Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim, liderin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj. Kreu i qeverisë ka postuar foto nga zyra e tij, teksa shkruan “Liria ka emër”, duke qenë se Limaj ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu Limaj ka mbajtur më parë edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës si dhe Ministrit të Transportit dhe Komunikimit. “Liria ka emër. Kafe me Fatmir Limajn” – shkruan Rama krahas postimit.
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e reja me COVID të identifikuara gjatë 24 orëve të fundit. Nga 109 testime të kryera kanë dalë pozitivë me koronavirus 7 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Ndërkohë, janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.
Një drejtues i lartë policie në Itali është marrë nën hetim nga Prokuroria e Spoleto-s pasi dyshohet se ka marrë një rryshfet prej 5 mijë eurosh nga një trafikant shqiptar. Sipas mediave italiane, shqiptari ka kryer një transfertë bankare në llogarinë e komandantit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë në arrest shtëpie. Ai ka pasur leje për të lëvizur vetëm disa orë në ditë, ku mbrëmjen e djeshme është ndaluar nga policia pasi kishte thyer orarin. Pas verifikimit të transfertës bankare, shqiptari deklaroi përpara policisë se shumën prej 5 mijë euro ia ka kërkuar drejtuesi…
Nisi sot viti i ri akademik edhe për studentët dhe kurstantët e Akademisë së Forcave të Armatosura.Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi e cilësoi Akademinë e FA një nga projektet prioritare të Ministrisë së Mbrojtjes që po avancon në bashkëpunim edhe me partnerin strategjik, SHBA. Ministri Peleshi uroi studentët dhe stafin pedagogjik për një vit të mbarë, ndërsa njoftoi edhe investimin e ri që po kryhet në mbështetje të Akademisë së FA.“Po punojmë për ndërtimin e kampusit të ri të AFA me të gjithë parametrat. Është duke përfunduar master plani, aty ku sot është…
Katër shtetas rusë – tri burra dhe një grua – u arrestuan javën e kaluar dhe janë në paraburgim në Norvegji, pasi u panë duke fotografuar objekte që nuk lejohen të fotografohen. Kështu tha policia norvegjeze më 17 tetor, pa specifikuar se cilat objekte kishin fotografuar të arrestuarit. Policia gjeti “pajisje për fotografim dhe shumë fotografi” kur makina me të cilën po udhëtonin të arrestuarit, u ndalua për kontroll më 11 tetor. Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarve. Policia tha se ata erdhën në Norvegji përmes Finlandës, duke pretenduar se janë turistë. Autoritetet në Norvegji nuk treguan nëse…
Shërbimet sekrete gjermane kanë paralajmëruar parlamentin e vendit për mundësinë që Rusia të nisë një sulm bërthamor në Ukrainë. Kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND), Bruno Kahl dhe kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Thomas Haldenwang, i bënë deklaratat në parlamentin gjerman. Shefi i BFV tha se lufta në Ukrainë ka ‘ndryshuar rregullat e lojës’ në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë në vend. Haldenwang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill, por kjo nuk është e gjitha, shkruan Der Spiegel.…
Identifikohet 43-vjeçari që u gjet i pajetë gjatë fundjavës në një pyll në Essex të Anglisë. Bëhet fjalë për Koray Alpergin, një DJ i njohur nga Turqia dhe pronar i një radioje në Angli. Ai ishte zhdukur bashkë me të dashurën e tij pak kohë më parë, e ndërsa në media u fol se çifti ishte rrëmbyer nga shtëpia ku banonin. Tre burra u arrestuan në zonën e Kent me dyshimin për vrasje dhe aktualisht janë në paraburgim. Mediat turke i kanë bërë jehonë lajmit, ku nuk kanë munguar as ngushëllimet. “Turkish Press” e përshkroi atë si “DJ i dashur i…
Më datë 17.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka zbatuar Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje datë 13.10.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj punonjësve të strukturës së Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kavajë:– Inspektor H.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.– Inspektor B.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione…
Në aeroplan civil i nisur nga Belgjika ka humbur komunikimin teksa ishte duke fluturuar mbi vendet e Ballkanit Perëndimor. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur aeroplani i Ethiopian Airlines model “Boeing 767”, humbi komunikimin me Kontrollin e Trafikut Ajror sapo doli nga hapësira ajrore e Kroacisë. Përgjatë fluturimit mbi Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi dhe Shqipëri, Kontrolli Ajror është munduar të komunikojë vazhdimisht me pilotët, por pa sukses. Sipas “Avherald”, pilotët e aeroplanit kanë vendosur të mos ndryshojnë trajektore por të vijojnë të njëjtin drejtim fluturimi. Megjithatë me të dalë nga Shqipëria, aeroplani është interceptuar nga dy…
Këtë sezon, ekranet shqiptare, teksa kanë mbajtur emisionet bazë në programacionin e tyre, kanë shtuar edhe një seri të rinjsh ku koha televizive paguhet sipas perceptimit të suksesit në audiencë. “Monitor” ka përpunuar tarifat e reklamimit në tre prej televizioneve kryesore në vend, për të nxjerrë emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira. Në Top Channel, vitin e shkuar, rekordin e më të shtrenjtit e mbante “Big Brother VIP”, me 5700 lekë/sekondë para programi dhe 11 lekë/sekondë gjatë transmetimit. Për këtë vit, duke qenë se fillimi është programuar më vonë ende nuk ka një çmim të finalizuar për…
Një grua, e cila nuk mban mend emrin e saj dhe adresën e banimit, është gjetur në rrugë gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Durrës. Ajo nuk ka një mjet identifikimi, ndërsa Policia ka dhënë disa detaje që mund ta lidhin atë me familjarët. “Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme. Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi…
Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “largimi” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun. Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit. Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak. “Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët. Kjo intervistë…