Policia e Vlorës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 57 leje drejtimi në vetëm një javë. Masat janë marrë ndaj shoferëve që drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit. “Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: -janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i…
Author: tirana
Babai i Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i mbytur më 18 qershor në rezervuarin e Maliqit, ka dhënë dëshminë e tij sot, një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit si e përfshirë në vrasjen e të riut. I moshuari ka nxjerrë dhe një emër tjetër, si të përfshirë në vrasjen e djalit të tij. Bëhet fjalë për ish-burrin e motrës së Tinës, Xhoni Potka, me të cilin janë takuar në byrektore bashkë me Martinin. Ai i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse, mblesë kjo që i kishte kushtuar 250.000 lekë të rinj, tregon Nevzat Çeço për…
Lirohet nga detyra kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Elbasanit, Mariglen Disha. Në vend të tij, në këtë post është emëruar Etleva Knuti, e cila më herët ka qenë Përgjegjëse e Zyrës së Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Elbasanit. Mariglen Disha ka drejtuar prej 10 vitesh Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Korçë ,Elbasan e Tiranë, ndërsa mësohet se është transferuar në një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.
Arabia Saudite ka premtuar ndihmë humanitare prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftoi të shtunën Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA. Ndihma u bë publike pas telefonatës të një dite më parë, mes Princit të fuqishëm të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Salman ishte emëruar kryeministër i shtetit më 27 shtator të këtij vit, pozitë që tradicionalisht i takon mbretit. Agjencia tha se kjo shumë do të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të ukrainasve në mes të një lufte të vazhdueshme prej më shumë se shtatë muajsh. Pushtim rus i Ukrainës nisi…
Ekipi i Vllaznisë së femrave do të përballet në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League për femra kundër Real Madrid ditën e enjte në orën 18:45, në stadiumin “Loro Boriçi”. Klubi shkodran ka bërë një postim në rrjetet sociale duke njoftuar tifozët rreth çmimeve të biletave.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz teksa po mbante fjalimin e tij në gjuhën gjermane në Kongresin e Partive Socialiste Europiane u ndal për t’i përkthyer në anglisht një pjesë të fjalimit kryeministrit Edi Rama. “Edi sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, – u shpreh Scholz. Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.
Princesha Diana e mbajti trupin në gjendje të shkëlqyer! Peshorja e saj nuk shkoi kurrë në numër, por ajo sakrifikoi shumë për të pasi hante vazhdimisht tre ushqime specifike. Ish- kuzhinieri që i shërbeu familjes mbretërore të Anglisë për gati dy dekada, Darren McGrady, i zbulon të gjitha. Çfarë ka ngrënë dhe çfarë nuk ka ngrënë princesha Diana Ajo ishte veçanërisht e dhënë pas specave të pjekur dhe hante mish vetëm kur kishte mysafirë. Kjo ndodhi, për shembull, kur Clint Eastwood erdhi si mysafir dhe donte të hante qengjin e pjekur. Pjesën tjetër të kohës, dieta e saj përbëhej nga…
Ka shkuar në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Qarku”, i cili zbuloi një javë më parë një shtëpi bari në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Sipas policisë sot janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë ( babë e bir) V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe…
Gjatë muajve shtator-tetor, vajza e Fiqiri Mjeshtrit kishte pasur probleme me ankthin dhe kishte shkuar disa herë në spital në gjendje të fikëti si pasojë e ankthit. Ditën e ditëlindjes më 9 tetor vajza ishte shantazhuar dhe kërcënuar se do t’i shpërndaheshin fotot dhe babai i saj do ta merrte vesh. Ditën e ditëlindjes vajza u dërgua në spital në gjendje të fikëti. Më pas më datë 11 tetor një mesazh anonim i shkon nipit të Fiqiri Mjeshtrit në Britani në llogarinë e tij në facebook ku i thuhej se “16-vjeçarja ka diçka me Renado Hasulën”. Këtë mesazh nipi ia…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka dhënë një mesazh për të gjithë pedagogët gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Sporteve të Tiranës. “Të ofrosh cilësi në arsimin e lartë është një përgjegjësi dhe detyrim i yni i përbashkët. Nuk është vetëm detyrim i qeverisë, natyrisht është detyrim i qeverisë por jo vetëm i qeverisë. Është përgjegjësi e jona, e politikëbërësve, e qeverisë, e ministrisë, por është edhe përgjegjësi e menaxhimit të universiteteve. Po ashtu është edhe përgjegjësi e juaja, e të gjithë pedagogëve dhe e stafit të universiteteve. Shpeshherë gjendemi përballë…
Elvis Sejdo, i vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti, u la i lirë sot nga gjykata, pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale. Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës “arrest me burg” për Sejdon, por u kundërshtua nga avokati Sokol Tahiraj, i cili i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua. Sipas akuzës, dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet…
Efektivë të komisariatit nr. 4 në Tiranë kanë arrestuar një 29-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universitete të Tiranës. Sipas burimeve, i riu hiqej si student për të hyrë në universitete. Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40-vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura. 18 videoprojektorët, të dyshuar si të vjedhur nga i riu, janë sekuestruar nga policia.