Author: tirana

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, vijon që të trazojë politikën në vend. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilëson Ramën si tregtari gjakprishur i kufijve të Kosovës. “Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin. Koha e Llogaridhënies po afron”,-shkruan në një postim në facebook. Postimi i plotë Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit europian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me institucionet përgjegjëse për organizimin e Maratonës së Tiranës “Run for Peace”, ku ndau detyrat kryesore për ngjarjen më të madhe sportive të vitit, e cila mbahet të dielën e 23 Tetorit. Ai tha se këtë vit Tirana është përgatitur të presë mbi një mijë vrapues profesionistë nga 35 shtete të ndryshme të botës. Veliaj theksoi se organizimi me sukses i edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës do të tregojë aftësitë e kryeqytetit për realizimin e një aktiviteti të përmasave të tilla, çka do jetë një vlerë e shtuar për marrjen…

Read More

Komisionarja për Punë të Brendshme e Bllokut Evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë. Për rritjen e numrit të emigrantëve përmes asaj që njihet si “Rruga Ballkanike” janë duke diskutuar ministrat e brendshëm të shteteve të BE-së në Luksemburg. Në rastin e Serbisë, si problem serioz theksohet mospërshtatja e regjimit të vizave me atë të BE-së. Serbia u lejon hyrjen pa viza në territorin e saj qytetarëve të disa shteteve të treta, të cilët…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka të hapur çdo opsion për bashkimin e Partisë Demokratike. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i selisë blu tha se nuk ka asnjë lloj diskrimimini. Duke komentuar edhe situatën në PS, Berisha thotë se është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. “Për sa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani, këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi”.

Read More

“Unë në radhë të parë jam kosovar”, tha Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, ku analizoi dhe komentoi të gjithë fjalimin Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ku tha se Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale. Po ashtu e cilësoi si fushatë të çmendur kundër ish-liderëve të UÇK-së. “Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë paraqitjen e trajnerit Ilir Daja. Për pjesën e parë të ndeshjes Duka e ka marrë përgjigjen përsa i përket rolit të Ilir Dajës. “Mendoj se prezenca e Armando Dukës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ka qenë një sinjal për të parë paraqitjen e Dajës fizikisht nga vendi i ngjarjes dhe po mendoj se pjesën e parë e ka marrë përgjigjen më të mirë Armando Duka sa i përket Ilir Dajës”,-tha gazetari Naim Selmani.

Read More

Pa sprotestës që mbajtën edhe këtë të premte, pedagogët kanë vendosur që më 17 tetor, kur nis edhe viti i ri akademik, të bojkotojnë mësimin dhe i kanë afat 3 ditë qeverisë për plotësimin e kërkesave. “Data 17 është në fuqi pasi qeveria kokëfortë nuk dëshiron që të lëvizë. Ne nuk kërkojmë të prishim festën e studentëve të rinj dhe prindërve të tyre, kështu që do të bëhet kjo festë. Pas prezantimit të studentëve të rinj në orën 08:00 deri në orën 10:00, përfaqësues të Sindikatës do të jenë aty për t’u shpjeguar studentëve pse lëvizja jonë është edhe lëvizja…

Read More

Për kritikat e opozitës për fjalimin e tij në KiE, kryeministri Edi Rama thotë se opozita e rublave në vitin 2011 votoi kundër Kosovës. “Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse”,-shkruan Rama në Twitter.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me fjalimin e bujshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, doli në mbrojtje të Aleksandër Vuçiç, si edhe i bëri thirrje Kosovës që të ndalojë fushatën e Ramës kundër Hagës. “Rama shpalli aktin madhor të tradhtisë ndaj Kosovës pas Enver Hoxhës. Shpalosi tezën serbe të kombit kosovar. Enver Hoxha vërtet e la nën pushtimin jugosllav por nuk foli për kombin kosovar. Beogradi promovoi tezën e kombit kosovar e shqiptar, ku shqiptarët e Kosovës janë për t’u zhdukur dhe shqiptarët e Shqipërisë janë për t’u respektuar. Me këtë tezë…

Read More

Këtë të premte, pedagogët mbajën një protestë, edhe pse të hënën (17 tetor) nis viti i ri akademik. Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi tha se Shqipëria ka pagat më të ulëta të arsimtarëve në rajon. Ai tha se ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova, pasi Kosova ka pagat më të mira se vendi ynë për arsimtarët. “Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat…

Read More

Thomas Strakosha do të qëndrojë disa javë larg fushave të futbollit. Portieri 27-vjeçar i kombëtares shqiptare, mësohet se ka dëmtuar ligamentet në stërvitje me Brentfordin, teksa i ka pritur një penallti shokut të skuadrës, Kristoffer Ajer. Dëmtimi pritet ta lërë disa javë larg fushave gardianin shqiptar, që nuk ka debutuar ende në Premier League, ku u transferua si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi i kishte përfunduar kontrata me Lazion. Strakosha ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Brentford, edhe atë në Carabao Cup, ku ia doli të mbajë portën të paprekur, ndërsa për debutimin në kampionat do…

Read More

Pas fjalimit të bujshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Europian, kryeministri Edi Rama këtë të premte është në Berlin, pasi do të marrë pjesë në kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane. “Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në Kongresin e Partive Socialiste Europiane për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europian”,-shkruan Rama.

Read More