Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve përmes itinerarit të Ballkanit Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave. Serbia deklaroi se do të marrë masa deri në fund të vitit. “Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave“, kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së (14.10) në Luksemburg. Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson nuk e përjashtoi si mjet presioni edhe vështirësimin e udhëtimit për shtetasit serb. “Ne duhet ta ndalim fluksin”, tha Johansson më tej. Sipas të dhënave të Agjencisë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar mbi raportin e Dick Martyt, pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të KiE. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i bëri thirrje Asamblesë të mbështesë propozimin për ndryshim nga delegacionit shqiptar. Postimi i plotë: 🇽🇰KUJTESA HISTORIKE na e thotë sot me fakte të shkruara, se kur rezoluta e iniciuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit dhe e mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore, u paraqit për votim në Asamblenë e Përgjithshme, ajo fatkeqësisht mori votën pro të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në delegacionin shqiptar,…
Evropa mund të përjetojë një ftohje të madhe të motit përpara periudhës së Krishtlindjeve. Kjo sipas një parashikimi të ri të motit me rreze të gjatë të prodhuar nga autoritetet kryesore ndërkombëtare të klimës. Paralajmërimi vjen pasi vendet evropiane po mbushin depozitat e tyre, duke shpresuar të kalojnë sezonin me sa më pak kosto që të jetë e mundur. “Mundësia e një të ftohti të acartë këtë vit – me shumë gjasa në dhjetor – mbetet shumë reale. Parashikimi i motit të dimrit në fillim të vjeshtës është i mbushur me pasiguri dhe faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në…
Një sherr është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme në përdorimin e thikës në një lokal në Korçë. Policia bën me dije se P. R., 25 vjeç punonjës në lokal ka qëlluar me thikë në krah një 24-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R.,…
Këngëtari Kastro Zizo edhe pse ka deklaruar se i ka rregulluar marrëdhënien me Rozana Radin, ende nuk po arrin që këngëtarja t’i heq bllokun në Instagram. Teksa ka shpërndarë një shfaqe që do luhet nga Rozana, Kastro në pamundësi që t’i bëj tag në Instagram, i ka kërkuar asaj publikisht që të heq bllokun që i ka vendosur 6 vite më parë. “Një tmerr që s’kemi fol për 6 vite moj çupë. Dhe kush ne, që kemi kalu dekada me hallet e qejfet e njëri-tjetri. me rëndësi që energjitë shkojnë sërish në njejtën rrugë për tu kanalizuar e dhënë më…
Sot kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj mbylli dëgjesat me banorët e 8 Njësive Administrative. Në Lis dhe Burrel, kryebashkiaku radhiti investimet e kryera gjatë vitit 2022, duke u ndalur në tre investime të mëdha si; ujësjellësi i 17 fshatrave, rrjeti i brendshëm i ujësjellësit të qytetit Burrel si dhe linja e ujësjellësit Vinjoll-Burrel, 24 km e gjatë.“Rikonstruksioni i shkollës së mesme “28 Nëntori“, shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, ndërtimi terreneve sportive, rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës, rikonstruksioni i QKF-së“ janë disa prej investimeve që do t’u shërbejnë nxënësve të shkollave të Matit, të rinjve dhe banorëve të kësaj bashkie”, tha…
Policia e Korçës ka vënë në pranga Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit Çeços në 18 qershor të këtij viti. Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me tre autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Drenovës. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata kanë dhunuar e më pas kanë hedhur trupin e pajetë të 26-vjeçarit në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e…
Në një lidhje dashurie me djalin e Jozefina Topallit, Genarin, Cindy Marina shpesh i ndodh që t’ja përmendin në çdo dalje të saj. Por si ndihet ajo? A vendoset në pozitë teksa ia përmendin? “Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që ok unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Dhe për lidhjen time, jam krenare.” E pyetur në ABC edhe për marrëdhënien që ka…
Evropa është përballur me ulje të shkallës së lindjeve për 14 për qind në janar të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve të kaluara. Kjo ulje besohet se është nxitur nga vala e parë e pandemisë së koronavirusit, sipas gjetjeve të reja, të publikuara në revistën shkencore, Human Reproduction. Në janar të vitit 2021 janë bërë nëntë deri në dhjetë muaj pas vendosjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit. Izolimet e gjata kanë rezultuar me më pak shtatzëni, dhe ky trend është vërejtur më shumë në shtetet që kanë probleme në sistemin e tyre…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka takuar në burgun e Hagës ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Lajmin e ka bërë publik nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjete sociale.“Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi.…
Tensione të reja janë ngritur brenda aleancës konservatore në Itali, për shkak të një fotoje të publikuar nga shtypi italian. Sipas fotos specifike nga mbledhja e djeshme e Senatit të publikuar sot, ndër të tjera, nga gazeta Corriere della Sera, në shënimet në letër që ndodheshin në karrigen e Silvio Berlusconit, presidentja e Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, cilësohet si “arrogante, fyes dhe e pafytyrë”. Në të njëjtën kohë, sipas gazetës La Repubblica, kjo letër u vendos në stol pas refuzimit të Melonit për të pranuar kërkesën e zotit Tivi për emërimin ministror të bashkëpunëtores së tij të ngushtë, Licia Ronzuli.…
Këngëtaret shqiptare, Tuna dhe Orinda Huta kanë qenë pjesë e një eventi mbrëmjen e djeshme. Gjatë darkës, vajzat kanë bërë edhe një “shkesi”. Tuna ka publikuar një video në Instastory dhe me shaka ka shkruar se do të marrë vajzën e Orindës, Atarën, nuse për të birin, Zenin. “Atara për Zenin, u kry bac”, ka shkruar ajo krahas pamjeve.