le të përmbyllim dhe në fund është detyrë e komisionit të dalë me një qëndrim përfundimtar për këtë çështje”,-tha Balla.
Author: tirana
Një 60-vjeçare është gjetur e mbytur ditën e sotme në lagjen nr.13 Durrës. Dyshimet e para të policisë janë se ajo është mbytur duke u larë në det, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Këtë të hënë, avokati i ish-ministrit Lefter Koka, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai thotë se do të dëgjohen faktet dhe të vërteta që nuk i kemi dëgjuar deri më tani. Se për çfarë bëhet fjalë nuk dihet. ”Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduar shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës është e tillë që nuk mund të vazhdojë të mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket ka vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në…
Pas daljes nga Gjykata e Apelit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka cilësuar të padrejtë shtyrjen e disatë të seancës për vendimmarrjen në Apel për dënimin ose jo të tij. Ai akuzoi se maxhoranca po i bën presion drejtësisë. “Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua. Drejtësia duhet të…
Kjo e hënë e ditës së parë të nisjes së vitit të ri akademik, pedagogët i ka gjetur në grevë. Profesori Aleksandër Biberaj, thotë se pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon. Nga protesta e pedagogëve, Bibraj tha se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave. Sipas tij masa e rritjes prej 15% është qesharake. ”Pagat tona janë qesharake. Unë kam një profesoreshë këtu që ka 40 vite punë dhe nuk merr as 1 mln lekë të vjetra. Ne nuk po kërkojmë luks, i dimë situatat që kalon vendi, por kërkojmë përafrim të nivelit të pagave…
31-vjeçarja Evhenia Emerald është në vijën e parë të frontit të luftës në Ukrainë, aty ku shërben si snajpere. Megjithatë, ajo ka gjetur mundësinë, pa u larguar nga detyrat e saj në luftë, të martohet në një ceremoni modeste në një pyll në Kharkiv me Evheniy Stypaniuk. “Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”, shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale, aty ku ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia modeste. Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e…
Një tjetër rrjedhje të dhënash personale është bërë këtë herë nga hakerat që morën përsipër sulmin ndaj serverave të qeverisë shqiptare. Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, ka publikuar në rrjetin e vetë në Telegram databazën me të qindra-mijëra numra të telefonisë celulare, shoqëruar me emër, mbiemër dhe numrin e kartës së identitetit. Në të, veç të dhënave personale, tregohet dhe data kur këto numra janë aktivizuar për herë të parë, si dhe burimin e këtyre numrave.
”Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht”,-tha kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, fill pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Por sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kreu i regjimit putinian të Shqipërisë gjeti Putinin fajtor për hajdutëritë e tij mizore. ”“Kujtohet” sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t’ia lërë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në…
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre të rinj, pasi shantazhonin një person përmes rrjetit social Instagram. Të arrestuarit shantazhonin shtetsain me inicialet E.K, se do t’I bënin publike lidhjen intime nëse nuk merrnin prej tij shumën prej 3 mijë eurosh. Pas denoncimit në polici, nga ana e organit të prokurorisë është dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave. ”Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi…
Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare” i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare. I prekur, teksa e kujton, ‘Doktori’ shprehet se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij. Gent Pjetri drejton gishtin ndaj dikujt, por pa i përmendur emrin. Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë, ‘Doktori’ thotë se e teproi edhe më shumë me alkoolin. Kur e hoqën nga ekrani, ai kaloi…
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Martina Pajollarin, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e Martin Çeços. Lidhur me këtë ngjarje më herët janë arrestuar edhe tre persona të tjerë. Gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta. Nga dëshminë e saj më herët, 18-vjeçarja ka pranuar se ishte e pranishme në vendin e krimit, por më pas para mediave e ka mohuar duke thënë se është ndjerë nën presionin e policisë. Të dyshuar për vrasjen që…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Në një video ku shfaqet bashkë me një djalë të ri nga Shkodra që ka ardhur në Tiranë, Veliaj uron të gjithë të rinjtë. “Mirëmëngjes dhe suksese për Jursi Temali dhe gjithë studentët që sot nisin vitin akademik! Bekime dhe përqafime”, shkruan Veliaj. Jursi ka vetëm një muaj që ka ardhur në kryeqytet dhe ka nisur punën e tij të parë. “Jam me Jusi Temalin, është me origjinë nga Shkodra, ka vetëm një muaj në Tiranë, si i ri dhe sot…