Author: tirana

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë të premte në Fier. 64-vjeçari me iniciale Q. K., duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Read More

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në disa foto të shpërndara në rrjete sociale, Basha është shfaqur në një aktivitet në Washington. Siç shihet nga pamjet, ai shfaqet pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike. Pak muaj më parë, Basha mori një ftesë publike nga Gabriel Escobar, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Por nuk dihet nëse Basha ka udhëtuar drejt SHBA-së me ftesë të Escobar.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, teksa shkëmben disa batuta me kreun e PDK-së, e ku përcjell një mesazh për zgjedhjet vendore të vitit 2023. Ish-presidenti filmon nga pishina Nard Ndokën, të cilin e pyet me humor se çfarë është duke bërë. Pjesë nga biseda: Meta: O Nardi po ça bën mor burrë? Ndoka: Ça të bëjmë… stërvitje Meta: I jashtëzakonshmi… po për çfarë po bën stërvitjen, për fitore apo për barazim? Ndoka: Stërvitje për energji Meta: Hajde forca! Fitore Nardi @tiktokulirise O fitore, o s'ka! ✌️🇦🇱 #fyp #albania ♬ original…

Read More

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë sot prindër të një vajze. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Eni përmes një postimi në Instagram. “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, shkruan Eni. Pasi këngëtarja ndau lajmin e bukur, tezja e Adeas, Greta Koçi ka publikuar një video shumë të bukur teksa mban në krahë mbesën e saj. “Sot u bëra teze e një engjëlli të vogël Nuk e kisha besuar kurrë që do…

Read More

Ky që shihni në foto është Aqif Bezati, i arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi në banesën e tij u gjetën armë, municione drogë e shuma të konsiderueshme parash. Në pranga përfundoi dhe Veli Deliu 54 vjeç, mik i 60-vjeçarit, që gjithashtu iu gjetën armë e municione në banesë. Ishte pikërisht Aqif Bezati që u mbajt në vëzhgim nga blutë e Elbasanit, të cilët gjatë hetimit kanë mësuar se 60-vjeçari në banesë mbante sende të jashtëligjshme. Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se Bezati është lidhje shoqërore e Talo Çelës, person ky i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Nga hetimet…

Read More

Ardian Mustafaj, është një prej anëtarëve të stafit të sigurisë që kujdeset për VIP-at më të njohur amerikan, i cili ka qenë vite më parë ish-efektiv i Forcave Speciale RENEA.Ai u tërhoq nga Policia shqiptare dhe tashmë është krah VIP-ave më të njohur të kinematografisë amerikane. Mustafaj ka shërbyer si truprojë i Princeshës Samara të Familjes Mbretërore Saudite, truprojë i Sheikh Al-Madi në Katar, truprojë e Princit Al-Saudi në Dubai, etj. Prej disa vitesh ish-speciali i RENEAS ka themeluar një kompani që ofron shërbime sigurie për të gjithë të famshmit në Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke filluar me aktorë…

Read More

Sekuestrohen pasurite e Fatjon Murataj. Pasuritë e tij janë sekuestruar pas hetimeve nga krimi ekonomik. Fatjon Murataj u kap disa ditë me parë në automjet me Endrit Doklen teksa policia e kishte shpallur në kërkim si një nga personat qe kishte dijeni për dy baza armatimi. Burime bëjnë me dije se janë rreth 5 milion euro te sekuestruara. Pasuritë dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga…

Read More

Njësia e Përbashkët Hetimore, e përbërë nga Zyra Rajonale e Sigurisë/ Zyra e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-së (RSO, OCI), në ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Njësia Speciale Policore shqiptare, e njohur si “Mburoja e Përbashkët”, në bashkëpunim dhe koordinim me Agjencinë Ligjzbatuese Amerikane DEA, kanë patur në ndjekje një rast që lidhet me vënien në ekzekutim të dy urdhër arresteve të lëshuara nga dy gjykata të ndryshme në SHBA. Koordinimi i këtyre tri agjencive, RSO/DSS, Policia e Shtetit dhe DEA, rezultoi me arrestimin në Rinas, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, të një shtetasi indian, për veprën penale të trafikimit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Berlin gjatë kongresit të partive progresiste europiane. Rama në videon e publikuar në profilin e tij në ‘Tik Tok’, duket që ‘ngacmon’ homologun e Kosovës duke i shkuar nga pas për t’i zënë syt.E gjithë kjo situatë që dukej si një ‘lojë fëmijësh’ shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve. @ediramatiktok “Gjeje kush jam”? ♬ original sound – EdiRamaTikTok

Read More

Masakra në Klos, është nga ato ngjarje të trishta ku jeta nuk vlen para mentalitetit dhe fotot në plazh, quhen nudo dhe të rënda. Refuzimi për të marrë nuse 16-vjeçaren e familjes Mjeshtri, i mori jetën 17-vjeçarit Kenado Shirës, dhe babait të tij, Liri Shirës. Fiqiri Mjeshtri u kthye nga emigrimi, pasi vajza i kishte shprehur shqetësimet dhe kërcënimet nga ana e Kenados, dhe të kushëririt të tij. I shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre, kjo për t’u sqaruar në një lokal bosh në…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor Kosovën teksa po dëmton akoma më shumë pozicionin e Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së. Por gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha bëri gafën e radhës duke ngatërruar emrin e ish-deputetit Kadri Veseli i cili gjendet në Hagë me Fatmir Limajn. “Shërbimi më i keq që mund të bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Krasniqi, Selimit dhe Fatmir Limajt, është fushata e çmendur e Ramës’ tha Berisha. Kujtojmë se me 30 nëntor 2005, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, i cili ishte njëri ndër…

Read More

Dy burra janë denoncuar të zhdukur në Gramsh. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, ka kallëzuar në Polici se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç Po ashtu edhe shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, ka kallëzuar në Polici se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Policia njofton se vijon puna për gjetjen e këtyre dy personave.

Read More