Author: tirana

Gary Lineker ka folur për futbollistë homoseksualë që janë në Premier League. Lineker ka thënë se ai njeh “një çift” të futbollistëve homoseksualë të Premier League, ndërsa ka thënë se do të dërgonte një mesazh të fuqishëm nëse ata do të dilnin gjatë Kupës së Botës në Katar. “The Times” shkruan se ish-sulmuesi i Anglisë tha se disa lojtarë të Premier League kanë qenë shumë pranë zbulimi të seksualitetin të tyre. Ndërkohë Katari e dënon homoseksualitetin me deri në shtatë vjet burg. Kreu i Kupës së Botës në Katar, Nasser al-Khater, u tha shoqatave të futbollit që në vend të politikës…

Read More

Aktivistët e Just Stop Oil hodhën supë domatesh mbi kryeveprën e Van Gogh, “Luledielli” në Galerinë Kombëtare. Dy gra hynë në një dhomë të galerisë në sheshin Trafalgar në Londër rreth orës 11 të mëngjesit. Ato hodhën përmbajtjen e dy kanaçeve me supë domatesh mbi pikturën e famshme të vitit 1888, e cila ka një vlerë prej 72.5 milionë Paund. Në video, shihen të dyja teksa vendosin njërën dorë në murin poshtë pikturës, e cila fatmirësisht është e mbrojtur nga një kornizë xhami. Njëra prej tyre, 21-vjeçarja Phoebe Plummer thirri: “Çfarë vlen më shumë? Arti apo jeta? Jeni më të…

Read More

Shqipëria është vendi i fundit që është shënjestruar nga televizioni shtetëror rus, në kanalin më të madh të Rusisë, Rossiya-1 nga prezantuesi Vladimir Solovyov-it. Kështu raporton në Twitter gazetari i medias britanike “BBC”, Francis Scarr. “Ai nuk është i lumtur pasi OKB-ja miratoi rezolutën e delegatit të saj që votimi i fundit mbi integritetin territorial të Ukrainës të regjistrohet (d.m.th. të mos mbahet me votim të fshehtë siç kishte dashur Rusia)”, shkruan Scarr referuar Solovyov. Ky i fundit është prezantuesi më i famshëm në Rusi, njeriu i besuar i Vladimir Putinit dhe vetë oligarku – me vilën e tij në…

Read More

Ajo që Ancelotti kishte dyshuar gjatë gjithë javës, u konfirmua 48 orë para “El Clasico”. Courtois, heroi i finales së fundit të Ligës së Kampionëve në Paris, nuk ia ka dalë të rikuperohet. Portieri belg, i cili vuan nga fundi i muajit të kaluar nga dhimbjet e nervit shiatik, nuk ka mundur të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, duke u përjashtuar përfundimisht për duelin ndaj azulgranëve. “Marca” raportoi dje se dëmtimi nuk ka përparuar me shpejtësinë e pritur dhe se pjesëmarrja e tij varej nga ndjesitë që do të kishte sot futbollisti, pas zgjimit. Së fundi, të gjitha palët kanë…

Read More

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga agjentët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Ankonës. Shqiptari merrte makina me qira për të shitur “me pakicë” kokainën dhe për t’iu shmangur kontrolleve. Policët e ndaluan teksa ishte në bordin e një Fiat 500, të marrë me qira në Romë, në kërkim të klientëve, me vete kishte 11 pako kokainë të ndara në doza. Kërkimi është shtrirë edhe në banesën ku ai qëndronte, ku agjentët kanë mundur të mbërrijnë pas disa kontrolleve të gjata sepse shqiptari ndryshonte vendbanim për mos u identifikuar. Brenda vendbanimit të tij u gjetën 130 pako të tjera…

Read More

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi akuzohet se ka vrarë fqinjin e tij ukrainas. Ngjarja ndodhi në rreth orës 08:00 të mëngjesit të 12 tetorit.Mediat gjermane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka sulmuar fqinjin e tij në një pallat në rrugën Robert-Koch-Strasse në Eberswalde. 39-vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e sulmeve të shumta. I dyshuari u arrestua pranë vendit të krimit dhe doli para gjykatës në Eberswalde dje. Ai nuk e pranoi akuzën, ndërkohë që ndaj tij u lëshua urdhër-arresti për vrasje nga pakujdesia.Hetimet për rrethanat dhe sfondin e krimit janë duke vijuar.

Read More

Maturantët kanë sërish shanse për të siguruar një të drejtë studimi në universitetet publike dhe private për pranimet e vitit të ri akademik 2022-2023. Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga nisja e vitit të ri akademik, strukturat e arsimit të lartë kanë raportuar sërish me qindra vende të lira pranimi, pjesa dërrmuese e të cilave ndodhen në rrethe. Me përfundimin e regjistrimeve të fituesve të shpallur gjatë raundit të dytë, pothuajse në të gjitha programet e fakulteteve publike raportohen me dhjetëra kuota të lira, të cilat do të plotësohen me aplikimet e raundit të tretë që do të zhvillohen…

Read More

Jep dorëheqje ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Kwasi Kwarteng. Dorëheqja vjen në mes të spekulimeve që Truss do të shpallë sot një kthesë në mini-buxhet. Kwarteng cilësohet si ministri më ‘jetëshkurtër’ në këtë detyrë, ndërsa u përshkrua si një ‘shpirt binjak’ politik i kryeministres Liz Truss. Ministri me shërbimin më të shkurtër, Iain Macleod, vdiq nga një atak në zemër 30 ditë pasi mori detyrën në vitin 1970. Që nga viti 2019, Mbretëria e Bashkuar ka pasur katër ministra, duke përfshirë Nadhim Zahawi, i cili shërbeu mandatin e tretë më të shkurtër me 63 ditë gjatë një riorganizimi…

Read More

Ish-deputeti i ish-LSI-së, Endrit Braimllari, këtë të premte bëri me dije se në Partinë e Lirisë është çelur gara për kryetarin e kësaj partie. “Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.partiaelirise.al”. Deklarata e plotë e Partisë së Lirisë për hapjen e proceseve zgjedhore brenda partisë Jemi në këtë komunikim me publikun…

Read More

Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent. Në listët e 8 votave kundër rezolutës së Dick Marty, përveҫ dy deputetëve shqiptarë, figurojnë katër deputetë turq, një deputet britanik laburist, përkatësisht Sir Alan Meale dhe deputetja gjeorgjiane, Chiora Tatakashvili, një anëtare e grupit Liberal.Fjala e mbajtur nga Gjiknuri:Ky raport ka tërhequr vëmendjen e…

Read More

Këtë të premte, grupi i Alibeajt në Partinë Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin për Lustracionin, ku kërkohet që të shpallet muze Kombëtar burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës. Po ashtu sipas këtij projektligji, kërkohet edhe hapja e plotë e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Një tjetër projektligj do të jetë për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist si dhe rojektligji për lustracionin.

Read More