Author: tirana

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim muzikor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dafina në rrjete sociale, teksa ka publikuar një foto krah Albanit, duke njoftuar projektin e ri që artistët do të sjellin. “Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm! A jeni gati???”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Read More

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumanë. Mësohet se një fuoristradë ka goditur një autoveturë. Për pasojë, një grua rreth 50 vjeçe, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka mbetur e plagosur rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla shprehet se të dhënat personale nuk janë të sigurta dhe se mbrojtja kibernetike për një vend anëtar i NATO-s duhet të jetë prioritet dhe se reagimi duhet të jetë në raport me kërcënimin. Nëse nuk merren masa, sipas tij, pritet që pasojat të jenë të tmerrshme. “Në të gjithë këto kohë nuk kemi parë asnjë lloj përgjegjshmërie. Kur sheh që informacione policore dalin në media për shkak të hakerave, kupton që nuk vetëdije në raport me çështjen e të dhënave personale. AKSHI nuk ka pasur akses tek Banka e Shqipërisë, apo Sigurimet shoqërore, sepse ajo…

Read More

Namik Dokle, gazetari, politikani dhe shkrimtari i njohur, ishte sot në qytetin e Burrelit, për të promovuar disa libra të botuar vitet e fundit. I ftuar nga “Biblioteka Publike “Pjetër Budi” Mat dhe “Qendra shqiptare e studimeve letrare”, ai u prit në një takim të veçantë dhe nga kryebashkiaku Agron Malaj, drejtoresha e bibliotekës Fiqirete Kurti dhe shkrimtari e poeti Behar Gjoka. Duke e falënderuar që ishte mes poetëve, shkrimtarëve, mësuesve të letërsisë dhe nxënësve të Matit për të bashkëbiseduar rreth romaneve që ai ka shkruar këto vite, kryebashkiaku Malaj, Kurti dhe Gjoka evidentuan vlerat që mbartin librat e tij. Ata…

Read More

“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mund të paraqesë një dorëheqje me shkrim”. Kryeredaktori dhe pronari i tabloidit serb “Informer”, Dragan J. Vuçiqeviç është shprehur dje se sipas informacioneve që ka nga bashkëpunëtorët e Presidentit të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandër Vuçiç po planifikon të japë dorëheqje për të lejuar “dikë tjetër” që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë Pavarësinë e Kosovës. “Nuk e di sa e zgjuar është të thuash gjithçka… Kam dëgjuar disa gjëra nga disa bashkëpunëtorë të tij nga qeveria që më shqetësojnë. Disa prej tyre thonë se presidenti (Vuçiç) mund të marrë…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka risjellë një pjesë të fjalimit të tij në takimin me të rinjtë e kësaj force politike. “Nuk duam të shohim më të rinj të rrezikojnë jetën si në vitet 90’, 91’ me gomone. Përkundrazi, duam të shohim të rinj të aftësohen çdo ditë, të cilët mbështeten çdo ditë nga shteti, nga qeveria, nga pushteti vendor.” Përmes një postimi në “Facebook”, ish-Presidenti nënvizoi mbështetjen për të rinjtë, si një nga shtyllat bazë për të cilën u krijua LSI dikur, dhe se nuk dëshiron më të shikoj të rinjtë që ikin me gomone si…

Read More

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë për 16 të arrestuarit e operacionit “Qarku” zhvilluar në Shkodër, ku u zbulua edhe laboratori i drogës. Aksioni u zhvillua në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër. Masat: Arrest me burg Pjetër Gjoni, 31 vjeç banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rethina Shkodër, Roland Gioni, 22 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhai, Njësia Administrative Rethina Shkodër Danjela Hasani, 42 vjeçe banuese në Kombinat, Tiranë, arrest me burg Arrest shtëpie Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në…

Read More

41 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore Bartin të Turqisë. Më herët, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 58 nga 110 personat që punonin në minierë kur ndodhi shpërthimi u evakuuan nga ekipet e shpëtimit ose dolën vetë. “Aty vazhdon ende zjarri, minatorët dhe ekipet kanë bërë sakrifica të mëdha për të mos lënë vëllezërit e tyre atje,” tha ai. Autoritetet turke thanë se Prokuroria ka nisur një hetim për shkakun e incidentit, por sipas të dhënave fillestare shpërthimi ishte shkaktuar nga metani në minierë.

Read More

Albert Kaca, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë më 21 shtator të vitit 2019, rrezikon të dënohet me 35 vite burg. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij, Ylli Mena. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezultoi se ngjarja…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për datëlindje. Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social “TikTok”, të cilit i është bashkuar së fundmi, ai iu ka bërë thirrje kryesisht të rinjve që të bashkohen me PD-në për të bërë realitet ëndrrat për vete e Shqipërinë. “Të dashur miqtë e mi të dashur të Tik Tokut. Sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dua t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju.Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund…

Read More

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Sporteve të Tiranës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka përcjellë një mesazh për të gjithë pedagogët, duke marrë shkas edhe nga protestat e tyre të vazhdueshme. Ministrja tha se mbështetja e qeverisë do të jetë sikurse u miratua rritja e pagave të pedagogëve me 15%, nga të cilat 7% do të mbulohet menjëherë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me të ardhurat e universiteteve, duke theksuar se të ardhurat e universiteteve nuk janë vetëm tarifat e studentëve. Mesazhi i ministres Kushi Dua t’i falënderoj…

Read More

Shtëpia e reperes amerikane Megan Thee Stallion, emri i vërtetë i të cilës është Megan Pete, ra pre e një grabitjeje mbrëmjen e të enjtes. Reperja nuk ishte në shtëpi në momentin kur dy persona, të maskuar, u futën në vilën e saj dhe morën rreth 400 mijë dollarë. Autoritetet nuk kanë arrestuar asnjë person të dyshuar deri tani. Grabitja e Pete e shton atë në listën e artistëve të muzikës që janë vënë në shënjestër të grabitësve. Në shtator, reperi PnB Rock u qëllua për vdekje pasi grabitësit i kërkuan atij t’i dorëzonte bizhuteritë. Dhe në qershor, shtëpia e këngëtares Mariah…

Read More