Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime të ligjit nr.7 për energjinë e rinovueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Meta tha se me këto ndryshime do ju jepej mundësi qytetarëve që të aplikonin energjinë e rinovueshme, për të shmangur humbjet në rrjet. “Iniciativa për të ndryshuar legjislacionin. I kemi depozituar në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë, për t’i dhënë fund pengesave burokratike dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e institucioneve dhe për të shfrytëzuar burimet e reja energjetike, për…
Author: tirana
30-vjeçari Sokol Tabaku ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal. Dy ditë më parë Tabaku masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini, pas një konflikti. I plagosuri ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që mjekët e Spitalit Rajonal të Beratit konfirmuan pas dërgimit të të plagosurit tek Trauma se ai ka pësuar dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru. Prokurori i çështjes…
Të dielën u mbajt kampionati kombëtar në ping-pong, ku Tirana u shpall kampione për meshkuj dhe Teuta për femra. Bardheblutë nën drejtimin e Jonuz Tufës, mundën çdo kundërshtar duke u shpallur kampion për të rritur. Në këtë mënyrë, Tirana rikthehet në fron pas 4 vitesh mungesë pasi për herë të fundit kryeqytetasit e fituan në vitin 2018.
Këtë të hënë, në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur të deleguarit në qarqe për të diskutuar për zgjedhjet vendore.
Në shtëpinë e saj në Paris, Dina Zielinski, një shkencëtare në Institutin Kombëtar Francez, ruan një provëz të vogël me një ADN të veçantë brenda. ADN-ja nuk ka kodin e një gjenomi njerëzor, as të ndonjë kafshe apo virusi. Në vend të kësaj, ruan të dhënat digjitale të një muzeu. “Kjo do të zgjasë lehtësisht dhjetëra vjet, ndoshta qindra”, thotë Zielinski. Hulumtimi se si mund të ruajmë të dhënat digjitale brenda vargjeve të ADN-së, ka qenë një nga debatet kryesore në rrethet shkencore. Aktualisht, shkencëtarët kanë koduar filmat, librat dhe sisteme të tëra kompjuterike në ADN. Madje, platforma Netflix e…
Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në mbështetje të grevës së pedagogëve, të cilët kanë kërkuar rritje të pagës nga qeveria. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se pedagogët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ato që gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës. “Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndëes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit…
Lufta në Ukrainë dhe si pasojë rritja e kostove të jetesës, ka zhytur 4 milionë fëmijë të tjerë në varfëri, në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Këtë e thotë një studim i fundit i organizatës së OKB-së për fëmijët, UNICEF. Më të vegjlit, thotë raporti, po mbajnë barrën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti. Ndërsa përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë, sipas UNICEF, llogaritet se 40 për qind e mbi 10 milionë njerëzve që u shtynë drejt varfërisë këtë vit, janë pikërisht fëmijë. Raporti i cili mbulon 22 vende thotë se Rusia, me 2,8 milionë fëmijë të…
Sot me nisjen e vitit të ri akademik, nuk u ndal as bojkoti i mësimit nga pedagogët, ashtu siç ishte paralajmëruar. Kreu i sindikatës se pedagogëve, Sandër Kovaçi, thotë se bojkoti do të vijojë çdo ditë derisa kërkesat të plotësohen. “Sot nuk ka mësim fare. Edhe ne nuk do të kemi asnjë ndryshim, do të vazhdojmë me protestën për arritjen e qëllimit tonë. Do të vazhdojë bojkoti”, tha Kovaçi. I pyetur rreth vijimit të mësimit në disa universitete në qytete të tjera të vendit, ai tha: “Rrethet janë një pjesë që vazhdojnë bojkot, disa janë në mësim, sepse janë të…
Partia e Lirisë, ka akuzuar qeverinë Rama se nuk ka njoftuar asnjë paketë ndihmë për studentët dhe se nuk ka marrë parasysh kërkesat e pedagogëve të cilët protestojnë për një arsim cilësor. Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një komunikim për mediat tha se nuk ka asnjë vendimmarrje për studentët dhe pedagogët, duke shtuar se në këtë fillim viti ka një numër të ulët të regjistrimit të studentëve. Deklarata e plotë e deputetes Erisa Xhixho: Të nderuar qytetarë, Sot dua te uroj një vit të mbarë akademik për gjithë studentët e sidomos për studentët që ulen për herë…
Debate të forta diskutimi në Komisionin e Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve. Debati plasi gjatë diskutimit nen për nen të ndryshimeve ligjore që do të çojnë në hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të gjithë. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Pandeli Majkos. “Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë…
Politologu Ilir Kalemaj, thotë se kriza aktuale nuk po prodhon një lider. Për të mungon një figurë karizmatike, që të ketë një projekt dhe mendim politik brenda të djathtës. Kurse lidhur me negociatat mes palëve në PD, Kalemaj tha se të dyja palët thonë jemi pa kushte në bisedime, por kushtet janë aty. ”Çdo krizë përfaqëson një mundësi. Mund të dilnin si në 91’ studentët, ku u spikati Azem Hajdari. Tani kemi një krizë por s’po na del një lidership. Duhet të spikasë karizma, të ketë një projekt politik, pastërtia e figurës. Ka dy element, në raport me anëtarësinë e…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e pranishme në Universitetin e Mjekësisë, në fjalën e saj para studentëve që do të ulen për herë të parë në auditoret e universitetit tha se me vendimin për rritjen e kuotave për këtë vit akademik, përgatitemi për nevojat e së nesërmes. “Lajmi i mirë këtë vit është se 100 studentë më shumë i janë shtuar Fakultetit të Mjekësisë, po kaq edhe Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, duke bërë të mundur rritjen e kuotave në fakultetet tona, në të cilat ne duam jo thjesht të rrisim numrin e studentëve në universitete, por…