Komentet e Kanye West për George Floyd, për të cilin tha se vdiq nga një mbidozë, shkaktuan zemërim në familjen e të ndjerit. Madje reperi komentoi se gjuri i ish-oficerit të policisë dhe tani i burgosur, Derek Chauvin, nuk e preku qafën e Floyd për ta vrarë. Pas këtyre deklaratave, familjarët e të ndjerit po shqyrtojnë mundësinë që të depozitojnë një padi kundër reperit, për të ndaluar dezinformimin.
Author: tirana
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, duket se fundjavën që kaloi e ka kaluar në Shkodër. Pas fotografisë që qarkulloi në rrjet ku shfaqej në një dyqan rrobash, ajo është filmuar edhe në një restorant nën tingujt e muzikës “live”. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri ndodhet në një restorant të mbipopulluar dhe ndodhet në një tavolinë me mikeshat e saj. Ndërkohë në sfond dëgjohet tingujt e muzikës “se për çdo nat pi raki edhe verë”.
Pas poezisë për Berishën, zëdhënës i të cilit është, Alfred Lela e ka zgjeruar spektrin e personazheve të tij duke thurur një poezi për piktorin. Kuptohet që nuk i shmanget dot trajtimit politik për secilin, por mund të thuhet se ka një qasje prej Samuel Beket, por në poezi, duke qenë vështirë i kuptueshem për masën, por thellësisht simbolik dhe gotik për intelektualët e djathtë. Poezia e plotë Silueta e Piktorit Kadareja e shfaq të gjatë mes brymës,Një Vorps e pikturon tek magjeps Parisin.Elisa e shpall “Atleta Mundi”, si të ishte duke ngritur një tra dogane.Qifja ende nuk ka folur.Kur…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka cilësuar zgjedhjet vendore të 2023, si aspak të lehta, por thekson se nuk i tremb aspak fakti që përballë kanë Sali Berishën dhe Ilir Metën. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, Gjiknuri tha se socialistët pritet të fitojnë më shumë se 40 bashki, pra një raport 2-1. “Nuk janë zgjedhje të lehta. Ka ndodhur edhe aksidente që në territore të dominuara nga e majta ka fituar e djathta, rasti i Përmetit në 2015, dhe ne pësuam humbje ,fitoi PD. Këto janë mësime, duan kandidat…
Këngëtari i njohur, Enrique Iglesias ka vendosur të heqë dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij, Julio Iglesias, veprim i cili ka theksuar raportin e tyre jo aq të mirë. 47-vjeçari refuzoi trashëgiminë e legjendës së muzikës për shkak të distancimit të tyre dhe përçarjes që ka ekzistuar mes tyre prej vitesh. Ndonëse janë babë e bir dhe konsiderohen ndër artistët më të mëdhenj në botë, realiteti është se përpjekja për t’i afruar ka qenë e kotë. Ata prej shumë vitesh nuk kanë komunikim të mirë. Enrique e ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për trashëgiminë…
Eda dhe Remili të emisionin “Përputhen” vazhduan njohjen mes tyre në ambientet e një pishine. Dy konkurrentët treguan gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetrin, ndërsa Remili u shfaq më kurioz për linjat dhe shenjat në trupin e Edës, por nuk mundi t’ia heqë rrobëdishani pasi konkurrentja nuk e lejoi. Takimi vazhdoi më pas në pishinë, ku Remili i shprehu Edës pëlqimin që ka për të dhe dëshirë për të kaluar kohën me të. Megjithatë, ky takim ndezi debate të ashpra në studio. Meteo reagoi menjëherë për vendin e takimit të parë të konkurrentëve, që sipas tij ishte i gabuar dhe jo…
Tre persona, të maskuar dhe të pajisur me mjete të forta, kanë grabitur një argjendari në Manhattan, New York, ku kanë arritur të marrin sende me vlerë rreth 500 mijë dollarë. https://www.youtube.com/watch?v=uJgUVl321T8 Siç dallohet edhe nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, tre grabitësit shkatërrojnë me shkopinj vitrinat e argjendarisë dhe më pas thyejnë tre vitrina me xham, në të cilat ishin vendosur orët e kushtueshme. Ata arritën t’i vidhnin sendet me vlerë në më pak se tre minuta.
Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët. Në një intervistë për Euronews Albania, Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve. “Tani, ndoshta ka ardhur koha që ta marrin në dorë njerëzit atipikë, që i shohim përditë, që vuajnë njësoj si ne. Kemi nevojë t’i shohim këto njerëz të na drejtojnë, ndoshta këto njerëz na e dinë më mirë hallin, sesa një politikan i sprovuar në karrierë, i cili i ka mbyllur hallet…
Një episod i rëndë ka ndodhur në Ksamil. Rreth 10 të rinj kanë sulmuar punonjësit e një pike karburanti. Pas një konflikti banal, personat e paidentifikuar kanë sulmuar me leva dhe shkopinj punonjësit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe pas verifikimeve paraprake rezulton se një prej sulmuesve është person me precedentë penalë dhe vepra të mëparshme. Po punohet për kapjen e tyre pasi gjithçka është e filmuar.
Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e lëvizjes së lirë në rajon si mënyrë për t`i vënë fre emigracionit të parregullt. “Fakti që Serbia dhe Shqipëria asnjëherë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre të lëvizjes me BE-në, pavarësisht se ata gëzojnë udhëtimin pa viza në bllok, kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Bashkimin Europian përmes kësaj rruge”, thuhet në një memo të…
Më shumë se 100 telefona inteligjentë dhe celularë dhe po aq karta SIM është bilanci i një hetimi për futjen e sendeve të paligjshme brenda burgut Dozza në Bolonja. Këto janë mjete të destinuara që drejtuesit e krimit të organizuar të vazhdojnë të menaxhojnë krimin edhe nga brenda mureve të burgut. Në dosjen hetimore të Prokurorisë janë 50 të dyshuar, raporton abcnews.al. Në dosje janë edhe emrat e Antonino Chiazza, 53 vjeç nga Canicattì dhe Carmelo Nicotra, 40 vjeç nga Favara. Chiazza u arrestua, dhe aktualisht është në gjyq, si pjesë e operacionit antimafia Xidy. Nicotra ishte një nga protagonistët…
Ekspertë dhe studime të ndryshme kanë vënë në dukje në mënyrë të përsëritur se mungesa e gjumit e bën një individ më të prirur ndaj sëmundjeve të tilla si diabeti, çrregullimet e zemrës, hipertensioni dhe çrregullimet e lidhura me sytë, ndër të tjera. Por, a e dini se mungesa e gjumit mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionin tuaj imunitar, duke ju bërë më të afërt ndaj sëmundjeve? Duke shpjeguar lidhjen midis gjumit dhe imunitetit , Dr Pritha Nayyar tha: “Trupi ynë çliron proteina të rëndësishme të quajtura citokina, disa prej të cilave luajnë një rol në nxitjen e gjumit. Disa citokina të tjera rriten në numër…