Author: tirana

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një takim me drejtuesit e Grupeve të Punës, të cilët ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike. Gjatë takimit në selinë blu, mësohet se u analizua situata në terren mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Në mbledhje, ish-kryeministri Sali Berisha bëri të qartë se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime, organizimin e primareve dhe organizimin e protestave

Read More

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj iu drejtua qeverisë që të lërë arrogancën dhe të fillojë të pranojë edhe zërin e opozitës në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. “T’i themi gjërat siç janë, mund ta shoh me sytë e opozitë dhe mazhorancës, dhe kurrë nuk do biem dakord, ama ka një palë sy që shohin me realizëm, që janë shqiptarët dhe fakti që shqiptarët kanë ikur për të kuptuar fare mirë se cila është situata në këtë vend. Nuk mund t’u kërkojmë evropianëve të na zgjidhin ata problemet, e për t’i zgjidhur ne duhet të tejkalojmë veten, për aq kohë…

Read More

Në selinë e PD-së, ku Sali Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Jozefina Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së. ‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë.Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli. Kujtojmë se Bardhi është shprehur se negociatat për të dalë me kandidatë të përbashkët nuk do të thotë se njohin Berishën si kryetar.

Read More

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi N.P u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin, ndërsa pas shoqërimit nga blutë ai ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit. Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, teksa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”. Falë ndërhyrjes në kohë nga…

Read More

Partia Socialiste duket se ka arritur te rikonfirmoje tre prej kryebashkiakeve aktual si kandidate për zgjedhjet vendore të vitit 2023. PS do të rikandidojë tre nga kryetarët aktualë të bashkive. Bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës, Fierit dhe atë të Lushnjes. Rama do të rikandidojë për kryetarë të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, për Bashkinë e Fierit Armando Subashin, dhe për kryetar të Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefan.

Read More

Një hajdut serial ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit. Arif Lita, 21-vjeç, i dënuar më parë po për vjedhje, dyshohet se në 6 muajt e fundit ka grabitur 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit. Sipas policisë, i riu futej në biznese të ndryshme dhe vidhte shuma parash, steka me cigare si dhe produkte të ndryshme ushqimore. Arif Lita njihet si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa idetnifikimi i tij u bë falë pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.

Read More

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhdukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun. Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit. Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak. “Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët. Pas…

Read More

Klement Çala, një nga të autorët e grabitjes së 4.6 milionë eurove në vitin 2019 në Rinas, ka dalë nga regjimi ’41 BIS’. Gjykata ka shfuqizuar urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë Klement Çalën. Sipas gjykatës, vendimi ishte i pabazuar në ligj dhe në prova. Klement Çala është një nga autorët e grabitjes së 4.6 milion eurove në vitin 2019.

Read More

Në orën 13.30 ka nisur një takim mes kreut Sali Berisha dhe drejtuesve politikë të qarqeve për të përcaktuar mënyrën sesi do të vijojë agjenda opozitare. Edhe të martën, në po të njëjtën orë pritet që të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike në të cilën pritet të miratohet nisja e procesit të primareve. Nëse nesër miratohet nisja e procesit të primareve, pas shtatë ditësh do të kemi kandidatët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Ndërkohë kujtojmë se janë dy procese që do të ecin paralel, pasi po bëhen negociata që edhe pjesa tjetër e përfaqësuar nga…

Read More

Vjen një moment në jetën tuaj kur e shikoni tani dhe nuk ndiheni veçanërisht të lumtur për këtë. Le të themi, ai që po kalojmë. Duke parë të kaluarën e afërt, dhe të tashmen, sheh se momentet kur ke qeshur me të vërtetë me shpirt kanë qenë shumë të pakta dhe e kupton se në fund ndoshta ky është problemi. Ju e merrni gjithçka shumë më seriozisht sesa duhet. Nuk e di nëse ju ka ndodhur ndonjëherë, por në situata jashtëzakonisht të trishtueshme, si funeral, janë të paktë ata që ndjejnë nevojën për të qeshur, zakonisht si reagim, por edhe për…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat, I pyetur nëse do të bashkohet me protestat e paralajëmruara më herët ditën e sotme nga kreu i PD Sali Berisha, ka thënë se është në mbështetje të çdo proteste. Sipas tij “protestat dhe grevat janë të domosdoshme për rrëzimin e regjimit të korruptuar”, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve të  shfrytëzojnë të drejtat që u jep kushtetuta për të protestuar.

Read More

BE ka miratuar një paketë të re ndihme për Ukrainën, me vlerë prej 500 milionë eurosh, shkruan skynews. “BE-ja po rrit mbështetjen e saj për Ukrainën për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe për të mbrojtur popullsinë civile kundër luftës së vazhdueshme ruse të agresionit”, thuhet në deklaratë. Josep Borrell, tha se paketa e radhës ishte “një tjetër provë se ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë ndaj forcave të armatosura ukrainase për të mbrojtur vendin kundër agresionit në rritje”. Ai shtoi: “Sulmet e fundit pa dallim të Rusisë ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës civile…

Read More