Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se qëllimi kryesor i kësaj force është të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet vendore. Ai tha se deri në fund të muajit përmbyllet dhe procesi për konstituimin e forumeve të Partisë së Lirisë. “Kemi këtë proces dhe njëkohësisht në fund të këtij muaji përmbyllim dhe konventën e Partisë së Lirisë që të konstituohen dhe forumet e zgjedhura dhe gjithë funksionet e tjera drejtuese në PL. Kemi nisur dhe procesin e përgatitjes për zgjedhjet vendore, ku ne prioritet të jashtëzakonshëm i japim rikthimit të opozitës në këshillat lokale, në parlamentet vendore…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në ambientet e kësaj strukture. Pyetur nga mediat, SPAK nuk ka pranuar të japë informacion mbi këtë çështje, duke u shprehur se nuk ka informacion për të ndarë. Agaçi është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve, ndërsa është thirrur si dëshmitar edhe në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.
Thomas Strakosha i pafat në aventurën angleze. Portieri kuqezi u transferua gjatë verës nga Lacio te Brentford, por ende nuk ka arritur të debutojë në Premier League. Sikur kjo të mos mjaftonte, tashmë ai ka pësuar një dëmtim serioz gjatë stërvitjes. Teksa po ushtrohej me shokët e ekipit për penalltitë, 27-vjeçari lëndoi ligamentet e kaviljes. Dëmtimi duket serioz, e pavarësisht faktit se ende nuk ka një afat të saktë për rikuperimin, Strakosha rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj. Portieri pritet të rikuperohet në fillim të vitit 2023, teksa do të humbasë miqësoren me Arabinë Saudite, por…
Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2023. Lajmin e ka konfirmuar sot drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Ai konfirmoi se Maqedonia për herë të parë pas pavarësisë nuk do të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe muzikore në Europë, ndërsa shtoi se mjetet financiare për këtë ngjarje do të përdoren për pagesën e energjisë elektrike. “Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe. Për…
Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi ka deklaruar se kanë arritur në vendimmarrje për të vazhduar protestën ditën e hënë në mungesë të përgjigjes nga qeveria. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Kovaçi deklaroi se protestat do të zhvillohen në çdo fakultet ku stafi akademik do të qëndrojë para universiteteve përkatëse në shenjë proteste. Ai u bëri thirrje pedagogëve të mos ndikohen nga presioni, ndërsa tha se protesta do të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik. “Sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë ditën e hënë në mungesë të përgjigjes në trajtën e një…
Duke folur për problemet me të cilat përballen bizneset në këtë situatë ekonomike, deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se mungesa e fuqisë punëtore, ulja e konsumit dhe rritja e kostove, janë disa nga arsyet kryesore që çojnë në tkurrjen e biznesit. Më tej, ai i bëri thirrje Komunitetit të Biznesit të bëhen bashkë e të kërkojnë masa ndihmuese të paktën në nivelin e vendeve të tjera të rajonit. Postimi i plotë: Të braktisur nga qeveria, bizneset nisin të nënshtrohen nga kriza.Ndryshe nga shtetet e rajonit dhe BE-së, bizneset në Shqiperi po përballen të vetëm me krizën globale. E në fakt…
Shqipëria regjistron çdo vit më shumë automjete në qarkullim. Por ajo që vihet re është mosha e madhe e prodhimit të mjeteve ku 54 % e tyre që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë janë 11 deri në 20-vjeçare. Referuar të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2021 në Shqipëri rezultojnë 740.669 mjete, nga 676.811 të tilla në vitin 2020, duke u rritur me 9.4 %. Afro 64 mijë automjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri gjatë një viti. Përqindjen më të madhe të automjeteve në rrugë e zënë autoveturat me 80 %, e ndjekur nga mjetet për transport me…
Para disa ditësh Lefter Koka ka bërë një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë së marrë ndaj tij ndërsa ditën e sotme Gjykata e posaçme e ka refuzuar kërkesën. Gjyqtarja Irena Gjoka nuk pranoi kërkesën e avokateve ndonëse ekspertet përcaktuan se në qeli i rrezikohet jeta. Vetëm një jave me parë kjo gjyqtare ndryshoi masën për Alqi Bllakon. Koka kishte ankimuar masën për inceneratori e Fierit të hënën shqyrtohet masa e Kokës për inceneratorin e Elbasanit.
Mos u shqetësoni nëse dëshironi të kaloni një ditë me shi nën një batanije në ëndrra të ëmbla, pasi nuk jeni të vetëm. Hulumtimet kanë konfirmuar se shumica e njerëzve kanë të njëjtin problem dhe shkenca ka shpjeguar pse na ndodh. Biologjia është plot me shpjegime se pse ndihemi kaq të përgjumur kur bie shi. Për shembull, shkenca ka konfirmuar vazhdimisht se ekziston një lidhje midis motit dhe gjendjes sonë emocionale. Një studim i vitit 2011 konfirmoi se nëntë për qind e njerëzve zemërohen më lehtë kur bie shi dhe të njëjtat situata të jetës nuk i shqetësojnë ata në…
Grupi Parlamentar i PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese VKM-në për legalizimin e shtesave pa leje të kullave. Njoftim i Gazment Bardhit Sot në emër të Grupit Parlamentar të PD depozitova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit të Edi Ramës për marrjen në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje në Kullat e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë. Vendimi i Qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës:• Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara…
Pas tetë muajve të nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, duket se ka zbutur qëndrimet, meqë ka thënë se nuk sheh nevojë për të vazhduar sulmet masive ajrore dhe që mobilizimi i trupave ushtarake për luftën në Ukrainë do të përfundojë brenda dy javësh. Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 14 tetor, Putin ka thënë se Rusia ka pasur gatishmëri për të vazhduar bisedimet për dhënie fund të luftës, ndonëse ato duhet të mbahen përmes një ndërmjetësuesi ndërkombëtar, nëse në tavolinë do të jetë edhe pala ukrainase. Putin – i cili ka thënë…
Akrepi Akrepat njihen si shenja më xheloze e Zodiakut. Nga natyra janë dyshues, ndaj e kanë të vështirë të pushojnë edhe kur janë në një lidhje të gjatë. Ata nuk e durojnë dot mendimin se partneri i tyre i tradhton, ndaj janë vazhdimisht në gatishmëri. E kanë të vështirë të frenojnë veten dhe mund ta sulmojnë verbalisht të dashurin e tyre nëse thjesht shikojnë personin tjetër. Gaforrja Gaforret janë të ndjeshëm dhe si të tillë i nënshtrohen xhelozisë. Janë të pasigurt, ndaj kanë nevojë për një partner që do t’i kushtojë vazhdimisht vëmendje dhe do t’u tregojë se sa shumë…