Java e ardhshme duket se do të jetë intensive për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një postim ku shfaqet me kryeministren finlandeze, Sanna Marin dhe thotë se pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehet në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisin javën tjetër në bashkitë e vendit. Ky dialog do të bëhet për përballimin e inflacionit të luftës, mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm. Por jo vetëm, kreu i…
Author: tirana
Kujtim Gjuzi ka shprehur ambicien për të shpallur kandidaturën për kryetar bashkie si përfaqësues i opozitës.Përmes një postimi në Facebook, Gjuzi ka patur dhe një mesazh për ata që sipas tij e fyejnë me libër shtëpie.“Ndal! Intimidimin! Stop fyerjes!Për ata që shajnë dhe fyejnë me libër shtëpie Kujtim Gjuzin mbrapa shpine ju them:Jeni të falur ju majtist fryksa e fuksa as dini e bëni!Kujtim Bajram Shadi Gjuzi Lindi në Tiranë më 1959Jam kryefamiljar me 4 fëmijë”, shkruan mes të tjerash Gjuzi.
Me lot në sy dhe i dëshpëruar nga humbja e të birit në moshë të re për shkak të një krimi pasioni, Nevzat Çeço ka rrëfyer për Report Tv momentet e fundit me 26-vjeçarin Martin Çeço, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit. ‘Molla e sherrit’ ishte Martina Pajollari, e njohur si Tina, tashmë në pranga pasi ka konfirmuar para policisë se ka qenë e pranishme në vendin e krimit. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer…
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Ai ka tentuar që t’i vjedhë me dhunë një celular një doktori. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë në ambientin ku ka ndodhur ngjarja. Mësohet se 45-vjeçari ka tentuar t’i marrë edhe varësen e floririt doktorit. Pas kësaj ai është larguar, por u arrestua pasi u identifikua nga efektivët e Komisariatit numër 4. Ngjarja ndodhi në rrugën e Dibrës. Po ashtu, nga verifikimet rezulton se ai ka vjedhur shumë parash në një dyqan tjetër. Video ndiqe duke klikuar këtu:
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të dy kandidatëve Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimi. Deri tani kandidimi për Ibrahimin është mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrën financiare. KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet dhe pas raportit të ekspertit është dhënë dakordësi për kandidaturën. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z.Altin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.…
Detaje të reja tronditësë kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 16 qershor të këtij viti. Mësohet se 18-vjecarja Martina Pajollari, e arrestuar një ditë më parë si bashkëpunëtore në krim, ka qenë e pranishme në momentin kur ka ndodhur vrasja. Martina Pajollari ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. E reja mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nga hetimet nuk rezulton e vërtetë. Ajo ç’ka e bën më tronditës ngjarjen është se…
Ditëlindja e Sali Berishës ka shërbyer për të nxjerrë në pah një tjetër anë të Alfred Lelës. Ky i fundit i ka dedikuar një poezi Berishës i cili sot feston 78-vjetorin e lindjes. Postimi i Lelës: Silueta e Doktorit Shfaqet silueta e Doktorit;E bëjnë të mundur koha dhe vendet.Duke udhëtuar me një salmonMe synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë. Është spikamë apo krismë,Plis malësorësh apo nyj Kanuni?Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini. Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,Me dy gishtat çërçillianë,Dhe fjalët fringo të reja,…
Një vajzë e re në Afganistan është gjetur e vdekur një ditë para se të ekzekutohej me goditje me gurë. The Mirror raporton se 24-vjeçarja ishte dënuar me vdekje pasi talebanët e kapën duke lëvizur me një person i cili nuk ishte anëtar i familjes së saj. Sipas rregullave të reja, femrat që kërkojnë të udhëtojnë në distanca të gjata nuk lejohen në transportin rrugor, përveç rasteve kur shoqërohen nga një i afërm mashkull. ipas asaj që shkruajnë mediat, nga trupat talebane u kapën një burrë i quajtur Sirajuddin dhe vajza e quajtur Salima. Mendohet se ata po arratiseshin nga…
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongres e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjitike. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë. “Kemi pasur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rëndë që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti…
Mbrëmjen e djeshme në “Dancing with the Stars”, teksa kërceu aktori Gent Haziri, juria dha verdiktin. Ku sigurisht fjalët nuk ishin shumë të pëlqyeshme. Teksa Dalina tha se nuk e ka kuptuar kërcimin, ishte Valbona ajo që e ka zbutur duke thënë se ndoshta nuk ishte zhanri që i përshtatej. Por kaq ka mjaftuar që të plasë debati mes Dalinës dhe Valbonës. Mes debatit, ka ndërhyrë vetë Genti që ka zbutur situatën duke thënë: Mos u zini për mua!
Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Luan Rama zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, se fituesja e Nobelit për Letërsi për 2022, Annie Ernaux ka vizituar Shqipërinë në periudhën komuniste. Rama tregoi se si kishte mundur t’i binte në dorë një filmim i nobelistes e cila në vitet 7’0 kishte ndërmarrë një udhëtim nëpër botë, për t’u ndalur edhe në Shqipëri. Studiuesi dhe ish-diplomati zbuloi se Ernaux ishte magjepsur pas vendit të vogël të shkëputur nga bota, ku kishte mundur të ndiente menjëherë izolimin. “Vizita e saj ishte filmuar dhe është interesante magjepsja e saj ndaj Shqipërisë që ishte si…
“Rama ikën vetëm duke larguar më parë Berishën dhe Metën”. Kështu u shpreh në “Intervistë me Merita Haklajn” në A2 CNN ekspert i çështjeve ekonomike, por edhe opinionist, Dritan Shano. “Vota për të këputur zullumin duhet të jetë një votë refuzuese ndaj asaj që është më e lehta për të lëvizur. Duhet të refuzohet krahu që pretendon të thotë ‘unë jam shpresa juaj’. Në rastin konkret është opozita që nuk duhet të ketë sukses në këto zgjedhje. Është pak më e gjatë si rrugë. Nëse pretendojmë që të largohet Rama dhe të vijë sërish Berisha dhe Meta. Ne vijojmë “roza-rozinën”…