Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet protestën bojkot nga ana e pedagogëve në këtë ditë të parë të vitit të ri akademik. Teksa ka postuar foto të këtij qëndrimi, pra të grevës në mbarë universitetet e vendit, Berisha shkruan edhe se pedagogët po i japin përgjigje cinizmit, arrogancës dhe vjedhjeve të Edi Ramës. ”Sukses i plotë i grevës së përgjithshme të Universiteteve të vendit! Nderim për pedagogët, punonjësit dhe studentët e Universiteteve, që me thirrjen e sindikatave të tyre i dhanë përgjigjen më të merituar cinizmi, arrogancës dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeverise së tij hajdute”,-shkruan Berisha.
Author: tirana
”Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht”,-tha kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, fill pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. ”Europa dhe ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen si agresion në dyer e Europës që ka sjellë si pasojë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë botën edhe në Shqipëri. Është një inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së në diktatori si Vladimir Putin. Edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin i takon…
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se është diskutuar për projektbuxhjetin e vitit 2023, ku tha se qeveria do të vijojë që të këmbënguli tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Rama u shpreh besimplotë se do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. “Uroj të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi duhet që jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje, do të kemi më pak nevojë për të dalë në import. Gjithsesi do të vazhdojmë të dalim,…
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur kët të hënë emërimet e para. Pas pezullimit nga detyra të kryekomisar Bujar Mehmetaj për ndërtimet pa leje, në komisariatin nr. 1 është emëruar Petrit Hala. Ky i fundit deri tani mbante detyrën e shefit të komisariatit nr. 4. Ndërsa, në këtë komisariat, është emëruar Luan Hyseni.
Në këtë ditë të parë të nisjes së vitit të ri akademik, pedagogët do të protestojnë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00. ”Pagat e pedagogëve mbulohen vetëm 10 muaj të vitit nga shteti”,-thotë pedagogu Llesh Lleshaj për ”Euronews Albania”, duke pohuar edhe se as pagat vjetore të një mësimdhënësi në universitet nuk mbulohet e plotë. “Sipas fondeve ose grantit që merr nga qeveria, universitetet marrin për pjesën për të mbuluar pagat. E vërteta është që mbulon deri në 10 muaj të pjesës së pagave të pedagogëve, që do…
Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reagur në lidhje me grevën e paralajmëruar nga pedagogët, në këtë ditë të parë të nisjes së vitit të ri akademik 2022-2023. Gjekmarkaj shkruan se pedagogët dhe studentët protestojnë për një trajtim më dinjitoz. ”I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngejë zërin për të mbështetur shtresën e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve i ka gjetur aty rrogat e pedagoeve per 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë perpara do të na shpjerë. Dija dhe…
Mëngjesin e kësaj të hëne, tre shpërthime të forta janë dëgjuar në Kiev të Ukrainës. Si pasojë e sulmit, një ndërtesë u përfshi nga flakët në lagjen Shevchenkiv. Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur. Në dy qytete të tjera të Ukrainës janë duke u zhvilluar luftime të ashpra, në Soledar dhe Bakhmut , sipas njoftimit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Nga fronti i Donteskut vjen lajmi për vdekjen e një shtetasi italian nga Sardenja që luftonte me rusët, i cili quhej Elia Putzolu.
Këtë të hënë, 18-vjeçarja Martina Pajollari e arrestuar si bashkëpunëtore në krim pasi ka qenë e pranishme në momentin kur ka ndodhur vrasja, do të dalë para gjykatës.
Si kurrë më parë, kryeministri Edi Rama ditën e ka nisur me një video në zyrën e tij në selinë rozë. Teksa përkëdhel dy breshkat dhe iu uron mirëmëngjesin, Rama thotë se PS-ja nis rrugën drejt fitores së zgjedhjeve lokale 2023. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Rama ka uruar një javë me sa më shumë shi dhe shton se do të na duhet për të luftuar inflacionin. “Mirëmëngjes, mirëmëngjes, qenke zgjuar eee. Mirëmëngjes. Një ditë e re, një javë e re. Në zyrën e Partisë Socialiste për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re,…
Në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik, 2022-2023, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpërndarë një mesazh për studentët dhe stafin akademik. Por ministrja nuk flet për valën e protestave të stafit pedagogjik, që kërkon rritje të ndjeshme të rrogave dhe që premton bojkot, duke rrezikuar fillimin normal të leksioneve. Postimi i plotë Të dashur studentë dhe pedagogë, dua ta nis me një urim shumë të përzemërt për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm për të gjithë ju! Veçanërisht ju që uleni për herë të parë në auditoret e universiteteve, ju përgëzoj që pas…
Dashi Gjërat dashuri duket të jenë në një periudhë pauze, por mos u mërzisni, rekuperimi vjen gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave që po nis. Në punë duhet të bëni mirë llogaritë sepse keni shpenzime më të larta se të ardhurat. Demi Në marrëdhënie të paqarta është e nevojshme të flisni sinqerisht dhe çdo gjë e ka një kohë. Ndaj çdo dyshim duhet të zgjidhet deri në datën 23 tetor. Binjakët Ditë interesante për ndjenjat, do të ishte e përshtatshme të filloni të shoqëroheni me njerëz të këndshëm nëse zemra juaj ka disa kohë që ndjehet vetëm. Gaforrja Për…
Ky vit i ri akademik që nis sot është i pazakontë. Këtë vit kemi pedagogët që do të bojkotojnë mësimin. Teksa ndodhen në protestë ndaj kushteve ku punojnë dhe pagave që marrin, pedagogët do të lejojnë vetëm studentët e viteve të para të futen në auditorë për tu mësuar me ambientin e ri, por mësimi nuk do të nisë. Pedagogët kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër. Kërkesat e…